LIVE UPDATES
Politike

Belind Kelliçi me studentet e Akademisë së Lidershipit: Program për rritjen ekonomike e masa për sigurinë e grave dhe vajzave

Gjatë një takimi me vajzat e reja të Akademisë së Lidershpit, pranë FRPD, Kçlliçi u shpreh se gratë janë pasuria dhe potenciali më i madh që ka qyteti.

29 April 2023, 20:47 Nga I.A
Belind Kelliçi me studentet e Akademisë së
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, paraqiti pikat kryesore që ai ka për mbështetjen ndaj gruas dhe familjes, në programin e tij. Gjatë një takimi me vajzat e reja të Akademisë së Lidershpit, pranë FRPD, Kçlliçi u shpreh se gratë janë pasuria dhe potenciali më i madh që ka qyteti.

Në këtë organizim të Forumit Rinor, qe i pranishëm kryetari i PD, Sali Berisha, kryetarja e LDG, Albana Vokshi, dhe drejtuesi i Forumit, Besart Xhaferri.
 
“Në këto tre muaj që unë kam qenë në ture dëgjimi në bashkëbisedime në aktivitete me zonja, zonjusha por në mënyrë të veçantë me gratë e Tiranës. Një ndër statistikat që më ka mbetur në mendje vjen nga takimi i ditës së djeshme, që në testin e IQ në 15 vitet e fundit gratë dhe vazjat dalin më mirë se meshkujt, por dje unë kam mësuar një të dhënë që nuk e dija, që në vitin akademik 2021-2022 në Tiranë 66.1% e të diplomuarve janë vajza dhe ky është një lajm shumë i mirë dhe një potencial i jashtëzakonshëm për qytetin tonë, që tregon sigurisht se vajzat e Tiranës janë shumë herë më të përgatitura për tregun e punës, por mbi të gjitha për shoqërinë tone, ndaj edhe në fokusin e programit tim si kandidat për kryetar Bashkie do të jetë forcimi i rolit të gruas në Tiranë”, u shpreh Kelliçi.
 
Kandidati për Bashkinë tha se për forcimin ekonomik të gruas, ai ka plane konkrete.

“Grave sipërmarrëse u jam drejtuar me shprehjen që janë heroina të shoqërisë tonë sepse në të vërtetë ashtu janë, përveçse mbajnë familjet, përveçse ndihmojnë në rritjen e fëmijëve të tyre në rastet kur janë nënat të reja, prëveçse japin një kontribut shumë domethënës në familjet e tyre ato mbajnë gjallë edhe ekonominë e qytetit tonë. Janë 45 mijë subjekte të vogla, të biznesit të vogël në Tiranë që në një pjesë shumë të madhe të tyre drejtohen dhe menaxhohen nga gratë dhe kjo është një shifër shumë inkurajuese për mua si kandidat për kryetar Bashkie dhe është një objektiv që këtë shifër ta çoj edhe më lart në 4 vitet e ardhshme. Me paketën që kemi ofruar për uljen e taksave dhe të tarifave për biznesin e vogël dhe të mesëm duke i dhënë mundësinë sipërmarreseve të reja, zonjushave e zonjave, që të rriten më shumë në biznesin e tyre, por duke ndërtuar edhe më shumë çerdhe e kopshte pranë banesave dhe njësive të tyre ku ata banojnë, ne krijojmë shanse për forcimin e rolit të gruas”, tha Këlliçi.
 
Belind Kelliçi tha se krijimi i mundësive nga Bashkia, për çerdhe dhe kopshte më pranë zonave të banimit, do të ndihmonte gratë, familjet dhe shoqërinë.

“Brenda dy viteve të para unë do të destinoj të gjithë taksën e 3%-shit të strehimit social për të ndërtuar çerdhe dhe kopshte në çdo njësi dhe që nëse do të mbetet vetëm një fëmijë i vetëm jashtë sistemi pas vitit të dytë, pra në vitin e tretë të mandatit të parë unë do të jap një kupon 100 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë, që familja të ketë mundësi ta çojë në çerdhe apo kopsht privat. Kjo sjell fuqizimin e rolit të gruas, pavarësinë e gruas, për t’i dhënë mundësinë të ketë edhe një jetë profesionale, edhe një karrierë të vetën, edhe të ketë mundësinë të jetë sipërmarrëse”, u shpreh Kelliçi.

Kandidati i Opozitës ka folur gjithashtu për rëndësinë dhe mundësinë që ka Bashkia për të ofruar siguri për vajzat dhe gratë.

“Gjatë takimeve nëpër njësitë e Tiranës, vajzat e reja më janë ankuar se shpeshherë janë pre e abuzimit apo e ngacmimeve për shkak të mungesës së ndriçimit publik, të infrastrukturës rrugore apo edhe të mungesës së sigurisë që ato mund të ndjejnë në komunitet për shkak se policia Bashkiake sot është kthyer në një polici gjobëvënëse dhe nuk bën rolin që ka që të shërbejë si një polici komunitare që të garantojë jetën, sigurinë e qytetarëve, por mbi të gjitha të sinjalizojë problematikat më të para që vënë re”, tha Kelliçi.

Po ashtu, ai shtoi se modernizimi i transportit urban, do të thotë më shumë siguri në autobuze dhe në stacionet e pritjes.

belind këlliçi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin