LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama dhe Olsi, peshkaqenë të pamëshirë, fusin hundët në çdo vjedhje të madhe në këtë vend

Berisha tha se Veliaj u martua me paratë publike, por Rama i ka dhënë vëlla të tij Olsit, sipas ish-kryeministrit, dhuratë 37 mijë metër katrorë tokë për bizneset e tij. 

7 May 2024, 20:37 Nga M.B
Berisha: Rama dhe Olsi, peshkaqenë të pamëshirë, fusin
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot gjatë fjalës së tij, duke iu drejtuar Kryeministrit Edi Rama, se kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me drejtorët e tij ndan tendera dhe dhjetëra milionë euro. Berisha tha se Veliaj u martua me paratë publike, por Rama i ka dhënë vëlla të tij Olsit, sipas ish-kryeministrit, dhuratë 37 mijë metër katrorë tokë për bizneset e tij. Ai shtoi se Rama ka vendosur në arrest Jamarbër Malltezin sepse ka marrë 410 metër tokë trashëgimi nga gjyshërit e tij të pushkatuar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama, shqiptarët kanë dëgjuar për zonjën Harabel, që bënte ekspozita në plehrat e Sharrës me paratë e djegësve, Velicën e Erion Vegliajt. Po kanë memorie, pallatin në pajë 5-katësh në sheshin e pallateve, në kundërshtim me ligjin, pa asnjë faturë tatimore, bankare, doganore, ndërtimore. Është aktakuzë e tmerrshme për ty si gjobaxhiu më i shpifur i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Edi Rama, është e vërtetë se Erion Veliaj me soj e sorollop bashkë me drejtorët e tij ndan tendera, ndan dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Por mos harro se vetëm baxhanaku yt Fagu ka marrë së paku 120 tendera nga pushteti yt. Vërtet Erion Veliaj u martua me paratë publike, por Edi ti i ke dhënë vëlla Olsit dhuratë 37 mijë metër katrorë tokë për bizneset e tij. Ti vërtet u the edhe ata hajdutë janë, të shpifur janë, hajdutë si ata nuk ka parë Shqipëria, por kryehajdut si ti nuk ka Europa.

Edi Rama, ke vendosur në arrest Jamarbër Malltezin sepse ka marrë 410 metër tokë trashëgimi nga gjyshërit e tij të pushkatuar. Kurse ti nga ajo tokë ke plaçkitur 1500 metër me Bolinon tënd pikërisht nga ajo tokë.
Kurse ti mohon familjarin tënd, mohon thjeshtrën, vajzën e familjes, e cila në pushtetin tënd fiton me dhjetëra tendera. Dhe ligji të detyron ty o kryehajdut të deklarosh qindarkë për qindarkë fitimet e saj. Nuk ke deklaruar asnjë prej tyre.

Edi Rama, vërtet i bëre të djersijnë, i nxive dhe i sterrose hajdutët si në shpellën e Ali Babasë sot, falë atyre burrave dhe grave të guximshëm që përmbysin barrikadat. Dhe u përpoqe të bësh edhe krahasime. Të paraqitesh si luftëtar, të fshihesh pas fustanit të Olta Xhaçkës. Nuk ke turp, u flet atyre sikur të kesh veshgjatë përpara, por shqiptarët të dinë se kush je ti.

A nuk je ti që mban në parlament deputeten që në shkelje të Kushtetutës ka marrë publike me dokumente të falsifikuara në Himarë? E mbron sepse je bashkëaksionar me ta. Ti dhe Olsi jeni peshkaqenë të pamëshirë, keni futur dhe fusni hundët në çdo vjedhje të madhe në këtë vend. Nuk shpëton dot ti!

sali berisha

Sondazh

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...