14 June 2022, 20:02
Nga I.A

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e së martës një tryezë diskutimi me mjekët për të folur mbi problematikat në sistemin shëndetësor. Berisha u shpreh se ligji i parë që ndryshoi qeveria e Ramës kur erdhi në pushtet është ai për ndalimin e importit të ilaçeve që nuk tregtohen në BE.
Kreu i PD tha se kanë vendosur ligjin që në Shqipëri do hynin ilaçe që tregtohen vetëm ne vendet e BE, pasi ishin të sigurta. Sipas ish-kryeministrit ligjin e hoqi Vilma Nushi për të cilën tha se përfaqësonte ndërmarrjen farmaceutike publike të Beogradit. Sakaq, kreu i selisë blu deklaroi se Vilma Nushi nuk është gje tjetër veçse një oligarke.
"Ligji i parë që ndryshoi qeveria e Ramës kur erdhi në pushtet është ai për ndalimin e importit të ilaçeve që nuk tregtohen në BE. Vilma Nushi e hoqi, përfaqësonte ndërmarrjen farmaceutike publike të Beogradit dhe duhet të futeshin ilaçet serbe që nuk futeshin dot, sepse nuk kishin standarde për tu tregtuar në BE. U hoq ligji dhe Vilma Nushi u shndërrua në oligarkun, pastaj mori edhe check up-in. Shpreh para jush bindjen time të thellë se kushti i të gjitha kushteve për t’i dhënë një përgjigje problematikave të mëdha të mjekëve është angazhimi i bluzave të bardha në një lëvizje të fuqishme kundër kësaj qeverie. Një punonjëse bashkie, na bëhet ministre. Dhe kjo ministre, dhe letrat higjienike i blen me tender sekret. Prandaj nuk rriten rrogat tuaja. Janë me dokumente të gjitha këto. Kjo ministre, porosit 50 respiratorë kur ato ishin aparate jetëshpëtimi. Erdhën 5 nga 50. Edhe sot nuk ka paguar asgjë për atë që bëri. Sepse është mik i qeverisë dhe ministres," tha Berisha.
sali berisha berisha tryeze me mjeket
Politike
14 June 2022, 19:45
F.M
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e së martës një tryezë diskutimi me mjekët për të folur mbi p...
Politike
14 June 2022, 19:42
Mjeku i njohur Alban Harxhi bëri thirrje nga tryeza e organizuar nga Partia Demokratike me bluzat e bardha, për t'i dhënë fund largimit t&eu...
Politike
14 June 2022, 19:36
F.M
TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka ironizuar udhëtimin e kryeministrave të Shqipërisë Edi Ram...
Politike
14 June 2022, 19:29
I.A
Gezim Xhepa
TIRANË- Mjeku Gëzim Xhepa tha se ajo që ka marrë kolpon kryesore për problematikat në sistemin shë...
Politike
14 June 2022, 19:10
I.A
Lida Shosha
TIRANË- Mjekja e njohur Lida Shosha akuzoi ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj për futjen në treg të me...
Politike
14 June 2022, 18:34
I.A
Fatos Kadeshi
TIRANË- Mjeku Fatos Kadeshi ka deklaruar se në vendin tonë duhet që të krijohet një institucion për kontro...
Politike
14 June 2022, 18:29
I.A
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se sistemi shëndetësor është shumë larg parametrave dhe obje...
Politike
14 June 2022, 18:23
I.A
Pamje nga tryeza
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një tryezë bisedimi me mjekët. Tryeza ka për ...
Politike
14 June 2022, 18:03
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se bordet e çmimeve janë...
Politike
14 June 2022, 18:05
F.M
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se Bordi i Transparencës nuk e ka përmbushur punën e tij për çmimin...