28 January 2024, 19:15
Nga DOSJA
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme përpara protestuesve përpara banesës së tij.
Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për përfshirje, sipas tij, në vjedhje që kanë të bëjnë me prokurimet publike.
Berisha: Të dashur miq!
Këto ditë keni dëgjuar se u bënë disa kontrolle te zyrtarët e Erion Veliajt.
A e dini ju se çfarë janë ato?
Belind Këlliçi ka denoncuar që në maj të vitit të kaluar kompaninë e famshme ‘5D’.
‘5D’ do të thotë 5 drejtora. 5 drejtora të bashkisë me në krye Erion Veliajn, kanë vjedhur 30 mln euro prokurorime, para publike me familjarët e tyre.
Po rruga e Arbrit.
Të dashur miq!
Rruga e Abërit, kur e dorëzuam në vitin 2013, ishin pa ndërtuar gjithsej 27 km. 32 km ishin të përfunduara.
Çfarë po ndodh me 27 kilometrat. Me 27 km e rrugës së Arbrit e gjerë 10-11 metra, po i shkon çmimi fiks sa Rrugës së Kombit e gjerë 27 metra në akset e saj.
A ka vjedhje më të madhe?
Shikoni pse. Kur të shihni Gazin dhe Olsi Ramën do të shikoni tabelat mbrapa, ‘Gjoka Kompani’. Pra paratë po i vjedh Olsi me Demin bashkë me Gjokën dhe çmimi i rrugës ka kaluar në ato 27 kilometra në 11 milionë dollarë kilometri.
Të gjitha këto e tmerrojnë Edi Ramën ndaj dhe ai bën çdo gjë të mbajë pushtetin me çdo kusht sepse e di, se ndëshkimi për këto vjedhje do të jetë i jashtëzakonshëm për të dhe organizatën e tij kriminale.
sali berisha erion veliaj
Politike
28 January 2024, 18:48
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Sali Berisha Kryetari i Partisë Demokratike ka folur pasditen e sotme për mbështetësit përpara banes...
Politike
28 January 2024, 16:13
h.k
Igli Hasani
TIRANË-Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka uruar kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së...
Politike
28 January 2024, 15:51
N.F
Osmani dhe Xhaferi
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mës një reagimi në llogarinë e saj "X" ka uruar kryem...
Politike
28 January 2024, 14:41
r.ll
sali berisha, talat xhaferi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të...
Politike
28 January 2024, 13:55
N.F
Meta dhe Xhaferi
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për mes një postimi në llogarinë e tij në Fac...
Politike
28 January 2024, 13:22
r.ll
hakan fidan
TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan ka nisur një turne zyrtar katërditor në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, tha...
Politike
27 January 2024, 20:06
r.ll
pamje nga eventi
TIRANË- Të rinj që janë modele suksesi, të rinj të talentuar dhe aktiv në fusha të ndryshme si ino...
Politike
27 January 2024, 19:27
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, tha sot se Shqipëria po shkatërrohet dhe se dy janë faktorët kryesorë të...
Politike
27 January 2024, 19:18
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e radhës mbrëmjen e sotme për demokratët e ...
Politike
27 January 2024, 18:57
r.ll
pamje nga tubimi
TIRANË-Prej disa minutash ka nisur tubimi i qytetarëve poshtë banesës së liderit demokrat, Sali Berishës.
N...