16 September 2025, 14:51
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në mbledhjen e grupit Parlamentar theksoi se dekretin për emërimin e Diellës dhe ndryshimin e rregullores së Parlamentit duhet ta dërgojnë urgjentisht në Gjykatën Kushtetuese. Kreydemokrati theksoi më tej se Kushtetuta dhe rregullorja në sintoni të plotë parashikojnë si rrugë të vetme të ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, afatin 1 javor, minimal.
"Unë mendoj se të dy aktet që bënë, aktin e pashembullt të presidentit të Republikës i cili dekreton ministër virtual, inekzistent duke fyer Kushtetutën, vendin dhe presidentin. Dhe e bën si një skllav i Edi Ramës, që është i implikuar gjer në palcë në vjedhjen dhe shpërdorimin e pronave të ushtrisë dhe detyrohet të firmosë çdo gjë që i çon Edi Rama. Akt i pashembullt. Imagjinoni ju, e bëri zhurmën, por zhurma po i kthehet në bumerang se, Edi Rama për të mbuluar se po krijon kabinetin e votës së rrëmbyer, të farsës elektorale, nxorri Diellën. Por Diella po i bëhet sterr dhe do i bëhet. Unë mendoj se, duhet ta nisim urgjentisht këtë dekret në Gjykatën Kushtetuese që të arkivohet në banesën e turpit të historisë.
Njerëz të papërgjegjshëm për detyrën që kanë, të aftë të firmosin gjithçka. Nuk ndodh, çfarë të thuash. Nuk besoj se ndonjë diktator tjetër të kishte këtë fuqi asgjësuese për kreun e shtetit. Sikundër ne duhet të dërgojmë menjëherë në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën dhe për pezullimin e vendimit të sotëm të miratimit të ndryshimeve të rregullores në të cilën janë shkelur parimet themelore të Kushtetutës, janë shkelur nenet e saj, germa dhe fryma e saj, është shkelur rregullorja e parlamentit.
Kushtetuta dhe rregullorja në sintoni të plotë parashikojnë si rrugë të vetme të ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, afatin 1 javor, minimal. Dhe këta e bënë në një afat 1 ditor. Përveç kësaj, Kushtetuta përcakton se asnjë nen, asnjë ligj me efekte financiare nuk mund të votohet pa u miratuar paraprakisht në Këshillin e Ministrave. Kalimi nga 8 në 11 komisione padiskutim që shton shpenzimet për taksëpaguesit shqiptar dhe është krejtësisht i panevojshëm kishte vetëm një qëllim, vetëm një qëllim që ti hiqej opozitës Komisioni i Integrimit. Integrimi është një proces kompleks, i gjerë, që përfshin të gjitha fushat dhe natyrisht këta janë vite drite larg plotësimit të kritereve në çdo fushë, dhe këtu ata nuk mund të kishin të ja linin opozitës të thoshte të vërtetat, qoftë Brukselit, qoftë komunitetit ndërkombëtar. Por ne do të bëjmë çdo gjë që, zëri ynë të dëgjohet," tha Berisha.
sali berisha
Politike
16 September 2025, 14:42
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur nga mbledhja e Grupit Parlamentar theksoi se PD do të faktojë n...
Politike
16 September 2025, 14:39
I.A
Sali Berisha
Tani të dashur miq, teza jonë e pandryshueshme është kjo; Shqipëria nuk plotëson në mënyrë absolu...
Politike
16 September 2025, 14:36
I.A
Vangjush Dako
TIRANË- Apeli i GJKKO ka rrëzuar ankimimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për ndryshimin e mas&...
Politike
16 September 2025, 14:29
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar theksoi se ndryshimet e komis...
Politike
16 September 2025, 13:52
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi mazhorancën se mandatet e saj kanë ardhur nga miliardat e krimit të invest...
Politike
16 September 2025, 13:47
I.A
Kuvendi
TIRANË- Maxhoranca ka miratuar e vetme ndryshimet nw rregulloren e Kuvendit. Nw seancwn e sotme pas diskutimeve dhe debateve është m...
Politike
16 September 2025, 13:45
I.A
Luciano Boci
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka akuzuar mazhorancën për shkelj...
Politike
16 September 2025, 13:43
I.A
Kuvendi
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur seancën plenare ditën e sotme. Teksa maxhoranca bëhej gat...
Politike
16 September 2025, 13:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën nuk ka fillim më armiqësor të parlame...
Politike
16 September 2025, 13:41
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Opozit&eu...