LIVE UPDATES
Politike

"Celibashi të na dorëzojë të gjithë dokumentacionin e votës së diasporës"/ Berisha: Seksioni shqiptar i DHL është shndërruar në një seksion kryekëput të PS!

Sipas tij ky akt me votën e diasporës është një urrejtje e papërmbajtur ndaj atyre që u përzunë nga vendi dhe tani kur fituan të drejtën e votës, vota e tyre u shndërrua në farsë dhe manipulohet në shkallë ekstreme.

9 July 2025, 13:17 Nga E. D
"Celibashi të na dorëzojë të gjithë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shyp i bëri thirrje Kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit që të dorëzojë të gjithë dokumentacionin e votës së diasporës. Gjatë fjalës së tij Kryedemokrati u shpreh gjithashtu se seksioni shqiptar i DHL është shndërruar në një seksion kryekëput të Partisë Socialiste. Sipas tij ky akt me votën e diasporës është një urrejtje e papërmbajtur ndaj atyre që u përzunë nga vendi dhe tani kur fituan të drejtën e votës, vota e tyre u shndërrua në farsë dhe manipulohet në shkallë ekstreme.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Marrë me 15 prill, dorëzuar më 9 maj.
Marrë me 15 prill, dorëzuar më 9 maj.
Marrë me 18 prill, dorëzuar më 9 maj.
Dorëzuar më 9 maj, marrë me 13 prill.
Kjo firma duket e Elisës tamam.
Marrë më 17 prill, dorëzuar më 9 maj.
Marrë me 18 prill, dorëzuar më 9 maj.
Firma, filmojeni pak, kjo është firma e marrësit.

Është dorëzuar me 16 prill, dorëzuar me 9 maj. Firma një vizë dhe një pikëpyetje.
Marrë më 16 prill, dorëzuar më 9 maj.
18 prill, dorëzuar më 9 maj.
13 prill, dorëzuar më 9 maj.
18 prill, dorëzuar më 9 maj.
16 prill, dorëzuar më 9 maj.
16 prill, dorëzuar më 9 maj.
17 prill, dorëzuar më 9 maj.
13 prill, dorëzuar më 10 maj.

Ajo duket si firma e Erion Veliajt, po nuk mund ta akuzosh se është në burg ai. 13 prill, prapë Elisa, E-ja, nuk e lënë, megjithëse ajo është Pëllumbesha. Marrë më 13 prill, kjo është e Ramaduros tamam. 16 prill, Lubi Balluku tamam. 15 prill, Edi Rama prapë. Unë mund të sillja qindra të tjera, por natyrisht duke pasur respekt për kohën tuaj dhe kohën e qytetarëve, zgjodhëm këtë grup. Siç e shihni, në mënyrë të përzgjedhur, të seleksionuar, votuesit, të cilët ishin të përcaktuar nga narkoqeveria se ishin kundërshtarë të saj, nuk mundën të votojnë sepse fletë e votimit u dorëzuan një apo dy ditë para votimit, ndërkohë që ato ishin mbajtur 2-3 javë më parë.

Por u mbajtën, u fermentuan, u gatuan në magazinat e postës së PS-së, çka tregon se DHL, seksioni shqiptar është shndërruar në një seksion kryekëput të PS. Por nga ana tjetër, DHL ka marrë miliona euro të taksapaguesve shqiptarë për të ofruar shërbimin, të cilin ka shkelur nen për nen Kushtetutën. Ne kemi të tjera që do i dëshmojmë ditët e ardhshme, por i kërkoj Celibashit të dorëzojë të gjithë dokumentacionin e votave të dorëzuara nga zgjedhësit e diasporës.

Atë po e mbajnë të fshehtë. Atë nuk e japin dot sepse aty firmat janë të Taotaos, Zhaninës e shumë të tjerëve, skuadrave kriminale të dërguara nga PS, në Greqi, Itali dhe vende të tjera për të mbushur fletët e votimit.
Kjo është arsyeja që ata nuk na i dorëzojnë. Edhe dje i kam kërkuar Celibashit që të plotësojë kërkesën tonë, në qoftë se ai nuk është një nga arkitektët kryesorë të kësaj që ka ndodhur me votën e diasporës. Në qoftë se ai nuk është Taulant Balla bis dhe Edi Rama bis aty ku është.

Këto që kemi, këto rrëzojnë çdo gjë, por ne kemi detyrim para zgjedhësve dhe komunitetit shqiptar që të bëjmë transparencë për të gjithë farsën e shëmtuar elektorale të vitit 2025. Pra del qartë se çfarë ishin zgjedhjet.
Ky akt është një poshtërim i madh për çdo shqiptar. Ky akt me votën e diasporës është një urrejtje e papërmbajtur ndaj atyre që u përzunë nga vendi dhe tani kur fituan të drejtën e votës, vota e tyre shndërrohet në hiç, në farsë dhe manipulohet në shkallë ekstreme.

Ky akt është një ftesë për çdo shqiptar që e do Shqipërinë kudo që ndodhet, të angazhohet në një betejë me të gjitha mjetet për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri me protesta të fuqishme në të gjitha vendet partnere ku jetojnë dhe në Shqipëri. Ne këto zgjedhje nuk i njohim. Ne zgjedhje të pandershme nuk njohim dhe ne do bëjmë çdo gjë që shqiptarët të votojnë të lirë.

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin