Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Lideri i opozitës tha se do të ishte tradhti e lartë po të mos mbështesje ata të rinj në idealet, ëndrrat, sakrificat e tyre.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kërkesa e protestuesve është edhe kërkesa kryesore e PD-së. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se largimi i Edi Ramës dhe qeveria teknike për zgjedhje të lira janë edhe kërkesat e PD-së.
Lideri i opozitës tha se do të ishte tradhti e lartë po të mos mbështesje ata të rinj në idealet, ëndrrat, sakrificat e tyre. Ai shtoi se Partia Demokratike nuk mund të pengohej për shkak të disa thirrjeve të opozitës së opozitës apo grupeve të paguara nga Xhorxh Sorosi. Berisha tha në fund, se Partia Demokratike ka deklaruar se kjo nuk është protestë e saj dhe nuk bën asnjë përpjekje as më të voglën për ta ngjyrosur atë.
Suela Gjedede: Në protestë dëgjohen thirrje ‘Rama në burg, Berisha në burg’ që reflektojnë pakënaqësi ndaj të dyja kampeve politike. Si e komentoni kontrastin mes masave të ndërmarra nga qeveria Rama ndaj protestuesve dhe mbështetjes politike që protesta mori nga Partia Popullore Europiane ku bën pjesë edhe PD-ja?
Sali Berisha: Për sqarim zonjë, mbështetja që mori nga Partia Popullore Europiane ishte rezoluta që paraqiti Partia Demokratike, në të cilën kërkoi mbështetje për protestën. Kurse thirrjet, e kam theksuar dhe theksoj, ato thirrje as nuk e kanë penguar dhe as nuk do ta pengojnë kurrë Partinë Demokratike për t'i dhënë mbështetjen më të fuqishme protestës dhe do thoni ju pse? Së pari, do të ishte tradhti e lartë po të mos mbështesje ata të rinj në idealet, ëndrrat, sakrificat e tyre.
Së dyti, të pesë kërkesat e tyre janë absolutisht kërkesa për të cilat Partia Demokratike ka vite që i mbron dhe lufton.
Të gjitha ligjet që kërkohen të ndryshohen janë kërkesa shumë të drejta për të cilat ne i kemi kundërshtuar në komisionet parlamentare, i kemi kundërshtuar në deklarata publike, i kemi kundërshtuar në seancë parlamentare, i kemi kundërshtuar në dëgjesa publike, por në fakt për disa prej tyre kemi marrë dhe kemi paguar edhe çmimin për të cilin jemi krenarë.
Natyrisht, besoj se jemi dakord, kryekërkesa e protestës, prej 3-4 vitesh është dhe kërkesë kryesore e Partisë Demokratike: largimi i Edi Ramës dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme.
Atëherë, ke të drejtë, a mund të pengohej Partia Demokratike për shkak të disa thirrjeve të opozitës së opozitës apo grupeve të paguara nga Xhorxh Sorosi apo të tjerë e të tjerë me radhë? Absolutisht jo. Nuk mund të pengohesh kurrë. Partia Demokratike zgjodhi rrugën më të drejtë. Partia Demokratike deklaroi se kjo nuk është protestë e saj dhe nuk bën asnjë përpjekje as më të voglën për ta ngjyrosur atë. Është një protestë rinore, qytetare në të cilën kanë marrë pjesë me qindra dhe mijëra demokratë, anëtarë dhe anëtare, mbështetës dhe mbështetëse të thjeshtë, por edhe drejtues dhe deputetë të Partisë Demokratike, që të gjithë pa përjashtim si qytetarë të thjeshtë, në moton e një lëvizje qytetare. Pra, ne kemi qenë luajalë, kemi mbështetur në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar me të gjithë potencialet tona dhe do ta mbështesim këtë lëvizje, pa asnjë interferencë në mënyrë kategorike në problemet e saj të brendshme./Dosja.al
Marjana Koçeku TIRANË- Prestigjozja britanike BBC i ka kushtuar një artikull zhvillimeve më të fundit me të cilat po pë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se sot është dita e kombit shqiptar, pasi qindra mij&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të protestuesve dhe...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PPE mbështeti plotësisht protest&...
Edi Rama TIRANË- BBC i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit me të cilat po përballet vendi, ndërsa në lidhje m...
Ermal Nufi TIRANË- Në Komandën e Forcës Ajrore në Rinas u zhvillua sot ceremonia e hapjes së Shkollës Kombëtare t&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerik&e...
TIRANË- Gjatë marshimit kilometrik në rrugët e kryeqytetit, protestuesit kanë shprehur revoltën kundër qeverisë d...
Sandër Kovaçi TIRANË- Pedagogu Sandër Kovaçi deklaroi nga protesta se kryeministri Edi Rama duhet të dorëhiqet ...
TIRANË- Teksa ‘Revolucioni i Flamingove’ ka hyrë në ditën e 34 për largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveri...