27 August 2026, 13:10
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar gjatë ditës së sotme dorëheqjen urgjente të Edi Ramës. Në konferencën me gazetarët ditën e sotme, Berisha kërkoi nga ndërkombëtarët që të monitoriojnë procesin e arrestimit të Agasit.
Berisha kërkoi që autoritetet të sqarojnë të gjitha rrethanat dhe që procesi të monitorohet nga Europol, Eurojust dhe institucionet ligjzbatuese të vendeve partnere.
"Por arrestimi i tij është një zhvillim pozitiv në mënyrë të padiskutueshme. Ajo çka PD kërkon, i bën thirrje Europolit, Eurojustit, vendeve partnere të monitorojnë me seriozitetin më të madh këtë proces. Ata kanë legjitimitet të plotë sepse veprimet e Ergys Agasit janë bërë edhe në dëmtim të shtetasve të tyre në territorin e Shqipërisë. Ai kontrollonte çdo person që hynte dhe të gjitha komunikimet. Në këtë kuadër, procesi Agasi mund të tejkalojë çdo proces të zhvilluar gjer sot ndaj bosëve të mafies në Itali, SHBA dhe gjetiu pasi informacionet që ka disponuar Agasi në internet kanë qenë të pakufishme.
Agasi ka qenë një rrezik për NATO-n. Agasi të gjitha të dhënat e sistemit TIMS, ua ka dhënë armiqve të NATO-s dhe kartelit të Troplinëve, midis të tjerash. Ndaj, edhe njëherë thirrja ime për organizatat ndërkombëtare, Europolin, Eurojustin, por edhe agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve partnere, të angazhohen në monitorimin dhe ridimensionimin e e hetimit për Ergys Agasin që është vetë Edi Rama, që ka vepruar në emër të Edi Ramës, që ka në kontroll të plotë Edi Ramën. Dhe e mbyll këtë me thirrjen për dorëheqje urgjente të Edi Ramës, pasi nuk është gjë tjetër, veçse një Agas në karrigen e kryeministrit," tha Berisha./Dosja.al
ergys agasi sali berisha
Politike
27 August 2026, 13:01
I.A
Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur dyshime mbi mënyrën se si u krye arrestimi i Ergys Agasit, duke pretend...
Politike
27 August 2026, 12:51
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë, duke deklaruar se ajo dis...
Politike
27 August 2026, 12:45
I.A
Sali Berisha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të Ergys Agasit, duke e akuzuar atë për lidhje të...
Politike
27 August 2026, 12:29
I.A
KOSOVË- Deputetë të PDK-së dhe AAK-së u përplasën sot me rojet e sigurisë para godinës së Qeverisë s&eu...
Politike
27 August 2026, 07:34
I.A
TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë...
Politike
26 August 2026, 23:26
I.A
Rama, Ahmetaj dhe Agasi
TIRANË- I shumëkërkuari nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të dosjes hetimore për ab...
Politike
26 August 2026, 23:19
I.A
Edi Rama
TIRANË- I shumëkërkuari nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të dosjes hetimore për abuzimet në AKSHI...
Politike
26 August 2026, 21:36
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar përmes një stazusi në rrjetet sociale, pas arrestimi...
Politike
26 August 2026, 18:58
D.S
Gazmend Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të forta pas ven...
Politike
26 August 2026, 15:32
D.S
Glauk Konjufca
KOSOVË- Numri dy i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se partia e tij, Lëvizja Vet&e...