30 June 2022, 19:17
Nga F.M

TIRANË- Keqqeverisja e Edi Ramës ishte kryefjalë e takimit të kryedemokratit Sali Berisha me gratë e LDGSH. Në fjalën e tij, Berisha tha se Edi Rama ka vendosur monizmin e plotë ndërsa shtoi se ai është në krye të qeverisë me vota të vjedhura.
Kreu i PD përmendi edhe ish-kryetarin e PD, për të cilin deklaroi se "nëse do bënte thirrje për protesta pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama nuk do ishte duke qeverisur". Por, shtoi Berisha, Lulzim Basha u mor me zgjedhjet dhe karrigen e tij.
“Kemi një qeveri që ka vendosur monizmin e plotë. Rama në votimin për Presidentin me mandate të grabitura, nëpërmjet patronazhistëve, bandave, nëpërmjet blerjes së votës por mbi të gjitha me përdorimin total të institucioneve shtetërore në funksion të fushatës elektorale. Në zgjedhjet e 25 prillit si kurrë më parë, në fushatë u angazhuan të gjitha isntitucionet dhe potenciali financiar e njerëzor i shtetit, çka e bën fushatën dhe zgjedhjet të pavlefshme.
Kemi të bëjmë me një pushtet që ka dalë nga zgjedhje të dhunuara. Nëse ish-kryetari i PD të nesërmen e zgjedhjeve ose të pasnesërmen do u bënte thirrje demokratëve të mbushin sheshet, ato zgjedhje nuk legjitimoheshin. Ai u mor me zgjedhjet e tij. Kemi një pushtet të dalë nga vota e dhunuar, pushtet i cili me një parti që akumuloi nga viti në vit, sot ka 100 për qind të pushtetit”, tha Berisha.
sali berisha lulzim basha
Politike
30 June 2022, 18:49
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka prekur sërish krizën e bujqësisë si dhe rritjen e çmimeve t&eu...
Politike
30 June 2022, 18:53
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh gjatë një takimi me forumin e gruas, se politikat zyrtare t&...
Politike
30 June 2022, 18:53
F.M
Pamje nga mbledhja
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vlerësoi rolin e grave në rithemelimin e PD. Gjatë një...
Politike
30 June 2022, 18:45
F.M
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli gjatë takimit me anëtaret e forumit të gruas, edhe për protestën e thirr...
Politike
30 June 2022, 18:40
F.M
Shqipëri-BE
TIRANË- Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të mbahet ditën e enjtë, më 7 kor...
Politike
30 June 2022, 18:17
I.A
Kuvend
TIRANË- Akti normativ për kompensimin e biznesve që ndërtojnë vepra publike është miratuar në Kuvend, ...
Politike
30 June 2022, 18:07
F.M
Charles Michel, Edi Rama dhe Emmanuel Macron
TIRANË- Ky është shansi i fundit, nuk ka tjetër! Pritet vetëm “ok” nga Ma...
Politike
30 June 2022, 17:40
F.M
PD
TIRANË- Partia Demokratike ka ripublikuar listën e grupit të punës për qarkun e Dibrës, gjë që nuk u lexua n&eum...
Politike
30 June 2022, 17:24
F.M
Vangjel Dule
TIRANË- Deputeti Vangjel Dule ka akuzuar qeverinë se mbështet oligarkët dhe se nuk pyet për qytetarët. Nga folto...
Politike
30 June 2022, 17:20
F.M
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka justifikuar daljet e tezave të provimeve të maturantëve me avancimin e teknologji...