30 October 2023, 17:20
Nga h.k
Sali Berisha
TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike pasditen e sotme nga foltorja e Kuvendit, ka hyrë live në Facebook-un e tij dhe ka mbajtur fjalën e tij lidhur me zhvillimet e ndodhura në seancë. Berisha iu drejtua mazhorancës pas situatës kaotike duke i thënë se sjellja e tyre i ngjan një bande që po mbron Kryeministrin Edi Rama nga shkeljet. Kryedemokrati i e quajti Kuvendin, “Parlamenti i gardës”.
"Siç e shihni, banda Rama ka vetëm një qëllim, të mbrojë Edi Ramën nga krimet e tij të shëmtuara, nga vjedhjet monstruoze, të mbrojë familjen e tij nga pasurimi i paligjshëm, të mbrojë lidhjet e tij me drogën, me Pëllumb Gjokat, me Luftar Hysat. Të mbrojë vjedhjet e mëdha që u bën shqiptarëve, të mbrojë dhunimin e votës. Por Edi Ramës i ka ardhur fundi. Opozita është e vendosur që këtë betejë në parlament të mbrojë me të gjithë forcën, gjer në sakrificë sublime, të drejtat e saj kushtetuese.
Ky është parlamenti i një bande, i kriminelëve, i hajdutëve, i atyre që nuk kanë ligj e as moral, nuk kanë kushtetutë. E kanë shndërruar parlamentin në një strofull trafikantësh, hajdutësh, në një strofull të mafies së tyre shtetërore. Dëgjoni parlamentin, ky është parlamenti i Edi Ramës i cili funksionon si repart garde, dhe nuk funksionon më si institucion i deputetëve. Turp, turp e një mijë herë turp. Një histori turpi, histori horrash.
Asgjë nuk do të mund të kaloni. Ta dini të qartë se beteja jonë nuk ka të ndalur. Këtu do të jemi."-tha Berisha.
sali berisha senace plenare 30 tetor 2023
Politike
30 October 2023, 17:17
I.A
TIRANË- Videoja e mëposhtme tregon momentin që dy deputetët Bledion Nallbati dhe Vullnet Sinaj janë përleshur me nj&eu...
Politike
30 October 2023, 17:14
I.A
TIRANË- Seanca plenare e sotme është ndërprerë pa nisur mirë ende. Shkaku është bllokimi i foltores nga deputet&e...
Politike
30 October 2023, 17:08
I.A
Perplasja
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka agravuar në përdorimin e dhunës. Deputetët e Partisë Socialiste dhe Partis&e...
Politike
30 October 2023, 17:04
I.A
Kuvendi
TIRANË- Seanca plenare ka nisur pasditen e sotme në kaos. Që në nisje të seancës, deputetët demokratë ...
Politike
30 October 2023, 16:16
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kongresi i Partisë Socialiste që to të mbahej më 4 nëntor, është shtyrë nga socialistët ...
Politike
30 October 2023, 14:50
h.k
Jorida Tabaku
TIRANË-Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë dhe...
Politike
30 October 2023, 13:30
r.ll
kuvendi
TIRANË- Pasditen e sotme do të zhvillohet seanca plenare e radhës, ku pritet të jetë e shoqëruar me debate dhe disku...
Politike
30 October 2023, 13:19
r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka komentuar edhe përjashtimin e...
Politike
30 October 2023, 13:16
A.B
Kuvendi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar deputetët se zyrtarisht i ë...
Politike
30 October 2023, 12:58
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demoktratike, Sali Berisha në konferencë me gazetarët ka folur lidhur me zgjedhjet e 14 ma...