LIVE UPDATES
Politike

Beleri në Parlamentin Evropian: Raporti që diskutojmë sot e zbukuron më tepër sesa e paraqet situatën reale në Shqipëri

Beleri shtoi më pas se në zgjedhjet e fundit, raportet e vëzhguesve të OSBE-së dhe Parlamentit Evropian flasin për presion politik mbi votuesit, manipulim të medias, ndërhyrje nga krimi i organizuar në procesin zgjedhor dhe burime të dyshimta financimi.

9 July 2025, 17:33 Nga r.ll
Beleri në Parlamentin Evropian: Raporti që diskutojmë sot e
eurodeputeti

STRASBURG- Situata që mbizotëron në Shqipëri u vu në dukje nga eurodeputeti i Demokracisë së Re dhe Partisë Popullore Evropiane, Fredis Beleri, gjatë fjalës së tij në Seancën Plenare të Parlamentit Evropian mbi Raportet e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitet 2023 dhe 2024.

"Raporti që po diskutojmë sot e zbukuron më tepër sesa e paraqet situatën reale në Shqipëri", theksoi Beleri dhe vijoi duke përmendur shembuj të ndryshëm.

Beleri shtoi më pas se në zgjedhjet e fundit, raportet e vëzhguesve të OSBE-së dhe Parlamentit Evropian flasin për presion politik mbi votuesit, manipulim të medias, ndërhyrje nga krimi i organizuar në procesin zgjedhor dhe burime të dyshimta financimi, ndërsa shtoi se në Shqipëri vetëm 50% e pronave u janë kthyer përfituesve të ligjshëm, ndërsa në komunat e Minoritetit Kombëtar Grek, vetëm 20%. Beleri tha më tej se ligji për vetëvendosje mbetet qëllimisht i pazbatueshëm.

FJALA E PLOTË E BELERIT:

Raporti që diskutojmë sot, sipas mendimit tim, e zbukuron në vend që të paraqesë gjendjen reale në Shqipëri.

Ndër të tjera, do të doja të theksoj pikat e mëposhtme:

Gjatë regjistrimit të popullsisë në vitin 2023, tetë nga nëntë pakicat kombëtare të njohura dhe tre komunitete fetare hodhën dyshime mbi metodologjinë dhe rezultatet e tij.

Reforma e shumëpërfolur në drejtësi ka dështuar për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme të qeverisë shqiptare. Vetëm disa orë më parë, ambasadori i Bashkimit Evropian, z. Silvio Gonzato, denoncoi një tjetër ndërhyrje nga ana e kryeministrit shqiptar.

Gjatë zgjedhjeve të fundit, raportet e vëzhguesve të OSBE-së dhe Parlamentit Evropian flasin për presione politike ndaj votuesve, manipulim të mediave, ndërhyrje të krimit të organizuar në procesin zgjedhor dhe burime të dyshimta financimi.

Tridhjetë e pesë vjet pas rënies së regjimit komunist, vetëm 50% e pronave janë kthyer tek pronarët legjitimë – ndërsa në zonat ku është e pranishme Minoriteti Kombëtar Grek, kjo përqindje nuk e kalon 20%.

Ligji për vetëidentifikimin vazhdon të mbetet i pazbatuar qëllimisht.

Gjithashtu, sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, 4 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar, në një vend me PBB vetëm 27 miliardë euro.

Në fund, nëse vazhdojmë të injorojmë këtë realitet, vetëm sa do të forcojmë euroskepticizmin në një shoqëri ku më parë nuk ekzistonte.
Një pjesë e shoqërisë shqiptare e percepton këtë mbështetje jo si ndihmë për popullin, por si mbështetje për liderin autokratik, Edi Rama.

Dhe kjo është gjëja e fundit që i duhet Shqipërisë dhe Evropës.

Miratimi në PE i raportit mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë 

Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET) i Parlamentit Europian miratoi sot në seancë plenare në Strasburg, raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024. Ky raport u miratua me 502 vota pro, 120 kundër dhe 64 abstenime. 

Raporti për Shqipërinë është hartuar nga raportuesi Andreas Schieder. Ai tha se mirëpresim progresin e shpejtë që ka bërë ‘kandidatja kryesore e anëtarësimit’ gjatë viteve të fundit. Schieder shtoi se për të arritur qëllimin e saj për anëtarësim të plotë në BE deri në vitin 2030, për Shqipërinë është thelbësore të vazhdohet puna e mirë duke zgjeruar modelin ekonomik, duke krijuar vende pune dhe duke përmirësuar modelin e mirëqenies sociale, si dhe duke zbatuar një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe gjithëpërfshirëse.

Miratimi i raportit erdhi pas një debati të zhvilluar dje dhe pas miratimit me datë 4 qershor 2025. Raporti përshëndeti angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në BE dhe ambicien për të përfunduar negociatat e pranimit deri në fund të vitit 2027. Bazuar në raport, Shqipëria thirret të përshpejtojë reformat që synojnë forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e ekonomisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, frenimin e trafikimit të qenieve njerëzore, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe avancimin e lirisë së shprehjes, lirisë së informacionit dhe pluralizmit dhe pavarësisë së medias.

Në këtë raport shprehet keqardhje për përkeqësimin e situatës së medias së lirë dhe gazetarëve të pavarur në vitet e fundit. Aty shprehet edhe shqetësimi për vazhdimësinë e ndërhyrjes politike në gjyqësor dhe presionin e ushtruar mbi të,teksa kërkohen masa urgjente për të siguruar pavarësinë e gjyqësorit dhe integritetin e institucioneve. 

Gjithashtu autoriteteve shqiptare u bëhet thirrje të respektojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtat e njeriut, duke përfshirë të drejtat e pakicave, të forcojnë mekanizmat institucionalë për të parandaluar diskriminimin dhe për të siguruar pjesëmarrje të vërtetë politike të të gjitha komuniteteve, të mbrojnë dhe promovojnë trashëgiminë kulturore, gjuhët dhe traditat e pakicave të saj kombëtare dhe të forcojnë mekanizmat institucionalë për të parandaluar diskriminimin.

Në fund raporti theksoi se Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet e saj për t'u përafruar me acquis mjedisor të BE-së, duke kujtuar se Shqipëria duhet të bëjë përpjekje të konsiderueshme për të arritur objektivat që lidhen me mbrojtjen e klimës, efikasitetin e energjisë, diversifikimin dhe gjelbërimin e furnizimit dhe transportit me energji.

fredi beleri parlamenti evropian

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin