30 October 2024, 14:43
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisw Demokratike Sali Berisha është shprehur se opozita ka ezauruar vetëm 2 nga 77 mënyrat e mosbindjes civile. Gjatë deklaratës për mediat, Berisha theksoi se opozita është e vendosur që të fitojë betejën për qeverinë teknike dhe rikthimin e votës së lirë për shqiptarët.
"Së dyti të krijojë qeverinë teknike. Të rikujtoj se kemi ezauruar vetëm 2 nga 77 mënyrat e mosbindjes civile. Kemi 75 mënyrë të tjera dhe do përshkallëzohen si në impakt dhe në kohë, si në destinacione ashtu dhe në revoltë dhe në zemërim. Prandaj krijo qeverinë teknike! Shqiptarët të sfidojnë! Pse ke frikë Edi Rama? Krijo qeverinë teknike, dhe të shohim kush i fiton zgjedhjet! Të shohim kë do votojnë pensionistët që i mashtrove. Të shohim kë do votojnë biznesmenët që i lakon hajdutë. Të shohim kë do votojnë rinia që i cilësoni me epitetet më fyese dhe i përzë nga Shqipëria. Të shohim kë do votojnë mjekët që i akuzon për krime ndaj njerëzimit. Të shohin kë do votojnë familjarët, që sot i kanë shtëpitë bosh se ju përzure fëmijët e tyre nëpër botë.
Ja pse ka frikë Edi Rama nga vota e lirë. Ja pse nuk e do qeverinë teknike. Por qeveria teknike nuk është më kërkesë e opozitës. Është kusht. Ne qeverinë teknike do ta arrijmë. Thonin se është e pamundur që Partia Demokratike të bashkohej. Thonin se është e pamundur që Partia Demokratike të marrë flamurin e saj.
Thonë sot, se qeveria teknike është e pamundur. Por ashtu siç fituam çdo betejë deri më sot, ju garantoj se do të fitojmë çdo betejë sot dhe në të ardhmen.
Ne opozita jemi të vendosur tu rikthejmë shqiptarëve votën e lirë, sepse sot opozita është në këmbë. Çdo opozitar e kupton, se është më mirë 7 muaj sakrifica, deri në zgjedhjet e ardhshme, se sa 4 vite të tjera me Edi Ramën. Sot çdo opozitar e kupton, se ne jemi shpresa e fundit e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Prandaj sa të fitojmë betejën për qeveri teknike, Partia Demokratike niset pa frena drejt fitores së saj më të thellë, në historinë e saj si forcë politike. Shqipëria niset pa frena në drejtimin e begatisë, dukë lënë mbrapa mynxyrrën e Rilindjes," tha Berisha.
sali berisha
Politike
30 October 2024, 14:37
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisw Demokratike Sali Berisha është shprehur se po të lexosh raportin e fundit, të projektit bot&eu...
Politike
30 October 2024, 14:32
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partia Demokratike Sali Berisha ka shprehur mirënjohjen e tij më të pakufishme, për qëndrestar&eu...
Politike
30 October 2024, 14:27
I.A
Jola Hysaj
TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj ka publikuar mesazhet ku i k&eu...
Politike
30 October 2024, 14:14
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ndalë me një deklaratë të përbashkët në lid...
Politike
30 October 2024, 14:07
M.B
Foto nga protesta
TIRANA- Pas protestës së ditës së djeshme të opozitës në disa nga akset kryesore të vendit, ...
Politike
30 October 2024, 14:01
M.B
Foto nga protesta
LEZHA- Pas tubimit të djeshëm, policia vendore e Lezhës mësohet se ka proceduar në gjendje të lirë...
Politike
30 October 2024, 13:48
I.A
Komisioni Evropian
TIRANË- Komisioni Evropian ka publikuar progres-raportin për vendet aspirante për Bashkimin Evropian. Në raport...
Politike
30 October 2024, 13:35
M.B
Fatmir Mediu
TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas daljes nga GJKKO, ka deklaruar se procesi është ndërtuar n&e...
Politike
30 October 2024, 13:15
ZH.LL
Deputeti Bujar Çela në SPAK
TIRANË- Deputeti i PS, Bujar Çela është pyetur ditën e sotme në SPAK për ...
Politike
30 October 2024, 13:21
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike votoi kundër rezolutës së propozuar në mbledhjen e Komitetit ...