6 October 2026, 12:16
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda lidhur me biznesmenin Roni Yeffet, pas kontrolleve të kryera nga SPAK në banesën e tij. Duke folur në konferencë për mediat, Lideri i opozitës tha se Yeffet, gjatë kontrollit në banesë, ishte i fandaksur dhe se, sipas një denoncimi nga një qytetar dixhital, Yeffet kishte telefonuar të paktën katër herë kryeministrin Edi Rama dhe tre herë Linda Ramën, por nuk kishte marrë përgjigje.
Berisha e lidhi situatën me akuzat e tij të mëparshme për trafikun e armëve dhe marrëdhëniet mes Yeffet, kompanisë KAYO dhe qeverisë.
"Armët dhe droga, droga dhe armët janë binjakë të trafiqeve kriminale dhe ilegale. Të dhëna të pakundërshtueshme faktojnë se Padrinoja apo kreu i narkoshtetit, Edi Rama, është kujdesur në maksimum që fitimet e tij të kenë si burim tregtinë e armëve, kontrabandën e armëve. Historia e të famshmit Roni Yeffet është histori personale e Edi Ramës. Ky personazh i implikuar në një mori aferash mafioze korruptive si përfaqësues i Edi Ramës, u kontrollua para pak ditësh në banesën e tij nga organet ligjzbatuese. Qytetari dixhital informoi se nga kontrolli ai mbeti i fandaksur se nuk e besonte kurrë. Por ajo që ka më shumë rëndësi është se ai gjatë kontrollit mori të paktën 4 herë në telefon Edi Ramën dhe tre herë Linda Ramën, por në telefon nuk iu përgjigj njeri. Sidoqoftë, këto janë çështje të drejtësisë dhe do i verifikojë drejtësia," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
6 October 2026, 11:51
E. D
pamjet
KOSOVË- Qytetarët kanë nisur të mblidhen para Kuvendit të Kosovës, pasi në orën 12:00 ata kanë pa...
Politike
6 October 2026, 11:35
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës ...
Politike
6 October 2026, 11:19
I.A
Ines Nurja
TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Statistikave në PD Ines Nurja ka reaguar pas shtyrjes së radhës të Cens...
Politike
6 October 2026, 10:45
E. D
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka emëruar nga qelia dy nënkryetarë të rinj. Bëhet me dije se kryebashkiaku i ...
Politike
6 October 2026, 10:39
E. D
Albulena Haxhiu
KOSOVË- Kosova ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin e ri. Nëse Kuvendi dështon ta bëjë k&...
Politike
6 October 2026, 10:25
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Në Bruksel prej orës 9:00 është mbledhur grupi i punës COELA për të shqyrtuar Kapitullin 20 &ld...
Politike
6 October 2026, 07:54
E. D
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Gjyk...
Politike
5 October 2026, 22:50
E.d
Toni Gogu
TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka folur për ndryshimin në Kodin Penal, që lidhen drejtpërdrejt dhe ...
Politike
5 October 2026, 22:40
E.d
Pamje
PRISHTINA- Deputetë të dy partive opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca, kanë dalë në sheshet...
Politike
5 October 2026, 22:30
G.M
kuvendi
TIRANË- Deputeti socialist i Lezhës Ermal Pacaj, është përballur me një situatë të pazakontë gjatë...