6 August 2025, 13:23
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se kryeministri Edi Rama përdori dhuratën 100 euro për pensionistë për të ndikuar për votën. Berisha tha se të dhënat e Eurostat tregojnë se pensionistët shqiptarë, në të gjithë Europën, janë ata që paguhen më pak. Ai shton se pensionistët shqiptarë në vlerë nominale mujore paguhen 50 përqind më pak se sa vendi i parafundit Turqia.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Farsa elektorale 11 maj 2025 kishte aspektet më çnjerëzore, më cinike. Edi Rama përdori dhuratën 100 euro për pensionistë, për 760 mijë pensionistë, për të ndikuar për votën në një kohë kur unë kam sjellë këtu një statistikë të Eurostatit. Dhe kjo statistikë e Eurostatit tregon se pensionistët shqiptarë në të gjithë Europën janë ata që paguhen më pak se të gjithë të tjerët. Janë ata, të cilët në vlerë nominale mujore paguhen 50 përqind më pak se sa vendi i parafundit, se sa Turqia. Kurse në fuqi blerëse të monedhës, ata janë pothuajse tre herë nën Turqinë.
Janë rreth dy herë nën Bosnjen dhe janë mbi dy herë gjer në 6.5 herë nën pensionistët e tjerë. Pra në qoftë se me fuqi blerëse, nuk po them se me kështu janë 20-30 herë, por po marr fuqinë blerëse se ky është tregues më real, me fuqi blerëse, pensionisti shqiptar është rreth 7 herë nën një pensionist evropian. U ndala te ky grafik për dy arsye. Për të dënuar politikën çnjerëzore që ndiqet ndaj pensionistëve, një politikë e cila bazohet kryekëput për shkak të vjedhjes dhe korrupsionit qeveritar.
Mos harroni se këta 760 mijë pensionistë, që siç e shihni në fuqi blerëse marrin 2 deri në 2.5 herë më pak se dy vendet e parafundit, marrin shumë më pak se minimumi jetik i premtuar, i cili do ishte 1.6, por do ishte 2.4, më shumë se sa është sot dhe natyrisht 100 eurot e dhuruara kanë pasur efekt jashtëzakonisht të këta njerëz që marrin një mesatare në muaj prej 133 eurosh. Po të kemi parasysh çmimet, të cilat janë 117 përqind, pra 17 përqind më të larta se mesatarja e BE, i bie që hendeku midis pensionistit shqiptar dhe pensionistit evropian me mesatare pension të jetë edhe shumë herë më i madh.
sali berisha
Politike
6 August 2025, 12:49
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Mbrojtja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dorëzuar pranë Gjykatës së Shkall...
Politike
6 August 2025, 12:21
M.B
Foto nga takimi
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Ko...
Politike
6 August 2025, 10:47
E. D
Marco Rubio
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të presë sot në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko ...
Politike
6 August 2025, 10:36
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se që nga 1 gushti, receta mjek&eu...
Politike
6 August 2025, 10:01
M.B
Emisari evropian, Peter Sorensen, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
KOSOVA- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-S...
Politike
5 August 2025, 21:58
r.ll
osmani, trump
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pranuar të martën një letër nga presidenti i Shteteve të...
Politike
5 August 2025, 18:46
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më 13 gusht, në orën 10:00, ankimimin e Shqipëria Bëhet. Kj...
Politike
5 August 2025, 17:14
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka cilësuar thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit n&eum...
Politike
5 August 2025, 16:50
r.ll
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se e ka tërhequr një kërkes...
Politike
5 August 2025, 15:25
E. D
pamje
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga atraksionet turistike të Dropullit. Me anë të një postimi në rrj...