LIVE UPDATES
Politike

Berisha denoncon me dokumente mega-skandalin e Dumanit: Vila e ndërtuar në vitin 2000 rezulton tokë bujqësore në vitin 2004

Sipas tij, vila e ndërtuar në vitin 2000 rezulton tokë bujqësore në vitin 2004.

18 May 2026, 10:43 Nga E.d
Berisha denoncon me dokumente mega-skandalin e Dumanit: Vila e ndërtuar
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për masën e sigurisë.  Gjatë një deklarate për mediat para godinës së SPAK, ka denoncuar me dokumenta atë çfarë ai e quan "mega-skandalin" e Altin Dumanit.

Sipas tij, vila e ndërtuar në vitin 2000 rezulton tokë bujqësore në vitin 2004. Berisha tha se Dumani, i cili kryeson vetingun tani është i padenjë për asnjë funksion përveçse në bankën e akuzës.

"Herën e kaluar unë u tregova se si Altin Dumani në veting ka deklaruar se ka blerë apartament dhe zyrë me vlera disa herë më të ulëta se vlerat e tregut nga Andon Pango që shiste disa herë apartamentet. Dhe se si Altin Troplini, Altin Dumani i dërgonte mashtruesit Pango që është i dënuar me 6 vite, badigardin e tij nga shteti jo privati, për të terrorizuar dhe nxjerrë njerëz nga shtëpia e banimit sepse mashtruesi Pango i dënuar nga gjykata ua kishte shitur të tjerëve apartamentin e tij.

Por sot unë jam këtu për një denoncim tjetër, një denoncim të ri, i cili fakton se Altin mashtruesi, Altin Troplini, ka mashtruar gjithçka lidhur me vilën ku banon. Ky njeri që kryeson vetingun tani është i padenjë për asnjë funksion përveçse në bankën e akuzës. Ju lutem, më ndiqni pak. Sot do t’u tregoj për vilën ku banon Altin Troplini, të cilën në qoftë se ju bëni një kontroll të intervistave të tij, ai thotë se në atë vilë unë banoj me qira. Dhe se me dokumente shtetërore kanë deklaruar se vila është ndërtuar pothuajse e tëra para martesës së Troplinit me Ariklën, zonjën e tij aktuale bashkëshorte në mënyrë që askush të mos mund të lidhë ndërtimin e vilës me dhëndrin.

Pra, Altini është bërë dhëndër aty në atë familje pasi kishte përfunduar vila. Dhe po të thoshte ndonjëri nga ju që vila u ndërtua me paratë e Altinit, do të thoshin se ky është një mashtrim pasi Altini është bërë dhëndër pas përfundimit të vilës. Kur u bë vetingu i Altin Troplinit, prindërit e bashkëshortes paraqitën një deklaratë noteriale 1516 numër 432 datë 15.06.2019. Prindërit e gruas së tij deklarojnë se paratë për ndërtimin e vilës i kanë marrë nga misionari Graham Bel përgjatë viteve 1999-2003.

E kuptoni ju, bamirësi i madh, si puna e Rrapush Xhaferrit?
Pra, i kanë marrë gjatë këtyre viteve afro 45 mijë paund.
Se si misionari i jepte 45 mijë paund një familje, kjo është...

Arsen Rusta, MCNTV: Ka shërbyer si kishë ka thënë zoti Dumani për banesën në Kombinat...

Sali Berisha: Po, po, pikërisht. Bravo, e shkëlqyer. Edhe ky supermashtrim i Dumanit. Këta që përdorin kishat për mashtrim, këta nuk kanë as Zot, as Krisht, as profet, as Muhamed, as Budë, asgjë. Këta janë puro hajdutë.
Dëgjoni tani se si ka shërbyer si kishë kjo.

Në deklaratën noteriale të Jorgo Pangos dhe Arikla Pango thonë: Dhëndri ynë Altin Dumani nuk ka asnjë kontribut financiar në ndërtimin e kësaj shtëpie.

Ai është martuar me vajzën tonë në janar të vitit 2003. I kërkoj ndjesë zonjës Arikla se unë e mora për emrin e vajzës, qenka emri i vajzës.

Pra, është martuar me vajzën tonë në janar të vitit 2003, kohë kur po mbaronte kati i tretë i vilës dhe financat ishin siguruar.

Pra, dhëndri ynë nuk kishte pse fuste fare dorën në xhep për përfundimin e vilës.
A është kështu apo jo?

Shtëpia ka filluar të banohet, kishë sipas Dumanit, nga familja Pango që prej vitit 2000. Mbajeni mend.
Por çfarë thonë dokumentet e shtetit, të kadastrës, të lagjes, të legalizimit?

Çfarë tregojnë?

Vila që pretendohet se u ndërtua në vitin 2000, dokumentet thonë se është në tokën e familjes Çullhaj, zotit Gëzim Çullhaj, të cilët kanë bërë kontratë noteriale numër 8845 602 me datën 24.09.2004. Kontratë noteriale me familjen Çullhaj për shitjen tek Jorgo Pangos të tokës bujqësore prej 307 metër katrorë, e cila figuron në kadastër tokë arë e lirë në vitin 2004. Pra, Dumani e deklaron ndërtesën të ndërtuar në vitin 2000, madje edhe të shndërruar në faltore ku luteshin dhe paguanin para çifti anglez, Bel dhe bashkëshortja, në një kohë kur në vitin 2004, toka ishte arë. Dhe jo vetëm nga zoti Gëzim Çullhaj, por kryetari i njësisë bashkiake numër 6, Irfan Dashi, në shkresën e vitit 2004, deklaron se vërtetojmë se zoti Gëzim Çullhaj është pronar i një sipërfaqeje prej 307 metra, e cila është e regjistruar në zonën kadastrale 331 dhe aktualisht, thotë kryetari i bashkisë, është sipërfaqe e lirë."/Dosja.al

sali berisha pd spak


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin