14 December 2023, 10:41
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për mediat jashtë sallës së parlamentit, deklaroi se mazhoranca sapo miratoi nenin që e bën vendin pa opozitë. Gjatë komunikimit me gazetarët, Berisha theksoi se gjer në përmbysjen e këtij regjimi nuk do të ndërpritet rezistenca e opozitës.
Pjesë nga intervistat:
Pyetje: Ndërkohë që ju po thoni mosbindje civile, ligjet po miratohen në parlament.
Sali Berisha: A nëse quhet votim ai, vetëm votim nuk është. Ky është asgjësimi i parlamentit. Në një sistem monist opozita ka vetëm një mision, qëndresë, qëndresë dhe vetëm qëndresë. Mosbindje civile.
Pyetje: Z. Berisha keni paralajmëruar për grevë urie, është dita sot?
Sali Berisha: Ajo dhe çdo akt merret me vendim nga opozita, atëherë kur ajo e konsideron më të nevojshme dhe eficente. Deri tani zëri i opozitës ushtroi në mbarë botën, ai që shkoi, mori atë që i dha Elisës. E kuptoni vetë ju, sepse është bërë tani i përçmuari i Europës, i komunitetit ndërkombëtar. E ka marrë vesh Europa, se ky bllokon parlamentin për të mbrojtur vjedhjet e tmerrshme që ka kryer së bashku me familjarët e tij. Është informuar mbarë opinioni se Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore parlamente, se është i përfshirë në afera që shkojnë miliarda euro vjedhje, nga ai dhe klani i tij. E ka mësuar tashmë çdo shqiptar se për Edi Ramën nuk ekziston më asnjë institucion në këtë shtet, përveç pushtetit të tij personal dhe karriges së tij, për të mbrojtur strikt interesat e familjes dhe sojit e sorollopit të vet. Në Bruksel i thanë bëj klounin, se nuk ka mbetur gjë tjetër për të bërë. Sepse ato që kërkon Brukseli ky nuk i zbaton, nuk i pranon. Ky ka përparësi pasurimin e tij. I pangopur në vjedhje, abuzime dhe shpërdorime. Opozita realizoi me sukses të plotë misionin. Kjo ditë shënon ndarjen përfundimtare nga parlamenti i parasotshëm pasi narkomazhoranca voton nenin e heqjes së përkohshme të mandatit të deputetit. Nen i cili e bën vendin pa opozitë.
Pyetje: Ju thatë se do të ketë mosbindje te qytetarët. A keni një plan konkret …
Sali Berisha: Asnjë diskutim që kemi plan konkret dhe ajo do të ndodhë dhe ajo do të ndodhë. Dhe ne gjer në përmbysjen e këtij regjimi nuk ndërpresim rezistencën tonë.
Pyetje: Do të ketë gjë brenda këtij viti, z. Berisha.
Sali Berisha: Janë të gjitha në diskutim, nuk kemi akoma një vendim që do të ua komunikojmë, por do ta merrni vesh. E patë se si e kanë parlamentin këta, hynë si hajdutë në parlament. Është e paimagjinueshme.
sali berisha seance plenare 14 dhjetor 2023
Politike
14 December 2023, 10:35
a.l
Flamur Noka dhe Ilir Metaj
TIRANË- Mes përpjekjesh për të hyrë brenda, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u p&...
Politike
14 December 2023, 10:30
I.A
Kuvendi
TIRANË- Mes tensioneve dhe kaosit, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka mbyllur seancën plenare. Të gjitha projektligjet jan...
Politike
14 December 2023, 10:25
a.l
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka debatuar me Gardën pasi nuk lejon që ata të ushtrojnë kontroll. Ko...
Politike
14 December 2023, 10:28
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË- Mes tensioneve dhe kaosit,kryetarja e Kuvendit ka njoftuar mbylljen e seancës plenare.
Vetëm një pjes&...
Politike
14 December 2023, 10:26
Kuvendi
TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme është mbyllur në 5 minuta pas nisjes së saj. Për shkak të kaosit ...
Politike
14 December 2023, 10:23
Kuvendi
TIRANË- Seanca e Kuvendit ka nisur ditën e sotme me kaos. Kjo pasi deputetët e opozitës nuk janë lejuar që futen...
Politike
14 December 2023, 10:19
a.l
Dashnor Sula në Kuvend
TIRANË- Pasi arriti të hynte në sallë, deputeti i PD-së, Dashnor Sula u është drejtuar...
Politike
14 December 2023, 10:22
r.ll
kuvendi
TIRANË- Një pjesë e deputetëve të opozitës që janë lejuar brenda sallës së seancave plenare kan&...
Politike
14 December 2023, 10:08
a.l
Olta Xhaçka dhe Gazment Bardhi
TIRANË- Vazhdojnë tensionet në hyrjen e Kuvendit. Deri tani kanë mundur të hyjnë n&eum...
Politike
14 December 2023, 10:12
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD Sali Berisha tha para mediave se, deputetë dhe ministra po rrinë jashtë vetëm që opozita t...