20 March 2025, 13:59
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me banorët se njësisë 8 në Tiranë. Berisha tha nuk do të ketë urbanizim përpara legalizimit të pronës. Ai shtoi se garanton pronarët e tokës së zënë se ata do dëmshpërblehen me vlerë tregu nga qeveria.
"Po, ne do bëjmë të drejtën siç është për t’u bërë. Së treti, nuk do ketë urbanizim para legalizimit. Do ketë legalizim para urbanizimit. Se këta me këtë punë e bllokuan procesin. Ne do e legalizojmë dhe pastaj askush nuk e pengon rrugën aty ku duhet të kalojë", tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur miq, të dashur drejtues dhe kandidatë të PD. Së pari u përshëndes përzemërsisht dhe shpreh kënaqësinë që u takoj sot për të diskutuar me ju çështje thelbësore të programit tonë për qytetarët shqiptarë. Xhonatani erdhi dje në zyrë dhe më paraqiti këtë dokument të hartuar bashkë me ju për t’i dhënë përgjigje një prej problemeve më të rëndësishme që ju keni dhe zvarritet në kalendar për shkak të burokracisë, korrupsionit dhe faktorëve të tjerë. E lexova, i thashë që unë e firmos që tani këtë. I thashë do shkojmë ne atje dhe do i takojmë dhe do e firmosim në prani të tillë.
E kam shprehur edhe në takime të tjera, të gjithë ata që kanë marrë dokumentet me të cilat kjo qeveri e mban peng dokumentin përfundimtar të legalizimit dhe legalizimi do shpallet pa asnjë akt, pa asnjë pagesë. Së pari. Së dyti, garantoj pronarët e tokës së zënë se ata do dëmshpërblehen me vlerë tregu nga qeveria. Po, ne do bëjmë të drejtën siç është për t’u bërë. Së treti, nuk do ketë urbanizim para legalizimit. Do ketë legalizim para urbanizimit. Se këta me këtë punë e bllokuan procesin. Ne do e legalizojmë dhe pastaj askush nuk e pengon rrugën aty ku duhet të kalojë.
Ne ndërtuam 11.300 kilometra rrugë dhe në mënyrë absolute kemi pasur vetëm një protestë te Shkolla Teknologjike. I thashë ministrit që do shpronësohen me tarifa tregu. U ul me ta dhe protesta u ndërpre. E treta, qesharake bonuset për qiratë. I prish shtëpinë, e vendos në një ndërtesë dhe u jep gjysmën e qirasë. Do e paguash të plotë qiranë me çmim tregu. Në qoftë se veprohet në këtë mënyrë qytetarët kanë besim tek qeveria dhe ligji. Në radhë të parë kanë besim tek e drejta që këta nuk dhunohen në mënyrë të padrejtë. Unë u garantoj ju se këto pika të përcaktuara bashkërisht, këto firmosen këtu para jush nga Sali Berisha dhe do të jetë një nga aktet e para të qeverisë.
sali berisha
Politike
20 March 2025, 14:00
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me banorët se njësisë 8 në Tira...
Politike
20 March 2025, 13:52
B.Z
SPAK
TIRANË - Porkuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim deputetin demokrat Qani Xhafa i cili akuzohet pë...
Politike
20 March 2025, 13:25
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Një deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mes Kosovës, Shqipërisë dhe...
Politike
20 March 2025, 13:16
M.B
Elisa Spiropali
STRASBURG- Kryeparlametarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë dhe ka mbajtur fjalën në Konferencën e Kry...
Politike
20 March 2025, 12:50
B.Z
Dashnor Sula
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i cili mbeti jashtë listave të kësaj force politike dhe më...
Politike
20 March 2025, 12:46
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë në një takim të veçantë të organizua...
Politike
20 March 2025, 12:44
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë në një takim të veçantë të organizua...
Politike
20 March 2025, 12:35
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga marrja në pyetje e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Eri...
Politike
20 March 2025, 12:33
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë në një takim të veçantë të organizua...
Politike
20 March 2025, 12:26
M.B
Ministrat e Mbrojtjes, ai i Shqipërisë, Pirro Vengu, ai i Kosovës, Ejup Maqedonci dhe kroat, Ivan Anušić
BALLKAN- Beogradi dhe P...