1 August 2023, 13:25
Nga k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka sulmuar sërish ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, duke e akuzuar si të lidhur me krimin. Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ndaj tij ka denoncime se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës, ndërsa shtoi se lidhjet nuk i shkëputi as pas "qarkullimit" në qarkun e Fierit.
"E dini kush e uroi i pari me mesazh Ballën për fitoren e Fierit? Juli i Pashakos,"-tha Berisha.
Po ashtu, komentoi edhe operacionin e SPAK të koduar "Metamorfoza" që çoi në pranga zyrtarë policie, prokurorie e biznesmenë, ndërsa në kërkim u shpallën disa emra të njohur të botës së krimit. Sipas Berishës, kriminelët u lanë të lirë që të përdoreshin në zgjedhjet lokale të 14 majit. Më pas, kur operacioni nuk shtyhej dot më, i njoftuan që të arratiseshin.
Berisha: Taulant Balla më i poshtër se Pëllumb Gjoka, të dy kanë porositur vrasje, por Balla bëhet ministër
Ju e keni ndjekur operacionin ‘Metamorfoza’. Unë dy gjëra dua t’ju them juve. Ky operacion është rregjistruar në janar, por ky operacion u shty vetëm që këta banditë, vrasës, trafikantë, përdhunues të përdoren kundër opozitës dhe të sillen në Shkodër si pushtues. Por iu them nga ana tjetër se, miku i ngushtë i Edi Ramës, Pëllumb Gjoka, në fakt edhe i Erion Veliajt, sepse Erion Veliaj e ka pajisur me leje ndërtimi para 10 ditësh, dy javësh. Pra, miku i ngushtë i Edi Ramës vendosi Velipojën në pushtim më 14 maj dhe ne e denoncuam. Bajrët, që u informuan, që ia mbathën më 14 maj me makina të blinduara ushtruan terror në Shkodër, e kështu me rradhë në të gjithë Shqipërinë bandat. Por një gjë dua të them, se midis Pëllumb Gjokës dhe Taulant Ballës, edhe më i poshtri është Taulant Balla, sepse Pëllumb Gjoka nuk synoi të bëhej ministër. Pëllumb Gjoka ka porositur vrasjen e punonjësit të burgjeve, Hysenbelliut. Taulant Balla, sipas dëshmive në sallën e gjyqit ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës. Njëra është dëshmi në sallën e gjyqit, tjetra është interceptim telefonik, të dyja janë valide. Njëri bëhet ministër, tjetri shkon në qeli. Po pse shkon në qeli tjetri do thoni ju? Duhet të them lavdi Francës, Belgjikës dhe Holandës, se Pëllumb Gjoka do kishte marrë dhe një silver city tjetër, por partnerët kanë dhënë një kontribuyt të jashtëzakonshëm dhe po japin me dëshifrimin, transkriptimin e telefonatave të tyre. Kurse këto që janë në Shqipëri për Taulantin, këtu bëhet gjyqi, ndërpriten, zhduken me vendim gjykate.
sali berisha kryesia e pd 1 gusht 2023
Politike
1 August 2023, 13:07
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, e po ashtu një prej zërave më të fuqishëm për af...
Politike
1 August 2023, 13:00
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas sekuestrimit të kompanisë së Inceneratorit t...
Politike
1 August 2023, 12:59
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Berisha tha s...
Politike
1 August 2023, 09:03
k.m.
Fredi Beleri
GREQI- Vendimi i qeverisë së Edi Ramës për të vazhduar me qëndrimin për zgjatjes të kohës s...
Politike
31 July 2023, 19:52
I.A
KE
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka publikuar ditën e sotme raportin 'screening' për Shqipërinë, një vit pas hapjes së neg...
Politike
31 July 2023, 16:58
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka "fajësuar" prokurorët dhe gjyqtarët lidhur me zjarret që kanë pushtuar vendi...
Politike
31 July 2023, 16:41
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit i është përgjigjur aludimeve të deputetit Gazment Bardhi në lidhj...
Politike
31 July 2023, 13:19
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Unioni i Transportit njofton se duke nisur nga sot linjat e transportit publik në Tiranë do të funksionojn&eu...
Politike
31 July 2023, 12:46
m.s
Dimitar Kovaçesvki
Nga sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisin programin e ri kufitar. Rama ndodhet në Qafë Thanë së ba...
Politike
31 July 2023, 12:42
m.s
Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Qafë Thanë mesditën e sotme, aty ku sot hyn në fuqi programi i ri kufita...