4 April 2025, 19:04
Nga r.ll
takimi
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama ka 3 javë që nxjerr një pasaportë biometrike të prodhuar sipas tij nga qeveria e mëparshme. Berisha tha se Rama e prezanton këtë si pasaporta europiane.
Ai tha se në BE, Shqipëria nuk mund të integrohet si vendi ku pensionet janë 140-150 euro, ku burgosen politikisht drejtuesit e opozitës, apo si vendi që eksporton kriminalitet. Berisha u shpreh se e vetmja forcë politike që ka faktuar se është serioze dhe e suksesshme në proceset intergruese është PD.
"Miq, ky njeri, të rinjtë i kanë vënë memen e fundit: meme e gjallë, dhe bravo u qoftë se ua kanë gjetur. Ky njeri që nuk që nuk lë gje pa gënjyer. Tani, ka 3 javë që nxjerr një pasaportë biometrike të prodhuar nga qeveria e mëparshme, dhe u thotë ja, pasaporta europiane. Kjo parti qendroi në pushtet 20 vjet, dhe në mënyrë absolute nuk ka regjistruar një akt të vetëm madhor në procesin e integrimit.
PD e anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës. Këta thërrisinin se, molla nuk është pjekur, në atë kohë, ju kujtohet. PD natërasoi Shqipërinë në NATO. Edi Rama protestonte me portretet e Enver Hoxhës, atë ditë që Shqipëria anëtarësohej në NATO në shesh. Komisioni Europian prpozoi Shqipërinë për statusin e kandidatit. Ai bllokonte 3 ligjet në parlament për këshilltarët e Fierit. Parlamenti Europian miratoi heqjen e vizave për shqiptarët. Ai dërgonte emaile se 800 mijë shqiptarë do u dynden në Bruksel.
Pse po i them këto? Po i them këto se, në qoftë se ka një parti që ka ADN-në e integrimit, kjo është PD-ja. Po PD-ja e integrimit nuk e imagjinon kurrë se mund të integrojë Shqipërinë si vend i burgosjeve dhe arrestimeve politike. Jo, Shqipëria nuk mund të integrohet kurrë si vend i tillë. PD nuk e imagjinon kurrë që të mund të integrojë Shqipërinë si një vend i torturës masive. A e dini ju miq, se sot në burgjet e Shqipërisë 70% e 6200 të burgosurve janë në paraburgim, janë persona të padënuar. Në parim e Kushtetutës së Shqipërisë, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, të Kartës së Organizatës së OKB, ata janë të pafajshëm. Dhe ata mbahen aty, në super kushte çnjerëzore, torture të vërtetë.
Jo, Shqiëpria nuk mund të ecë në këtë mënyrë drejt BE. Por, t’u them edhe njgjë tjetër ju. Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me pensionistë që marrin 140 euro, 150 euro. Nuk ecet. E kanë edhe këtë kriter. Nuk e shpallin. Por e kanë ata edhe këtë kriter. Edhe, e kanë me të drejtë. Ua jap plotësisht të drejtë. Shqipëria, nuk mund të ecë drejt BE duke eksportuar krim dhe kriminalitet, duke dhunuar zgjedhjet e lira. Pra, të gjitha këto janë vetëm mashtrime të Edi Ramës. Në qoftë se, ka një forcë politike që është faktuar se është serioze dhe e suksesshme në proceset intergruese, kjo është PD.", tha Berisha.
sali berisha
Politike
4 April 2025, 18:58
r.ll
takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në tre muajt e parë të qeverisjes do vendoset minimumi jetik 2...
Politike
4 April 2025, 18:54
A.Ll
Godina e Keshillit te Ministrave
TIRANË - Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond shtesë prej 150 milionë lekësh për ...
Politike
4 April 2025, 18:51
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e njësisë n...
Politike
4 April 2025, 18:10
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar tu përgjigjet komenteve të qytetarëeve që i shkruajnë në rrjetet sociale. R...
Politike
4 April 2025, 18:27
r.ll
takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama po kërkon një mandat tjetër të pasu...
Politike
4 April 2025, 18:17
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sot se shtylla e tretë kryesore e programit të PD-...
Politike
4 April 2025, 17:49
r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me banorët e njësisë numë...
Politike
4 April 2025, 16:46
N.F
Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij në ...
Politike
4 April 2025, 16:36
r.ll
luan baci
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij n&eu...
Politike
4 April 2025, 15:21
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Qeverisë së Kosovës po i bëhet thirrje për heqjen e tarifave që kanë qenë të vend...