18 October 2023, 18:36
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me një seri vendimesh defakto, ka bërë të paqenë opozitën në parlament. Në një takim me strukturat e PD-së në qarkun e Tiranës, Berisha paralajmëroi Ramën, duke theksuar se kupa po derdhet.
"Së pari dua të ju përshëndes ju, si drejtues të degëve të PD-së për Tiranën dhe të gjithë anëtarësinë dhe mbështetësit tanë, në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë. Thirra këtë takim me ju, pasi PD dhe opozita hynë në një fazë të re. Të themi të vërtetën në një betejë të re, e cila imponohet nga kushtet dhe rrethana që nuk kanë ekzistuar ndonjëherë për opozitën shqiptare në 30 vite. Opozita, PD-ja kaloi në këto 2 vitet e fundit një nga periudhat më të vështira të ekzistencës së saj dhe të një force politike, ndonëse ajo mbart në vete sot të gjitha transformimet e mëdha të Shqipërisë në dekada. Ajo dhe mbështetësit e saj përballen me një represion të gjithëanshëm të të drejtave të tyre ligjore, kushtetuese, me një agresion të vërtetë nga qeveria, që synon dhe ka synuar mos asgjësimin e saj tërësisht, ka synuar shndërrimin e saj në një force politike të pavlerë, apo në një fasadë të saj. Asgjë nga këto që them unë, nuk është se ju nuk i dini dhe qytetarët nuk i dinë. Por ka një moment që në gjuhën e thjeshtë të popullit thuhet, kupa po derdhet. Pas mbijetesës tonë, nuk po bëj historikun e këtyre dy viteve, pas dhunimit masiv të zgjedhjeve, Edi Rama me një seri vendimesh defakto politikisht bën të paqenë opozitën në parlament. Pra, ne si përfaqësues të themi të atyre 600 mijë qytetarëve që me 14 maj, nuk po flas për 21 prillin, nuk votuan për qeverinë, por kundra saj, ne defakto në parlament shkojmë sot si kurrë në historinë e parlamentit, faktikisht në rrafshin politik të paqenë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
18 October 2023, 16:11
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat, pas seancës së posaçme ku foli presi...
Politike
18 October 2023, 16:03
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se tentativa e Edi Ramës, për ti përcaktuar opozit&...
Politike
18 October 2023, 15:49
I.A
Zoran Milanoviç
TIRANË- Presidenti korat Zoran Milanoviç ka mbajtur një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë dit&...
Politike
18 October 2023, 15:37
h.k
Gazment Bardhi
TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar paraditen e sotme në mbështetje...
Politike
18 October 2023, 15:23
h.k
Ulsi Manja
LONDËR-Ulsi Manja, Ministri i Drejtësisë bashkë me homologun anglez Alez Chalk, kanë firmosur paraditen e sotme marr&e...
Politike
18 October 2023, 14:43
A.B
Shehu dhe Berisha
TIRANË- Zbardhen të tjera diskutime nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD-së, ku depu...
Politike
18 October 2023, 14:42
A.B
Belind Kellici
TIRANË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë të ditur ...
Politike
18 October 2023, 14:03
A.B
Etilda Gjonaj
TIRANË- Deputetja dhe ish-ministrja socialiste Etilda Gjonaj është votuar në pozicionin e Raportueses së Pë...
Politike
18 October 2023, 13:33
h.k
Zoran Milanovic dhe Bajram Begaj
TIRANË-Zoran Milanoviç, Presidentit i Kroacisë gjatë fjalës së tij në konferencë...
Politike
18 October 2023, 13:16
h.k
Zoran Milanoviç
TIRANË-Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç në një konferencë të përbashkët me Pres...