9 June 2022, 21:15
Nga k.m
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta foli për dekretin e tij për lirimin nga detyra të Bajram Begajt si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për t'i hapur rrugë votimit të tij në Kuvend si kreu i ri i shtetit. I ftuar në emisionin “Open”, Meta tha se nuk ka një zbutje të marrëdhënieve me kryeministrin Edi Rama, por theksoi se nuk kishte asnjë arsye që ta pengonte kandidimin e Bajram Begajt si President. Sipas Metës, kërkesa i shkoi nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndërsa nga opozita e telefonoi Tritan Shehu. Ky i fundit i kërkoi që të mos e dekretonte lirimin nga detyra.
"Nuk kam folur me Edi Ramën për presidentin e ri, por me Niko Peleshin si hartues i kërkesës. Unë i respektoj energjitë e doktorit. Kam patur komunikim me Tritan Shehun sepse ka patur një debat paraprakisht. Por nuk ka qenë e nevojshme dhe domosdoshme,"-tha Ilir Meta.
PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:
Pse u bëtë kaq shpejt pjesë e kësaj gjëje. Keni pasur komunikim me Berishën?
Meta: Nuk kam pasur komunikim. Kam komunikuar me Tritan Shehun, ndoshta dhe me përfaqësues të tjerë, sepse ka pasur një debat jo neni kaq, jo neni aq, por nuk ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshme. Nuk ka problem ku firmosa, unë mund të firmos edhe tani këtu. Çfarë toke është në Stamboll? Presidenti firmos kudo. Ndërsa në Kuvend nuk i kam dhënë asnjë votë, sepse nuk kam asnjë votë. Unë nuk kam jam bërë pengesë për asnjë, edhe për Ahmetajn si ministër i Rindërtimit e kam bërë për një minutë. Në momentin që më vjen një shkresë që të lirohet një figurë, që t’i hiqet një pengesë për të kandiduar, unë nuk kam pse bëhem pengesë.
Pyetje: Do jetë President i njëanshëm Begaj?
Meta: Unë e kam dekretuar për Shef Shtabi, sepse kam parë disa parametra pozitivë dhe të kohës, sepse ishte dhe situata e pandemisë dhe ai kishte formim në fushën e shëndetit dhe mjekësisë. Ka qenë një figurë shumë e pranueshme për atë sfidë, ndërsa tani ta shohim. Unë uroj që të jetë një President i shkëlqyer. I uroj suksese. Kaq mund të them, se nuk kam asnjë arsye për të thënë diçka tjetër. Nuk ekziston asnjë lidhje me Dvoranin, se kam dëgjuar 700 variante. Të mos harrojmë se nga mbrëmja që u bë kandidatura e deri te nënshkrimi, gjithë debati ishte nëse do ta firmosja. Pse Presidenti duhet të bëhet pjesë e një debati të tillë, kur çëshja ka qenë shumë e qartë.
Pyetje: A u kap Presidenca me Begajn?
Meta: Pushtetet janë kapur me kohë, edhe sot që unë jam President, ky është një shtet i kapur. Presidentit nuk i përgjigjen për çështje shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, me plotësimin e institucioneve të drejtësisë, etj.
ilir meta
Politike
9 June 2022, 21:03
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se ka zh...
Politike
9 June 2022, 20:25
F.M
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar përbërjen e dy Komisioneve Parlamentare për Reform&eu...
Politike
9 June 2022, 20:23
F.M
Kuvendi
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka rikonfirmuar për një mandat tjetër, Gentiana Sulën në krye të Autorite...
Politike
9 June 2022, 20:16
F.M
Flamur Noka dhe Gazment Bardhi
TIRANË- Përplasjet mes maxhorancës e Partisë Demokratike janë zhvendosur mes vetë demokrat&eum...
Politike
9 June 2022, 19:58
d.a
Moisiu,Mejdani,Topi dhe Begaj
TIRANË-Presidenti i ri Bajram Begaj ka zhvilluar një takim ditën e sotme me paraardhësit e tij Rexhep Mei...
Politike
9 June 2022, 19:40
F.M
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka rikonfirmuar për një mandat tjetër, Gentiana Sulën në...
Politike
9 June 2022, 18:09
F.M
Edmond Spaho
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca parlamentare ditën e sotme. Ven...
Politike
9 June 2022, 16:41
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se e ka mbushur Kuvenin m...
Politike
9 June 2022, 15:38
k.m
Pamje nga takimi në Ambasadë
TIRANË- Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka organizuar një takim me ish-ministrat e J...
Politike
9 June 2022, 14:17
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi nga opozita që të mos dalë kund&eu...