9 February 2024, 19:14
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës tha sot se nuk duhet të harrojmë se ndërkombëtarët me instrumentet e tyre i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një ndihmë të jashtëzakonshme.
Ai u shpreh se në këto 3 dekada, Komisioni Europian, institucionet financiare ndërkombëtare, vendet mike dhe partnere i kanë dëshmuar Shqipërisë, bujarinë, solidaritetin më të madh që kombi që ka njohur në histori.
Por ai tha se nuk mund të presim ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të garantuar pluralizmin dhe demokracinë në Shqipërisë
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Të dashur miq!
Unë nuk them se ndërkombëtarët nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë gabime dhe se ata janë imun ndaj korrupsionit. Jo ju e dini se unë, ndoshta si pak shumë tjetër, kam qëndruar haptas ndaj këtyre problemeve. Por e përsëris, se asnjëherë nuk duhet të harrojmë se në të vërtetë ndërkombëtarët me instrumentet e tyre i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një ndihmë të jashtëzakonshme. Pas përmbysjes së diktaturës komuniste me ndihmat e tyre humanitare për kombin tonë, të shndërruar në fantazmë nga diktature e egër e etërve të Edi Ramës.
Në këto 3 dekada, Komisioni Europian, institucionet financiare ndërkombëtare, vendet mike dhe partnere i kanë dëshmuar Shqipërisë, bujarinë, solidaritetin më të madh që kombi që ka njohur në histori. Dhe për këtë do të kenë gjithnjë mirënjohjen tonë të pakufishme. Por theksoj gjithashtu se ndërkombëtarët kanë mbështetur këtë kohë opozitën.
Në raportin e fundit të OSBE-së për farsën elektorale, ata që dinë të lexojnë këtë raport, defakto zgjedhjet e 14 majit janë përmbysur.
Ndërkombëtarët kanë mbështetur opozitën me deklaratat e KE-së për komisionet hetimore parlamentare. Ata kanë mbështetur reformën zgjedhore, duke kërkuar konsensus të të gjitha palëve dhe kanë përgënjeshtruar lajmin e rremë të Lulzim Bravës së ata kishin gjoja ndërmjetësuar aleancën Rama-Brava për reformën zgjedhor e me bashkëkryetarë Gjiknuri-Gjiknuri Bis.
Por miqtë e mi! Koha na fton të bëhemi të arsyeshëm, koha fton shqiptarët të bëhen si ju, sepse ka dhe një të vërtetë tjetër, kemi 33 vite rrugë në pluralizëm. A mund të lejojmë ne që pas kaq shumë vitesh të presim ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të garantuar pluralizmin dhe demokracinë në Shqipërisë. Kush ua garanton demokracinë vendeve Europiane, a varen ato nga ndërhyrja e njëri tjetrit për të garantuar demokracinë. Miku i mirë të ndihmon hapat e para. Por nëse ti ke nevojë për ndihmë edhe pasi mëson të ecësh nuk është faji i mikut, por faji yt.
Ndaj të dashur miq, ndërkombëtarët i kanë sytë nga ne, njerëzit e lirë në botë i kanë sytë nga ne.
Ata sot kanë për ju qëndrestarë dhe qëndrestare të rrugës së Shpresës, mirënjohje, admirim të pakufishëm. Ata nuk mund të vijnë të votojnë për ne, të na shpëtojnë nga grabitja e votës dhe bandat e patronazhistëve, blerja e saj masive, manipulimi i listave të votimit që bën Edi Rama. Jo kjo është detyrë e jonë dhe vetëm e jona. Ndaj dhe ju mblidheni këtu çdo natë në emër të votës së lirë për votën e lirë.
sali berisha
Politike
9 February 2024, 18:59
r.ll
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij, si çdo natë para mbështetësve t&eum...
Politike
9 February 2024, 18:03
r.ll
edi paloka
TIRANË- Sekretariati i Etikës vendosi sot përjashtimin për 40 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit të opo...
Politike
9 February 2024, 16:58
r.ll
antony blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit do të vizitojë javën e ardhshme Shqipërinë. Ndonëse u raportua edhe më...
Politike
9 February 2024, 16:22
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për energjizimin e administratës publike dhe mirëqe...
Politike
9 February 2024, 15:55
r.ll
KUVENDI
TIRANË- Sekretariati i Etikës ka dhënë masën disiplinore të kërkuar nga Partia Socialiste për dy deputet&e...
Politike
9 February 2024, 15:17
r.ll
edi paloka
TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore për deputetët e opozitës, Edi Palokën dhe Petrit Dod&eu...
Politike
9 February 2024, 14:40
r.ll
belinda balluku
DIBËR- Në Dibër ka përfunduar investimi për ndërtimin e godinës së re të Drejtorisë Vendo...
Politike
9 February 2024, 15:05
S.N
Igli Hasani
TIRANË- Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka bërë një postim në rrjetin soçial X sa ...
Politike
9 February 2024, 14:26
N.F
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj gjatë mbledhjes së Komisionit të P...
Politike
9 February 2024, 14:13
N.F
Klevis Balliu
TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Velia...