7 February 2024, 19:00
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha risolli në kujtesë mbrëmjen e sotme gjatë fjalimit të tij rëniet dhe ngritjet e Partisë Demokratike me të në krye.
Berisha tha se sot nuk ka president, as edhe kryeministër në botë që mund të thotë për Sali Berishën se ky nuk mund të lahet në ujërat e lumit edhe për të tretën herë.
Ai e cilësoi Partinë Demokratike si parti e misioneve të pamundshme dhe tha se ajo realizon të pamundurën.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Atyre që rasti i viteve ’90 u duket i largët dhe nostalgjik, u them të ndalemi pak në rastin e dytë më të afërt. Rasti i dytë që dua t’u kujtoj ju misionarëve të pamposhtur është hera e dytë që erdhëm në pushtet në vitin 2005. Në atë kohë, sërish situata dukej e pamundur. PD sapo kishte dalë nga periudha e saj më e vështirë në tërë ekzistencën e vet. Për të shmangur një konflikt të gjerë civil që kërkonte të provokonte me çdo kusht rebelimi komunist, PD dorëzoi pushtetin me zgjedhje dhe doli në opozitë.
U vërsulën në të katër anët që ta shqyenin, ta copëtonin, ta fshinin nga faqja e dheut. Pozitat e tona në atë kohë ishin shumë më të vështira se sot. Të themi të vërtetën, në fillim pothuajse e gjithë bota, përveç një miku të çmuar që sot nuk është më, austriakut Alois Mock dhe pas tij edhe miqtë e tjerë, ishin kundra nesh. Të gjithë kërkonin largimin tim, përveçse demokratëve, të cilët për mua ishin bota.
Ju jeni bota! Ju jeni bota për Sali Berishën! Më kujtohet ajo kohë kur mbaja fjalime në oborrin e selisë. Përballë kisha vetëm dhjetëra vetë. Por kisha dhjetëra misionarë. Ndaj atyre u flisja njëlloj sikur të kisha përballë 1 mijë, 10 mijë, 50 mijë vetë. Secili prej tyre ngjallte tek unë frymëzim të pashterrshëm, besim të pakufishëm. Logjika çonte shumë veta të mendonin se PD kishte prekur fundin e saj dhe se fundja ajo kishte përmbushur misionin e saj, kishte përmbysur komunizmin dhe kishte sjellë demokracinë.
Në kancelaritë më të fuqishme të botës, gabimisht më kishin hequr vizë. Në një bisedë në Zyrën Ovale, zyrën më të rëndësishëm të planetit, presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova do shprehej se Berisha e kishte mbështetur fort Rugovën dhe Kosovën. Presidenti Klinton ishte përgjigjur se në ujërat e një lumi nuk mund të lahesh dy herë. Por miq, e shkuara është vetëm prologu.
Në vitin 2005, ata që erdhën me dhunë në pushtet, i përzumë me votën e lirë. Sali Berisha u la për të dytën herë në ujërat e atij lumi dhe sot nuk ka president, as edhe kryeministër në botë që mund të thotë për Sali Berishën se ky nuk mund të lahet në ujërat e lumit edhe për të tretën herë. Por edhe po të dalë ndonjë dhe ta thotë sot, mirë është të bëjë kujdes, se nesër kudo që të jetë ai, në detyrë apo pension, do gjejë veten gabim se do shohë PD-në në pushtet dhe Berishën e tretë një sukses tjetër të ri.
Kjo sepse PD është provuar parti e misioneve të pamundshme. Ajo realizon të pamundurën. Ne realizuam ëndrrën. Ne fituam dhe bashkë me ne fitoi Shqipëria, fitoi kombi, fitoi Kosova, fituan shqiptarët. Fitoi Shqipëria liberalizimin e vizave, fitoi anëtarësimin në NATO, fitoi projekte si Rruga e Kombit, si TAP-i dhe Devolli.
sali berisha
Politike
7 February 2024, 19:02
N.F
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha si çdo mbrëmje ka mbajtur një fjalim para mbështetësve t...
Politike
7 February 2024, 18:57
h.k
Foto ilustruese
ITALI-Pas marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët, një tjetër dakordësi pritet të arrihet mes Shqip&eum...
Politike
7 February 2024, 18:14
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun e tij në Luksemburg, Luc Frieden. Ai theksoi se Frieden &...
Politike
7 February 2024, 18:02
r.ll
gjykata kushtetuese
TIRANË- Gjykata ka vendosur shqyrtimin e kërkesës së opozitës për shfuqizimin e rregullores së re t&...
Politike
7 February 2024, 17:52
r.ll
lulzim basha
TIRANË- Kryetari i vulës së Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, amend...
Politike
7 February 2024, 16:47
N.F
Safet Gjici
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka dalë ditën e sotme para gjykatës ku ka dëshmuar në lid...
Politike
7 February 2024, 16:42
r.ll
flamur noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një deklaratë sot për mediat ka folur për arrestimit ...
Politike
7 February 2024, 16:20
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat gjatë mbledhjes së kryesisë me an&e...
Politike
7 February 2024, 16:00
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka dalë sot para gjykatës dhe ka dhënë deklaratën e tij...
Politike
7 February 2024, 15:50
r.ll
pamje nga kisha
TIRANË- Në Katedralen e Shën Palit në Tiranë fillon mesha, pra liturgjia. Këndohet Laudate Dominum, Lëv...