LIVE UPDATES
Politike

"Dënoj shpalljen ‘non grata’ të gazetarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut", Berisha: Ku janë shoqatat që mbrojnë gazetarët, pse nuk flasin?

Berisha akuzoi qeverinë shqiptare për cenim të të drejtave të gazetarit dhe kritikoi shoqatat e gazetarëve për mungesën e reagimit.

5 August 2026, 12:38 Nga E. D
"Dënoj shpalljen ‘non grata’ të gazetarit shqiptar
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me shpalljen 'non-grata' të gazetarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Valon Bele. Duke folur në konferencë për mediat, Kryedemokrati e ka cilësuar këtë vendim si një goditje ndaj lirisë së medias dhe fjalës së lirë. Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë shqiptare për cenim të të drejtave të gazetarit dhe kritikoi shoqatat e gazetarëve për mungesën e reagimit.

"Sot gjithashtu, dua të dënoj me forcën më të madhe, shpalljen non-grata të gazetarit të shquar nga Maqedonia e Veriut, Valon Bele. Valon Bele është nga ata luftëtarë të lirisë, i cili nuk ka ndarë për idealet e lirisë, penën nga pushka. Është një gazetar i njohur, është gjithashtu një ish-luftëtar i UÇK-së. Valon Bele është një atdhetar i vërtetë, i cili ka denoncuar në shkrimet dhe statuset e tij, veprimtarinë tradhtare të Edi Ramës. Ka denoncuar Edi Ramën si argat të Vuçiçit, si një armik të egër të interesave shqiptarëve. Ai këtë veprimtari e ka patur publike. Dhe Edi Rama e bllokon. I bllokon hyrjen, e shpall non-grata njëlloj si Aleksandër Vuçiç e ka shpallur për Serbinë. Edi Rama zbaton në këtë mënyrë një urdhër të turpshëm të padronit të tij.

Të shpallësh një gazetar non grata se ai nuk pajtohet me qëndrimet tua antikombëtare, bën një akt, atentat të rëndë kundër fjalës së lirë, kundër lirisë, mendimit dhe shprehjes së tij. Është në turpin, në turpin e organizatave shqiptare të mbrojtjes së gazetarëve që nuk kanë ende asnjë prononcim. Në turpin e tyre tregon varësinë dhe kontrollin qeveritar. Ai është një gazetar shqiptar nga Maqedonia e Veriut, por dhe maqedonas po të ishte, i çdo kombësie po të ishte, t'i ndalosh hyrjen në Shqipëri pse kritikon kryeministrin, asnjë gazetar, asnjë shoqatë gazetarësh nuk mund dhe nuk duhet të pajtohet me këtë. Turp i madh. Ju kujtohet ju këto shoqata kur unë sulmova me të drejtë, me bazë, me fakte, një pronar mediash, ato mu vërsulën sikur sulmova gazetarët. Ku janë tani? Pse s'ndihen?

U bëj thirrje organizatave ndërkombëtare të gazetarëve të ngrenë zërin e tyre kundër këtij akti antidemokratik, të dënueshëm, të kreut të narkoshtetit shqiptar. Imagjinoni ju, puthadorë, puthadorë si Buxhala dhe Stanishiqi apo ai tjetri zbatojnë porositë e Vuçiçit në studiot shqiptare hapur, në mbrojtje të Edi Ramës dhe nuk thotë kush një fjalë. Kurse Valoni, i cili lufton kundër dy diktatorëve autoritarë të Ballkanit, ai ndalohet për të hyrë në Shqipëri. Më thoni pak, ky është një akt i shëmtuar. Dënoj gjithashtu edhe ndalimin e imamit, për faj, se paska thënë një fjalë që absolutisht nuk duhet ta thoshte. Por mendësia e tij nuk mund të jetë kurrë shkak për të ndaluar hyrjen në një vend ku vrasjet e grave janë më të shumta se në të gjithë Evropën të marra së bashku.

Ku vetë Edi Rama është i akuzuar në mënyrat më të ndryshme për keqtrajtime të grave. Nuk pajtohem me fjalën e tij që gratë duhet të rrinë në shtëpi. Jo. Po kjo nuk mund të ndëshkojë atë që të mos hyjë në Shqipëri. Përsa u përket organeve që po citojnë, kjo është Vlora Vuçiç, është Vlora Hyseni, e cila qëndis, shpif, manipulon dhe trillon çdo gjë që i thonë padronët e tyre, ajo është një agjente e përbashkët e Vuçiçit dhe e Ramës. Çfarë mund të ketë një njeri i rrezikshëm qenkan pse quhen Ramoviç Rama. E pështirë dhe një herë. Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim, por dënoj dhe heshtjen e shoqatave të gazetarëve në Shqipëri. Që nuk u bën përshtypje se një koleg i tyre që shkruan kundër krimeve, shkruan për gjëmat dhe bëmat e kryeministrit të vendit, ndalohet për të hyrë në vendin e tyre. I implikon kjo heshtje. Faleminderit," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin