29 April 2023, 17:58
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Krei i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' Belind Këlliçi ka marrë flamurin e fushatës elektorale në Shqipëri. Në një takim, Berisha ka deklaruar se Këlliçi ka vendosur në errësirë rivalin e tij politik. Po ashtu berisha ka deklaruar se Erion Veliaj është fals gënjeshtar si dhe hajdut.
"Sot ne jemi në një fushatë elektorale. Kam shumë kënaqësi që një i ri, deri dje drejtues i forumit që na ka mbledhur sot këtu, garon për kryetar bashkie dhe ju konstatoni, se si Belind Këlliçi ka arritur të marrë, të dominojë dhe të marrë flamurin e fushatës në Shqipëri, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Shqipëri. Ju konstatoni se si ky i ri me të rinjtë dhe qytetarët në njërën anë, ka vendosur në pothuajse në errësirë rivalin e tij, i cili siç ka dashtë vetë, është sot simbol i tre veseve kryesore.
I falsit. Nuk ka fatkeqësi më të madhe se sa të jesh i ri dhe fals. Ai në fakt i ri nuk është, ai ka djegur rininë e tij me falsitet se tani është moshë tjetër.
I gënjeshtrës, ku një njeri që nis një fjali dhe në qoftëse në dy fjalët e para ka një të vërtetë, do ti mbulojë me një gënjeshtër në dy fjalët e dyta. Dhe e treta, i vjedhjes dhe korrupsionit. Nuk e ka për asgjë, të dalë para kamerave, para shqiptarëve, kam mbjellë 1 milionë pemë. Pse ka vjedhë, ka vjedhë çmimin e 1 milionë pemëve, nuk e ka për gjë fare. Ka ndërtuar 40 shkolla dhe numëron shkolla të ndërtuar edhe 60 vite më parë. Tirana ka 17 orë ujë, në një kohë kur Tirana është përkeqësuar furnizimi me ujë nën drejtimin e tij. Pra u desh të dalë në arenë një i ri me vlera që të ndërgjegjësojë qytetarët e Tiranës për të gjithë, këta i thonë demagogji, por nuk është demagogji, është falsitet fund e krye. Gënjeshtër fund e krye dhe vjedhje fund e krye," tha Berisha.
sali berisha belind këlliçi
Politike
29 April 2023, 17:17
I.A
Edi Rama
KËLCYRË- Kryeministri Edi Rama ka vazhduar fushatën elektorale në Këlcyrë. Duke folur për in...
Politike
29 April 2023, 17:01
I.A
Ilir Meta
PUSTEC- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka takuar banorët e Pustecit ditën e sotme bashkë me kandidatin p&e...
Politike
29 April 2023, 16:25
I.A
Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar spotin e fushatës elektorale të 14 majit. Me anë t&e...
Politike
29 April 2023, 16:09
I.A
Ilir Meta
MALIQ- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se populli i Maliqit për 2 javë do i jap fundit korrupsi...
Politike
29 April 2023, 15:02
I.A
Arlind Qori
TIRANË- Kandidati për bashkinë e Tiranës nga 'Lëvizja Bashkë' Arlind Qori ka deklaruar se në Shqipëri n...
Politike
29 April 2023, 14:42
k.m.
Jola Hysaj
TIRANË- Sekretarja e Marrëdhënieve, Jola Hysaj denoncoi skandalin e përfshirjes së personave të inkriminuar n&eum...
Politike
29 April 2023, 13:30
a.l
Edi Rama
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral me qytetarët në Gjirokastër, ku shprehu bindjen ...
Politike
29 April 2023, 12:55
k.m.
Kavajë
Bashkia e Kavajës është një nga zonat që ka kaluar nga një bastion i Partisë Demokratike në një th...
Politike
29 April 2023, 12:45
a.l
Ilir Meta
POGRADEC- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me personat me aftësi të kuf...
Politike
29 April 2023, 12:36
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë", Shefki ...