Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kreu i opozitës Sali Berisha ka vijuar të bëjë thirrje për mobilizim gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, duke kërkuar nisjen e menjëhershme të procesit të ripërtëritjes së strukturave.
TIRANË- Kreu i opozitës Sali Berisha ka vijuar të bëjë thirrje për mobilizim gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, duke kërkuar nisjen e menjëhershme të procesit të ripërtëritjes së strukturave.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Berisha deklaroi se rënia e kundërshtarit politik në sondazhe duhet të shërbejë si motivim për ta çuar strukturën e PD-së në çdo nivel të organizimit.
Edhe pse numërohen rreth 40-50 mijë anëtarë, kreu i PD-së nënvizoi se nuk mund të ketë më "epiqendër". Ai kërkoi rritjen e shkallës së aktivizimit dhe hapjen e partisë ndaj prurjeve dhe vlerave të reja.
"Kundërshtari ynë ka 29% rënie në sondazhe, pra është në vdekje politike. Edhe ndërkombëtarisht, Edi Rama ka vdekur politikisht. Është shkonfiguruar. U shpërbë. U shpërbë para syve të opinionit publik ndërkombëtar se shqiptarëve po e po. Çdo gazetar që hyri në zyrën e tij, doli i bindur se ky është i skaduar. Ky është i shpërfytyruar. Ai ka vdekur politikisht. Të gjitha këto duhet të frymëzojnë çdo demokrat, por mbi të gjitha duhet t'i japin motivimin për të çuar përpara procesin më jetik që kemi nisur, ripërtëritjen. Miq, ka një gjë në themel. Si duhet ta kuptojmë ne ripërtëritjen? Secili nga ne. Një ripërtëritje të vetvetes në radhë të parë. Partia Demokratike ka një potencial të jashtëzakonshëm njerëzor. Ka personalitete me merita, ka drejtues të sprovuar.
Por ka vetëm një kusht që këta të qëndrojnë në krye të misionit të tyre: ripërtëritje. Dhe duhet ta pranojmë këtë. Kush do ta bëjë ripërtëritjen thoni ju? Ju do ta bëni ripërtëritjen. Kjo është.
Si do ta bëjmë? Do ta fillojmë nga vetja ripërtëritjen dhe do ta shtrijmë në të gjitha nivelet. Natyrisht, epiqendra e ripërtëritjes është anëtari i saj. Në epiqendër të ripërtëritjes të Partisë Demokratike do të jetë anëtari, roli, hapësira e tij. Pra, unë kam shumë besim të plotë te secili prej jush, tek të gjithë drejtuesit lokalë që nuk janë në këtë mbledhje, që me krenari do të mirëkuptohen, do të angazhohen në këtë proces. Partia ka nevojë jetike.
Miq, Kuvendi Kombëtar në këtë frymë ripërtëriu Këshillin Kombëtar, Kryesinë, por këto nuk mjaftojnë. Duhet shtrirje kapilare e ripërtëritjes. Duhet dimensionim i këtij koncepti, qoftë numerik, qoftë hapësinor, qoftë funksional. Të mos harrojmë, anëtarësia e Partisë Demokratike për nga numri është shumë e madhe, janë 40-50 mijë anëtarë. A mund të kënaqemi ne me kaq? Ndonëse janë një potencial i madh, po s'mund të kënaqemi ne me kaq. Në dy aspekte s'mund të kënaqemi ne.
Së pari, me shkallën e aktivizimit të tyre. Së dyti, me ripërtëritjen e radhëve të tyre me anëtarësime të reja, me vlerat e reja. Nuk pranohet më letargji në radhët tona. Jo!", u shpreh Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Sali Berisha theksoi se protesta e pandalur e muajve të...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës Sali Berisha u shpreh se kjo verë shkriu përfundimisht propagandën e qeverisë p&eu...
Sali Berisha TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme Këshillin Kombëtar, ku kryetari i opozitës, Sali Beris...
ngerci politik ne kosove KOSOVË- Qeveria në detyrë e Kosovës po përballet me kritika për gjoja tejkalim kompetencash n&e...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka lëshuar akuza të forta nga ambientet ...
TIRANË- Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, nga burime diplomatike, ka siguruar këtë dokument nga “International Democracy Union&...
Foto Ilustruese KOSOVË- Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka kërkuar ushtrues së detyrës së presidentit, Albulena Haxhi...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se arrestimi i Ergys Agasit ishte i negociuar nga kryeministri...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar gjatë ditës së sotme dorëheqjen urgjent...
Sali Berisha Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur dyshime mbi mënyrën se si u krye arrestimi i Ergys Agasit, duke pretend...