28 June 2024, 20:41
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se ditën e sotme me publikimin e të dhënave të censusit, u faktua ajo që PD ka paralajmëruar, manipulimin e tmerrshëm të shifrave të regjistrimit të popullsisë nga Edi Rama. Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’, tha se Rama nuk ka asnjë kod moral ndaj vendit dhe kombit të tij.
"Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të pamposhtur të dinjitetit, shpresës, besimit dhe fitores së shqiptarëve. Një mirënjohje të pakufishme ndaj jush dhe nderimin më të madh. Mirënjohje të pakufishme oratorëve të kësaj platforme të të vërtetave të mëdha të shqiptarëve. Miqtë e mi, sot po lexoja një shkrim të një puthadori të Edi Ramës, i cili shkruante: u trondita shumë dhe më erdhi keq që nuk e kisha ditur më parë letrën e të ndjerës, mësueses Ina Kasimati. Në një kohë kur ajo letër është lexuar në këtë platformë dhe ka tronditur mbarë vendin.
Por jo veshëmbyllurit e Edi Ramës, të paguarit e tij. Jo lakejtë e tij, të cilët mashtrojnë shqiptarët. Të cilët aplikojnë censurën më të paskrupullt ndaj qytetarëve të vendit në mbështetje të një regjim genocidal ndaj kombit. Të dashur miq, ashtu siç kishim paralajmëruar në mënyrën më të përsëritur manipulimin e tmerrshëm që Edi Rama dhe zyrtarë të papërgjegjshëm të tij po u bënin shifrave të regjistrimit të përgjithshëm të popullatës, ajo u faktua sot në mënyrën më të shëmtuar dhe më të plotë. Pas publikimit të shifrave, një publicist i njohur shqiptar shtroi pyetjen: mirë, po unë kur do mësoj të vërtetën se sa shqiptarë ka në Shqipëri? Të presim nga hakerat iranianë, thotë, se mos e nxjerrin atë të dhënë. Gjer këtu ka arritur puna me këtë njeri që nuk ka asnjë kod moral ndaj vendit dhe kombit të tij," tha Berisha.
sali berisha
Politike
28 June 2024, 19:44
I.A
TIRANË- Komisioni hetimor “Për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të zhvillojë mbledhje më datë 2 k...
Politike
28 June 2024, 19:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se fakti që narkoshteti u konfirmua është ...
Politike
28 June 2024, 18:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se misioni i demokratëve shpëton Shqipërinë. Gj...
Politike
28 June 2024, 17:02
I.A
Alfredo Mantovano
ITALI- Nënsekretari italian i Shtetit për Presidencën e Këshillit, Alfredo Mantovano, përmbylli vizitën n&e...
Politike
28 June 2024, 15:51
I.A
OMONIA
TIRANË- Rreth 5 muaj pas dënimit në Shkallën e Parë dhe pak ditë pas dënimit përfundimtar në Apelin e P...
Politike
28 June 2024, 14:58
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish sot dosjen Xibraka të bërë publike nga kreu i grupit të PD-s&...
Politike
28 June 2024, 14:56
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas marrjes në pyetje të Ol...
Politike
28 June 2024, 14:53
I.A
Ines Nurja
TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Statistikave në Partinë Demokratike, Ines Nurja u shpreh se INSTAT ka manipuluar t&eum...
Politike
28 June 2024, 14:16
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjat&eum...
Politike
28 June 2024, 14:19
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se i vetmi zhvillim i ri nga Prokuroria e Posaçme ë...