15 January 2025, 20:21
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë pasdite në promovimin e Librit "Kampeve të Internimit nën hijen e Tomorrit". Gjatë fjalës së tij për të pranishmit Berisha ka përmendur kalvarin e vuatjeve të shqiptarëve ndër breza, që nga koha e Enver Hoxhës, ndërsa ka përgëzuar autorin e librit që sipas tij është një kontribut i madh në njohjen e së kaluarës.
Berisha shton se kjo letërsi që promovohet sot është letërsia që u mëson shqiptarëve për kalvarin që ata përjetuan si asnjë komb tjetër në Europë pas lufte.
Pjesë nga fjala e Berishës:
I dashur Simon, të dashur miq!
Para së gjithash dua të falënderoj me shumë respekt, nderim dhe mirënjohje Simon Mirakën për këtë vepër kushtuar njërës prej periudhave më dramatike të historisë sonë kombëtare, kushtuar kalvarit më të egër që shqiptarët njohën pas Luftës së Dytë Botërore, kushtuar qëndresës dhe shpirtit të pamposhtur të elitës tonë kombëtare. Simon Miraka, familja Miraka janë një familje ndër më të njohurat, më atdhetaret në veriun e Shqipërisë.
Vendosja e pushtimit komunist më 28 nëntor të vitit 1944, e vërteta, zëvendësimi i një pushtimi të huaj me një pushtim barbar të brendshëm, u shoqërua me dekapitimin e elitës kombëtare shqiptare, përfshi dhe një numër të konsiderueshëm të tyre, që kishin luftuar me armë në dorë pushtuesin e huaj. Enver Hoxha riprodhoi në Shqipëri kampet naziste të përqendrimit. Kampet e përqendrimit kishin një tipar kryesor, shfarosjen. Ato kampe duhet të shfarosnin personat që ndryheshin në to.
Nuk e fshehu Enver Hoxha këtë. Në të vetmen që ka qenë i sinqertë, i ka quajtur kamp përqendrimi dhe OKB, me angazhimin direkt të Sekretarit të Shtetit britanik ka rezoluta për kampet e përqendrimit në Shqipëri.
Kampe, në të cilat varroseshin të gjallë njerëz. Kampe, në të cilat për të përmbysur misionin e tyre, shfarosjen, nuk kursenin asnjë gjë. Këto kampe u ngritën nga Kamza, Lezha dhe gjer në jug. Por Vloçishti dhe Tepelena ishin dy më mizoret.
Aq sa çnjerëzore është barbaria në këto kampe, aq e madhërishme është qëndresa e të internuarve në këto kampe, e atyre burrave dhe grave, të cilët bënë gjithçka për të ruajtur dinjitetin e tyre. Për të ruajtur dinjitetin e familjes së tyre.
Ky libër i Simon Mirakës, i serisë ‘Rrno për me tregue’, është një kontribut i madh në njohjen e këtij kaluari. Rreshtohet tashmë krahas kryeveprave të tjera siç është trilogjia e Fatbardha Saraçit, një apoteozë e vërtetë kushtuar gruas shqiptare.
Nuk gjendet kund në letërsi një vepër e dytë si ajo, në të cilën të hymnizohet qëndresa e nënës dhe gruas shqiptare në këto kampe. Simoni e ka përshkruar më vërtetësi të mëdha këtë kalvar.
Ky kalvar është i përshkruar në vepra të tjera nga një seri personalitetesh që vuajtën. Por kjo letërsi mbushi gjithashtu, ose ngriti një monument, i cili nuk ekzistonte në letërsinë tonë. Letrat shqipe në shtatin e Prokustit, e fshehën, e injoruan tërësisht këtë dimension. Ndaj dhe ne të gjithë duhet të jemi mirënjohës të pakufishëm Simonit, Pjetër Arbonit, Maks Velos, Kasoruhos, Fatos Lubonjës, Fatbardha Saraçit dhe shumë të tjerë, të cilët ngritën këtë monument.
Një monument i të vërtetave shqiptare. Në qoftë se letërsia socialiste ishte monument i mashtrimit, i falsifikimit, i glorifikimit të të keqes, kjo letërsi është letërsia që u mëson shqiptarëve për kaluarin që ata përjetuan si asnjë komb tjetër në Europë pas lufte.
sali berisha promovim
Politike
15 January 2025, 20:29
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në promovimin e librit 'Kampeve të internimit nën hijen ...
Politike
15 January 2025, 19:44
B.Z
Jamarbër Malltezi
TIRANË - Gjykata Kushtetuese refuzoi për herë të dytë kërkesën e gjyqtares Marsida Xhaferllari, p...
Politike
15 January 2025, 19:40
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Komisioni Rregullator i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin &...
Politike
15 January 2025, 19:35
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se të gjithë punonjësit e institucioneve paralele serbe, ...
Politike
15 January 2025, 19:20
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sot nëpërmjet rrjeteve social lidhur me kontrollet e radh...
Politike
15 January 2025, 18:51
M.B
Edi Rama, Jared Kushner dhe Ivanka Trump
TIRANA- Qeveria i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë amerikane “Atlan...
Politike
15 January 2025, 18:54
B.Z
Foto ilustrues
TIRANË - GJKKO ka marrë këtë të mërkurë vendimin për ish-krybashkiaken e Patosit, Rajmonda Bali...
Politike
15 January 2025, 18:34
Kryeministri Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në lidhje me marrëveshj...
Politike
15 January 2025, 18:05
E. D
Fatmir Mediu
TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, tha se sot jetojmë në Republikë Kryeministrore. Mediu i ftuar n...
Politike
15 January 2025, 17:58
E. D
Fatmir Mediu
TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, deklaroi se drejtësia e re po bën “gjueti politike”. Mediu i ...