LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama mohoi edhe vajzën e tij, imagjino çfarë u bën shqiptarëve! Do bëjmë gjithçka për përmbysjen e tij

Po ashtu kryedemokrati theksoi se do të bëjnë çdo gjë për përmbysjen e regjimit të tij.

13 December 2023, 17:47 Nga I.A
Berisha: Rama mohoi edhe vajzën e tij, imagjino çfarë u
Sali Berisha

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar takimin e radhës në Shkodër me qytetarët dhe demokratët, në kuadër të turit ‘Opozita në Aksion’. Gjatë fjalës së tij nga Shkodra Berisha tha se kur Rama mohoi edhe vajzën e tij, imagjino çfarë u bën shqiptarëve. Po ashtu kryedemokrati theksoi se do të bëjnë çdo gjë për përmbysjen e regjimit të tij.

"Ne sot jemi në një alternativë më të vështirën që kemi qenë në tërë ekzistencën tonë. Shkodrën, kur e humbën njëherë, e humbën për gabimin tonë. Se ai që fitoi, e përfaqësonte qytetin. Si e përfaqësonte? Me traditën familjare, me vuajtjet e tij, me qëndrimin e tij. Ai ka qenë një leksion shumë i fortë që Shkodra i dha PD-së. Kurse kësaj here, Edi Rama përdori të gjithë fuqinë e narkoregjimit të tij për të rrëmbyer votën e qytetit të Shkodrës. Pas rrëmbimit të votës, Edi Rama nuk ndalet në asgjë. Sot ai ka pushtet në dorën e tij më shumë se Ramiz Alia në vitin 1990. Nuk ndalet! Tani, meqenëse mori pushtetin, e rrëmbeu, tani do u rrëmbejë edhe këto të drejta kushtetuese deputetëve të parlamentit. Ato të drejta kushtetuese në parlament nuk janë personale, ato janë tuajat. Ajo e drejtë kushtetuese për të krijuar komisione hetimore parlamentare, është e drejta juaj për të ushtruar sovranitetin si njerëz sovranë. Dhe sovraniteti i brendshëm nuk është asgjë tjetër veçse e drejta juaj për të kontrolluar pushtetin e qeverisë. Dhe ai pikërisht këtë nuk e lejon. Nuk lejon ai të kontrollohet për konfliktin e interesit sepse ai ligj është thyer prej tij me dhjetëra dhe qindra herë.

A u përfaqësojmë ne ju në atë sallë, nëse nuk guxojmë t’i themi se thjeshtra jote po fiton dhjetëra tendera duke përdorur pushtetin tënd, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën? A duhet të jemi ne të vërtetë me ju apo duhet të tërhiqemi? Ne nuk duhet të tërhiqemi për sa kohë u përfaqësojmë ju. Cili qe reagimi i tij? Pasi deklaroi se nga familja ime nuk ka fituar asnjë njeri nga fondet publike, të nesërmen ia rreshtova me dokumente. Çfarë bëri? Si e zgjidhi? Familja ime, tha, përbëhet nga dy djemtë, bashkëshortja dhe unë vetë. Mohoi vajzën. A mund të imagjinoni një njeri që mohon vajzën e tij se çfarë mund të bëjë për ty dhe shqiptarët? Pra, ndalem në këtë rast për të kuptuar se çfarë po ndodh në parlament. Ajo betejë që bëjmë ne aty është betejë për të drejtat tuaja kushtetuese. Por ai e kuptoi tani, ai e pa se mori fund kontrolli i opozitës. Ai e pa se do të përballet çdo ditë me një opozitë të vërtetë. Ai e pa se kjo opozitë ka vendosur të mos mashtrojë më shqiptarët dhe t’u thotë se do fitojë zgjedhjet dhe t’u thotë të vërtetën se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Dhe pa përmbysur Edi Ramën, ne do mbetemi në diktaturë dhe do bëjmë gjithçka për të përmbysur atë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin