16 February 2026, 12:56
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Igli Tafa, i vendosur në krye të AKSHI-t, përfaqëson “një kukull” të klanit të Surrelit dhe është pjesë e “plaçkitjes së qindra miliona eurove” nga thesari i shtetit. Gjatë deklaratës për mediat, Berisha pretendon se rroga e Tafës u rrit për t’i përshtatur klanit Rama dhe se AKSHI po shndërrohet në një “sipërmarrje shtetërore private” nën kontrollin e Edi Ramës.
"Zonja dhe zotërinj, dua t’u njoh me disa zhvillime të fundit, po në këtë linjë. Në krye të kopshtit privat të tij, AKSHI-t, vendoset famëziu Igli Tafa. Çfarë përfaqëson Igli Tafa? Drejtorin e Sigurisë Kibernetike, i cili është edhe autori i tenderit 75 milionë euro për baxhon e Ramës apo për kunatin e florinjtë të Linda Ramës, në të cilën nuk vërtetohet asnjë punim, asnjë shpenzim, përveç plaçkitjes nga thesari i shtetit të 75 milionë eurove, nga të cilat transhi i fundit prej 25 milionë u lëvrua meurdhër direkt të Edi Ramës nga Ministri i Financave një muaj më parë dhe unë e denoncova në këtë sallë, e denoncova edhe në parlament.
Pra, Igli Tafa është një kukull, një vegël e klanit të Surrelit që do të majmet me çdo çmim nga AKSHI, nga i cili kanë plaçkitur qindra e qindra milionë euro. Igli Tafa ka pasur një rrogë dy herë më të madhe dhe Edi Rama ka marrë përsipër t’i rregullojë rrogën. Edi Rama po krijon tani AKSHI-n si sipërmarrje shtetërore private ku duart e zeza të klanit Rama nëpërmjet klanit Frangu shtrihen dhe e kapin plotësisht. Pra, Edi Rama nuk heq dot kurrë dorë nga vjedhja, është i gatshëm gjer minutën që do qëndrojë në pushtet, të vjedhë gjer në palcë qytetarët shqiptare," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
16 February 2026, 12:50
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme deklaroi se betej...
Politike
16 February 2026, 12:44
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme deklaroi se dor&e...
Politike
16 February 2026, 12:09
E. D
Edi Rama, Vjosa Osmani
KOSOVË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur sot në Kosovë në kuadër të nj...
Politike
16 February 2026, 12:00
D.S
Foto ilustruese
Banka Botërore nëpërmjet platformës globale për tokën, që iu referua indeksit Prindex (Global Index of P...
Politike
16 February 2026, 11:35
E. D
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ngritur shqetësimin në lidhje me zbatimin e projekteve p&eum...
Politike
16 February 2026, 11:22
E. D
VLORË- Përfaqësuesit e Transportit interurban në qytetin e Vlorës kanë dalë ditën e sotme, duke protestuar në...
Politike
16 February 2026, 11:26
D.S
Avokati Ellis
HOLLANDË- Sot zhvillohet seanca e gjashtë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-presidentit t&eum...
Politike
16 February 2026, 11:05
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se 20 shkurti do jetë kryengritja paqësore më e fuqishme q...
Politike
16 February 2026, 10:53
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Opozitës Sali Berisha, deklaroi se diktaturat nuk rrëzohen me votë, por vetëm me revoltë...
Politike
16 February 2026, 10:46
E. D
Edi Rama
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë pune në Kosovë. Bëhet ...