4 March 2026, 13:40
Nga D.S
Salil Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama, po devijon orientimin kryesor 33-vjeçar të shqiptarëve drejt Europës. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se Shqipëria e ka pasur dhe e ka jetik procesin e integrimit në BE.
Kreu i Opozitës,u bëri thirrje qytetarëve të përmbushin detyrimin ndaj dinjitetit të tyre që të mos pranojnë të qeveriset nga një 'padrino' që sipas tij, po asgjëson drejtësinë.
'Shqipëria, më shumë se çdo vend tjetër, duhet ta pranojmë, e ka pasur dhe e ka jetik procesin e integrimit. Kemi pasur një të shkuar tmerrësisht të dhimbshme. 500 vjet në Perandorinë Osmane. Pastaj në diktaturën staliniste oruelliane. Pra, de facto që nëse ka pasur një pjesë territori të Europës të shkëputur nga Europa për shekuj, ka qenë Shqipëria. Nuk mund ta mohojmë këtë ne, çfarë do të thotë se është interes jetik për vendin të mbyllë procesin e integrimit. Ta mbyllë mbi bazë meritash, merita të zbatimit të ligjeve, Kushtetutës dhe standardeve dhe kritereve evropiane për qytetarët shqiptarë. Pra, hyn në një stad të ri, hyn në një fazë të re veprimi kundër shqiptarëve i regjimit të Edi Ramës. Jo vetëm veten e nxjerr mbi ligjin, por tani devijon edhe orientimin kryesor 33-vjeçar të shqiptarëve drejt Europës.
Dhe e bën këtë pa pyetur asnjë njeri. Pa pyetur asnjë institucion sepse ndjehet patron siç është i të gjithë infrastrukturës së narkoshtetit. Kjo dëshmon se jemi në një kohë shumë të vështirë, në një kohë kritike për vendin. Por, jemi edhe më të vendosur se kurrë që qytetarët shqiptarë t’i dalin zot vetes dhe të marrin fatet e tyre në dorë. Ftoj çdo qytetar të përmbushë detyrimin e tij ndaj vetes, ndaj dinjitetit të tij, personalitetit të tij. Nuk mund të pranojë kurrë një njeri i qytetëruar, një njeri i përgjegjshëm të qeveriset nga një padrino që asgjëson drejtësinë, që e vjedh dhe pastaj i thotë vjedhja nuk është krim. Është për qytetarin, por jo për shtetarin,' tha Berisha./Dosja.al
sali berisha edi rama
Politike
4 March 2026, 13:35
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Rama po gjen zgjidhje në Beograd te Vuçiçi...
Politike
4 March 2026, 13:10
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me ndryshimet e njëanshme t&eum...
Politike
4 March 2026, 13:03
D.S
Ted Blushi
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë ka dorëzuar sot një projektligj që parashikon pezullimin e...
Politike
4 March 2026, 12:49
I.A
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar vazhdimisht që nga fillimi i viteve ’90 se Irani ë...
Politike
4 March 2026, 12:19
I.A
Tomor Dosti
TIRANË- Ish-deputet i Partisë Demokratike dhe një figurë e njohur e politikës shqiptare Tomor Dosti ka ndërruar j...
Politike
4 March 2026, 11:51
I.A
TIRANË- Në prag të seancës për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Albin Kurti pritet të zhvillojë edhe sot takime të...
Politike
4 March 2026, 10:56
I.A
Takimi
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Kroacisë, Z...
Politike
4 March 2026, 10:38
D.S
Pas një ngërçi dymujor, palët politike u rikthyen në tryezën e reformës zgjedhore në mesin e muajit shkurt, me nj&eu...
Politike
4 March 2026, 07:51
D.S
Besian Mustafa
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti Besian Mustafa tha se ende nuk ka marr&e...
Politike
3 March 2026, 22:58
E. D
KOSOVË- Numrat, afatet dhe mungesa e konsensusit kanë kthyer çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës në nj&eu...