17 November 2024, 19:40
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se e sotmja është një ditë e zezë për Tiranës, sepse para 80 vitesh pushtimi i huaj u zëvendësua me diktaturën më të egër.
Berisha tha se Enver Hoxha ekzekutoi gjatë muajit tetor dhe nëntor mbi 100 intelektualë dhe pasardhës të familjeve që shpallën pavarësinë e vendit. Sipas liderit të opozitës, ai kreu në këtë masakër, aktin e parë makabër të dekapitimit të elitës kombëtare.
"Sot është një ditë jo e mirë, një ditë e zezë për Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. Si sot 80 vite më parë, pushtimi i huaj u zëvendësua në këtë kryeqytet me pushtimin e bandës terroriste të Enver Hoxhës, që vendosi në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, diktaturën më të egër që shqiptarët kishin njohur në historinë e tyre.
Enver Hoxha, vrasësit e tij serialë, terroristët pasi shndërruan luftën çlirimtare të shqiptarëve në luftë vëllavrasëse dhe luftë civile, erdhën në Tiranë me listat e vdekjes dhe ekzekutuan gjatë muajit tetor dhe nëndor, dhjetëra e dhjetëra, edhe mbi 100 atdhetarë të vërtetë, intelektual të shquar, pasardhës të familjeve që shpallën pavarësinë e vendit, kontributor të rëndësishëm të ndërtimit të shtetit të parë shqiptarë, të ushtrisë, arsimit, punëve publike dhe të gjithë sektorëve.
Enver Hoxha kreu në këtë masakër, aktin e parë makabër të dekapitimit të elitës kombëtare. Intelektualë të shquar, të shkolluar në shkolla më të mira të perëndimit, nuk u larguan nga vendi, nuk kishin asnjë implikim me pushtuesit, përkundrazi disa prej tyre luftuan me pushkë në dorë, ose mësues me kryekriminelin e kombit, Enver Hoxha dhe për këtë ata, duke e ditur mirë se cili ishte, duhet ti zhdukte dhe i zhduku.", u shpreh Berisha.
sali berisha enver hoxha
Politike
17 November 2024, 19:32
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e mbrëmjes së sotme para mbështetësve e ka...
Politike
17 November 2024, 17:15
r.ll
pamje nga takimi
LONDËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin e PD me shqiptarët n&eum...
Politike
17 November 2024, 16:32
r.ll
foto nga takimi
LONDËR- Partia Demokratike po zhvillon ditën e sotme takim me shqiptarët në Londër. Pjesë e takimit ësh...
Politike
17 November 2024, 15:29
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se Shqipëria ësh...
Politike
17 November 2024, 13:02
I.A
Jamarber Malltezi
TIRANË- Dhëndëri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi ka paditur në SPAK, Edi Ramën, Taulant Ball&eu...
Politike
17 November 2024, 12:27
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gazeta Italiane “La Repubblica”, i ka kushtuar një artikull krijimit të shtetit sovran të Urdhrit B...
Politike
17 November 2024, 12:31
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Tirana sot feston 80-vjetorin e Çlirimit, dita kur qyteti u çlirua nga pushtimi nazi-fashist. Për të ...
Politike
17 November 2024, 12:17
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Avokati i ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, Ermal Yzeiraj ka reaguar pasi Beqaj nuk dëshmoi n...
Politike
17 November 2024, 12:00
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me fitoren e Donald Trump. Salianjit, përmes një pos...
Politike
17 November 2024, 12:00
I.A
Alqi Bllako
TIRANË- Prokuroria e Posaçme anti korrupsion ka dërguar sërish për gjykim ish-deputetin socialist Alqi Bllako p...