22 August 2024, 20:32
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës Sali Berisha, u ndal dhe tek ligji për eksportin e mbetjeve ku shtoi se ndërrimi i kodeve është krimi më më i madh. Berisha thotë se falsifikimi përmes ndërrimit të kodeve të mbetjeve toksike, tregon se Rama dhe bashkëpunëtorët e tij për të mbushur xhepat janë në gjendje të fusin në Shqipëri çdo lloj helmi për qytetarët.
"Të dashur miq! Ajo që ka ndodhur me këto mbetje dëshmon pasigurinë e plotë dhe totale për çdo qytetar shqiptar në këtë vend. Dëshmon kërcënimin e madh, të jetës dhe shëndetit të çdo qytetari nga kreu i narkoshtetit Edi Rama, dhe suita e tij. Pas dy javës zhurme kombëtare dhe botërore, për mijëra ton mbetje toksike që u nisën nga Durrësi për në Tajlandë, rezulton se Edi Rama me heshtjen e tij ka faktuar të gjitha akuzat që janë bërë këtu, në media shqiptare dhe ndërkombëtare, se prapa aferës qëndron qeveria shqiptare, qëndron Edi Rama. A ka akt falsifikimi më të madh, a ka akt kërcënimi më të madh për qytetarët shqiptarë, rrezikimin më të madh të jetës dhe shtetit të tyre, se sa institucionet zyrtare të ndryshojnë kode dhe të vendosin kodet e lëndëve jo toksike në ngarkesat e lëndëve toksike. Të dashur miq! Kjo do të thotë të vendosësh etiketën e sheqerit, të orizit, aty ku është helmi, ku janë toksinat dhe krim më makabër se ky nuk mund të bëhet. Kjo praktikë e padëgjuar ndonjëherë, kjo praktikë u zbatua në rastin e kontenierëve të cilëve ju ndryshua kodi. Nga lëndë toksike që përmbanin, në lëndë jo toksike dhe këtë e bëri institucioni shtetëror doganë," tha Berisha.
foltorja per pd sali berisha sali berish
Politike
22 August 2024, 20:28
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, foli p&eum...
Politike
22 August 2024, 16:41
I.A
Edi Rama
Një fjalë e urtë popullore thotë se “kripa është e lirë në Durrës, por e ha qiraja rrugës....
Politike
22 August 2024, 16:22
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria ka fituar një tjetër përballje në arbitrazhin ndërkombëtar me kompani të ci...
Politike
22 August 2024, 15:12
I.A
KQZ
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dorëzuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme dosjen e plot&...
Politike
22 August 2024, 14:16
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sërish rreth skandalit me eksportin e mbetjeve toksike të b&e...
Politike
22 August 2024, 12:33
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pasi opozita kërkoi verifikimin e materialeve pas zgjedhjeve të katër gushtit në Bashkinë e Himar&eum...
Politike
22 August 2024, 12:10
N.F
Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ashtu si në protestat e mëparshme ka...
Politike
22 August 2024, 12:07
M.B
Klevis Balliu
TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në fjalën e tij sot në protestën para Bashkisë s...
Politike
22 August 2024, 12:01
N.F
Balliu
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme në ...
Politike
22 August 2024, 11:43
N.F
Teliti
TIRANË- Ka nisur protesta e 22-të para Bashkisë së Tiranës. Qytetarët janë mbledhur para godinës së...