LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Lulzim Bravën dhe AliBashën i ka kapur si skllevër Rama. Edhe Kapllanaj ka marrë tendera nga qeveria

Në fjalën e tij, Berisha iu referua me emër Agron Kapllanajt, duke e krahasuar me Resmi Shanon.

8 March 2023, 19:03 Nga k.m.
Berisha: Lulzim Bravën dhe AliBashën i ka kapur si skllevër Rama.
Resmi Shano dhe Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë takimit me demokratët në Mallakastër, tha se qytetarët duhet të zgjidhnin alternativën e demokratëve dhe jo kandidatin e prezantuar nga Enkelejd Alibeaj. Në fjalën e tij, Berisha iu referua me emër Agron Kapllanajt, duke e krahasuar me Resmi Shanon. Madje e denoncoi se ka marrë tendera nga qeveria e Edi Ramës

"Personalisht unë jam njeri i besimit, i besoj njeriut dhe unë mendoj se nga besimi duhet të udhëhiqemi, por ai që shkel besimin shkel mbi veten e tij. Çfarë ndodh? Edi Rama i ka kapur si skllevër ata. Ata mendojnë se ju nuk i shihni, se qytetarët shqiptarë nuk i shohin. Në historinë 32 vjeçare politike nuk ka patur kurrë, pengje, pengje siç janë Brava dhe Alibasha. Nuk kanë asgjë në moralin e tyre. I them dy fjalë këtij Kapllanpallatit, ja them këtu. E para njëherë Kapllan, po të ishe burrë dhe po të ndjeheshe i njëjtë me këta burra e gra që janë këtu dhe tjerë, vije dhe hyje në primare. Asnjë njeri nuk e pengoi. Hajde në primare, matu me Resmiun, matu me tjetrin e tjetrin me radhë. Ti nënshtrohemi vlerësimit dhe besimit tuaj. Kjo ka marrë fund, kurrë më kryetari dhe kryesia nuk do të ju caktojë më ju, as deputetin as kryetarin e partisë, as kryetarin e bashkisë. Ua thashë, PD ka bërë gabime, por merita e saj është se i njeh gabimet, edhe nuk thotë nuk gaboj, ajo thotë gaboj do i korrigjoj. Kështu që ti Kapllan nuk erdhe, nuk të pengoi Sali Berisha, por të pengoi pallati ty. Se kur ti demokrat vjen e merr tender në pallatet që ua prishin me buldozerë qytetarëve, i nxjerrin me banda nga shtëpitë e tyre qytetarët, nga Erion Veliaj me shokë, ti bëhesh me ta, ti nuk ke punë me demokratët. Ke 97 tendera nga qeveria. Absolutisht kjo qeveri nuk jep tender pa ryshfet. Shko më mirë rri me ta, mos hajde këtu as me kërku votë, asgjë. Hajde por këta demokratë, socialistë, pa parti, do të të japin atë që ti meriton. Kandidati i tyre është Resmi Shano,"-tha Berisha. 

PJESË NGA FJALA E PLOTË:

Ju keni dëgjuar për problemet që kemi brenda PD-së. Por tani gjithçka doli në dritën e diellit. U them një gjë këtu me sinqeritet. Duke parë veprimet e Lulzim Bravës dhe AliBashës, i kam thënë qindra herë vetes time; ku do shkonim ne dhe Shqipëria me këta njerëz. Por labirintet e shpirtit njerëzor askush nuk mund ti njoh. Personalisht unë jam njeri i besimit, i besoj njeriut dhe unë mendoj se nga besimi duhet të udhëhiqemi, por ai që shkel besimin shkel mbi veten e tij. Çfarë ndodh? Edi Rama i ka kapur si skllevër ata. Ata mendojnë se ju nuk i shihni, se qytetarët shqiptarë nuk i shohin. Në historinë 32 vjeçare politike nuk ka patur kurrë, pengje, pengje siç janë Brava dhe Alibasha. Nuk kanë asgjë në moralin e tyre. I them dy fjalë këtij Kapllanpallatit, ja them këtu. E para njëherë Kapllan, po të ishe burrë dhe po të ndjeheshe i njëjtë me këta burra e gra që janë këtu dhe tjerë, vije dhe hyje në primare. Asnjë njeri nuk e pengoi. Hajde në primare, matu me Resmiun, matu me tjetrin e tjetrin me radhë. Ti nënshtrohemi vlerësimit dhe besimit tuaj. Kjo ka marrë fund, kurrë më kryetari dhe kryesia nuk do të ju caktojë më ju, as deputetin as kryetarin e partisë, as kryetarin e bashkisë. Ua thashë, PD ka bërë gabime, por merita e saj është se i njeh gabimet, edhe nuk thotë nuk gaboj, ajo thotë gaboj do i korrigjoj. Kështu që ti Kapllan nuk erdhe, nuk të pengoi Sali Berisha, por të pengoi pallati ty. Se kur ti demokrat vjen e merr tender në pallatet që ua prishin me buldozerë qytetarëve, i nxjerrin me banda nga shtëpitë e tyre qytetarët, nga Erion Veliaj me shokë, ti bëhesh me ta, ti nuk ke punë me demokratët. Ke 97 tendera nga qeveria. Absolutisht kjo qeveri nuk jep tender pa ryshfet. Shko më mirë rri me ta, mos hajde këtu as me kërku votë, asgjë. Hajde por këta demokratë, socialistë, pa parti, do të të japin atë që ti meriton. Kandidati i tyre është Resmi Shano. Je kandidat i Lulzim Bravës dhe Alibashës, të cilët kanë thyer çdo rekord vetëposhtërimi në politikë deri më sot. Nuk kanë asgjë të përbashkët me as Mallakastrën, Tropojën, Dibrën e askërkënd, janë një sekt sikur të kishin lindur në Rilindjen e Edi Ramës. ndaj dhe ne të bashkohemi, në idealet tona, në moralin tonë, në besimin tonë, të sigurtë në një fitore të shkëlqyer. Ne jemi forcë politike e vokacionit perëndimorë të kombit shqiptar. Ne jemi dhe do të jemi partnerë të palëkundur të SHBA-së dhe BE-së. Ne jemi dhe do jemi avoketër të pamposhtur të interesit kombëtar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, të shqiptarëve kudo që janë. Ndaj dhe u ftoj ju, ftoj të gjithë banorët e Mallakastrës, ta shndërrojnë këtë pranverë, në pranverën e triumfit të idealeve tona, vyrtiteve tona, vendosmërisë tonë për ndryshim, dashurisë tonë për Shqipërinë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ti dalim zot këtij vendi që po rrokulliset më shumë se çdo vend tjetër në luftë civile apo luftëra të tjera. Ti dalim zot këtij vendi, që fëmijët e tij të mos marrin rrugët e botës. Në Mallakastër, kjo rrugë është vota për Resmi Shanajn, përfaqësuesi juaj i shkëlqyer, pasardhëri i një familje të shkëlqyer, i cili ju garanton ju se do të shënojë ndryshimin që ju prisni. Rrofshi ju, rroftë Mallakastra, rroftë Shqipëria!

resmi shano sali berisha

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë