4 August 2023, 20:04
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se në blerjen e votave, qeveria angazhoi me dhjetëra dhe qindra biznese, duke iu ngarkuar bizneseve në patronazh, qendra votimi. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së Berisha deklaroi se ata që i njohin fitoren Edi Ramës mashtrojnë veten me një farsë të shëmtuar.
"Vlera e votës, çmimi i votës në qendrat ku duhej përmbytur rezultati, arriti deri në 600 euro. Në blerjen e votave, qeveria angazhoi me dhjetëra dhe qindra biznese, duke iu ngarkuar bizneseve në patronazh, qendra votimi. Sikundër, mobilizoi të gjitha klanet e drogës me favore dhe ato derdhën sasi të mëdha parash në këtë proces. Tani, miqtë e mi, të gjithë ata të cilët mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, për fat të keq mashtrojnë veten dhe përligjin një farsë të shëmtuar. Unë u shtroj atyre pyetjen: cili ishte efekti mbi votën i 50-mijë lekëshit te 638 mijë pensionistë? Cili ishte efekti mbi votën i rritjes së rrogave në mes të fushatës te 183 mijë punonjës? Cili ishte efekti te votën i miliarda lekëve të shpërndara për ndihmë ekonomike, për aftësira të kufizuara dhe qëllime të tjera? cili ishte efekti mbi votën i mijëra e mijëra lejeve ndërtimi dhe legalizimeve?
E them këtë sepse ju, unë dhe të gjithë ne së bashku, takojmë çdo ditë edhe demokratë, që pa asnjë të keq, i fitoi thonë. Nuk fitoi, përkundrazi i grabiti dhe nuk ka mëkat më të madh se sa të përligjësh një farsë zgjedhore. Të dokumentuar si të tillë. Ishte vetëm kjo? Jo, kjo është njëra shtyllë. Kjo është industria e blerjes së votës.
Por e dyta, është makineria gjigante e shtetit elektoral, që ishte më agresive se asnjëherë tjetër ndaj zgjedhësve shqiptarë. Ata të cilët, që i njohin fitoren Edi Ramës, u shtroj një pyetje: çfarë zgjedhjesh janë ato kur një gjigant përdor të gjithë potencialin e shtetit, në një kohë kur një parti politike në anën tjetër nuk ka një qindarkë financimi? Në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kushtetutën, Edi Rama shndërroi shtetin në makineri gjigante elektorale. Administrata e shndërruar në një polici politike ushtroi terror në mbarë Shqipërinë ndaj zgjedhësve shqiptarë. Terrorizuan gjer në kërcënim me jetë të votuesve, në mënyrë që t’i detyrojnë të votojnë për PS-në," tha Berisha.
sali berisha edi rama
Politike
4 August 2023, 19:55
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar zgjedhjet lokale ishin më të pabarabartat n&eu...
Politike
4 August 2023, 19:42
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se ata kanë qenë të vetëdijsh...
Politike
4 August 2023, 17:57
I.A
Pjesë nga videoja
TIRANË- Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka publikuar një video ku shihen ...
Politike
4 August 2023, 17:15
I.A
Fotoja e postuar nga Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një foto të ish-Ministrit të...
Politike
4 August 2023, 12:48
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha foli lidhur me situatën brenda Partisë Demokratike dhe "rizgjedhjen" e Lulzim Bashës...
Politike
4 August 2023, 12:30
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka komunikuar me ish.zv-kryeministrin Arben Ahmetaj. Por shtoi "jo drejtpërdrejt". Në...
Politike
4 August 2023, 12:19
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ata që fshehën pronarët në letra të inceneratorit të ...
Politike
3 August 2023, 21:11
I.A
Margaritis Schinas
GREQI- Nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Schinas ka shprehur shqetësimin e tij për burgosjen e Fredi Belerit, ...
Politike
3 August 2023, 16:20
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha ka denoncuar një vjedhje të ujësjellësit ndaj qytetarëve në Kavaj&eu...
Politike
3 August 2023, 16:10
I.A
MEPJ
TIRANË- Një lajm ka qarkulluar në mediat online ditën e sotme se llogaritë bankare të ambasadave shqiptare janë...