22 July 2024, 21:12
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e së enjtes që do të mbahet para bashkisë në orën 11:00.
Gjatë fjalës së tij, Berisha komentoi edhe incidentin e ndodhur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
"Ky kryehajdut sot e shndërroi zyrën e kryetarit në arenë përleshjesh dhe agresoi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, këshilltarin Tedi Blushi." tha Berisha, teksa iu drejtua Veliajt se do të mbajë përgjegjësi për aktet e dhunës ndaj këshilltarëve.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Miqtë e mi, ditën e enjte është dita e protestës së fuqishme para bashkisë së Tiranës, kundër kryehajdutit të kryeqytetit, Erion Veliajt. Të enjten në ora 11:00, të gjithë tek bashkia.
Ky kryehajdut sot e shndërroi zyrën e kryetarit në arenë përleshjesh dhe agresoi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, këshilltarin Tedi Blushi.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt rrugaçërie të tij dhe këshilltarëve të tij dhe i them se personalisht do bëhesh përgjegjës për aktin më të vogël të dhunës dhe rrugaçërive ndaj këshilltarëve.
Miqtë e mi, tani kërkon të fshihet pas Maznikut. Mazniku është një hajdut, e keni parasysh ju Maznikun, Mister Biftekun 1 mijë euro, bashkë me Belindën? Është e vërtetë se ka qenë kryetari i autoritetit kontraktor. Por është e vërtetë se me djegësit është direkt Erion Veliaj.
Është e vërtetë se hoteli 20-katësh, me pesë yje në Durrës, sipas punonjësve të ndershëm, është pronë e Erion Veliajt. Prandaj dhe e enjtja është dita në të cilën ne duhet ta nxjerrim për zverku nga bashkia. Dita e ngadhënjimit të qytetarëve. Dita e guximit dhe revoltës qytetare.
sali berisha erion veliaj tedi blushi
Politike
22 July 2024, 20:47
r.ll
pamje nga sherri
TIRANË- Ndonëse mbledhja e Këshillit Bashkiak Tiranë zhvillohet pa u ndjekur nga media, është publikuar foto...
Politike
22 July 2024, 20:45
S.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë me një njoftim për shtyp, lidhur me protestë...
Politike
22 July 2024, 20:40
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij sonte para mbështetësve të mbledhur pos...
Politike
22 July 2024, 20:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lajmëruar se për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, kanë paraqitu...
Politike
22 July 2024, 19:07
r.ll
belinda balluku
VLORË- Në bypass-in e Vlorës, përmes ndërhyrjes së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Terr...
Politike
22 July 2024, 18:57
r.ll
belind kelliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi i cili është edhe denoncues i aferës ...
Politike
22 July 2024, 18:13
r.ll
komisioni i reformes zgjedhore
TIRANË- Ndryshimet më të rëndësishme lidhen me dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, mund&e...
Politike
22 July 2024, 17:59
r.ll
halit valteri, tedi blushi
TIRANË-Një përplasje e ashpër ka ndodhur sot mes këshilltarit të opozitës, Tedi Blushit dhe ...
Politike
22 July 2024, 17:51
r.ll
silva caka
TIRANË- Këshilltarët e opozitës në bashkinë e Tiranës kanë dhënë një deklaratë p&eum...
Politike
22 July 2024, 17:30
r.ll
foto e postuar nga meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas incidentit të sotëm në mbledhjen e K&...