17 May 2023, 13:38
Nga m.s
Berisha, deklarate per media
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka lëshuar një lum akuzash ndaj kreut të qeverisë Edi Rama për blerje votash. Ai theksoi që në krye të fjalës së tij në selinë blu se me kryeministrin Rama nuk ka zgjedhje të lira. Sipas tij, e gjithë qeveria është shndëruar në një makineri mafioze elektorale. Berisha paralajmëroi se do mbrojë votën e lirë, dhe se në ditët në vijim do i njohë qytetarët me atë që ai e cilësosi si zgjedhje “farsë kriminale e të paprecedentë”. Ai garanton çdo qytetar, se analiza e të gjithë veprimtarisë elektorale të PD-së do të jetë një analizë e plotë dhe e thelluar.
“Ata që besojnë se kjo blerje masive e votës mund të kapërcehet me frymë, mashtrojnë veten. Ata besojnë se Edi Rama bën zgjedhje të lira dhe pranon rotacionin.
Detyrimi për të mbrojtur votën e lirë të shqiptarëve më shtyn të flas para jush: me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira.
Në këto zgjedhje, më shumë se në çdo zgjedhje tjetër në 32 vite, e gjithë qeveria qendrore, e gjithë qeveria vendore, u shndërruan në një makineri mafioze elektorale.
Përballë garonin 61 kandidatë, në 61 bashki të vendit, të cilët u votuan nga 510 mijë qytetarë dhe patën zero financime nga financat publike të narkoshtetit shqiptar.
Ata të cilët injorojnë këtë realitet, si realitet të papajtueshëm me çdo standard të votës së lirë, ata janë anëtarë të mafies së narkoshtetit ose kanë probleme me veten e tyre.
Unë do mbroj votën e lirë!
Për rikujtesë, pas ardhjes në pushtet në vitin 2005, në zgjedhjet e vitit 2009, firmosa një vendim ku ndaloja të gjithë zyrtarët, përfshi kryeministrin, që të përdorin për fushatë mjete apo burime zyrtare. Ambasadorja Glover kryesonte vëzhgimin e zgjedhjeve të vitit 2009. Ajo shkruan se ky urdhër i kryeministrit u zbatua plotësisht.
Unë në vazhdim do ju njoh ju me të gjithë aspektet e tjera të kësaj farse kriminale të paprecedent.
Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka dhe këtë çdo shqiptar që dëshiron ose beson se shteti ligjor, se ekonomia e tregut, se e ardhmja garantohen vetëm me votën e lirë, duhet të bëjë gjithçka për të larguar këtë armik të votës së shqiptarëve.
Duke thënë këto, garantoj çdo demokrat dhe çdo qytetar, se analiza e të gjithë veprimtarisë elektorale të PD-së do të jetë një analizë e plotë, e thelluar, pa asnjë hezitim, në përputhje me të gjitha normat që kemi", tha Berisha.
zgjedhjet lokale 14 maj 2023 sali berisha edi rama
Politike
17 May 2023, 13:25
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nënkuptuar se nuk do japë dorëheqjen. Ditën e sotme, tek...
Politike
17 May 2023, 13:23
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka akuzuar qeverinë se ka...
Politike
17 May 2023, 13:06
m.s
Rama duke puthur ne balle kryeministrin e Luksemburgut
ISLANDË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Samitin e katërt të K...
Politike
17 May 2023, 12:53
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta u takua përreth një orë me kryedemokratin Sali Berisha n&eum...
Politike
17 May 2023, 12:48
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Pas përfundimit me takimin në selinë blu me kryedemokratin Sali Berisha, kryetari i Partisë së Lirisë ...
Politike
17 May 2023, 12:29
Rama në Samitin e Liderëve të Këshillit të Europës
ISLANDE- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Samitin e L...
Politike
17 May 2023, 11:08
A.B
Igli Cara
TIRANË- Igli Cara, kandidati për Bashkinë e Durrësit ka reaguar pas humbjes ndaj Emirjana Sakos. Nëpërmjet një...
Politike
17 May 2023, 10:39
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar mëngjesin e sotëm në selinë e Partisë Demokrat...
Politike
17 May 2023, 10:25
A.B
Christiane Hohmann
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann ka theksuar se administrata publike ka një r&...
Politike
17 May 2023, 10:03
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, ka ironizuar opozitën, e cila ka ak...