22 March 2025, 13:29
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u pyet nga komentuesit se cilët ishin politikanët që e kanë frymëzuar. Ai tha se janë shumë, ndërsa përmendi Çurçill, Ronald Regan, Gorbaçov dhe Donald Trump. Ky i fundit, Berisha tha se e ka frymëzuar kur guxoi të guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm. Lideri i opozitës theksoi se frymëzimin e merr nga ata që marrin vendime të guximshme.
"Pyetje interesante, sigurisht që ka politikanë që më kanë frymëzuar shumë. Këta politikanë që më kanë frymëzuar, më kanë frymëzuar me akte madhore të guximit. Më ka frymëzuar shumë Çërçilli kur thotë se nuk dorëzohemi kurrë por do luftojmë në tokë, në det, në ajër, në një kohë kur situata ishte dëshpëruese për Britaninë e Madhe. Më ka frymëzuar jashtë mase Ronald Regan kur deklaroi se çështja gjermane është çështje e lirisë së njerëzimit, zoti Gorbaçov rrëzojë këtë mur.
Më ka frymëzuar shumë Donald Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm, në kuptimin që janë ata që mbanin flamurin e censurës, që politizonin në mënyrë ekstreme drejtësinë, që ndërmerrnin shkatërrimet masive të simboleve të historisë së SHBA si në revolucionin kulturor kinez apo kundër kishave dhe xhamive në Shqipëri.
Pra, ata që më kanë frymëzuar më shumë kanë qenë njerëzit e vendimeve të guximshme. Më ka frymëzuar Martin Luter, që para konklavës që do ta hidhte në zjarrin e truve, u thotë gjykatësve se gjithçka kam thënë, e kam thënë me ndërgjegje të plotë dhe me bindjen time më ët plotë. Pra, frymëzuesit e mi më të mëdhenj janë guximtarët më të mëdhenj. Unë ndoshta e kuptova në këtë formë.", tha Berisha.
sali berisha
Politike
22 March 2025, 13:15
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet siciale theksoi ...
Politike
22 March 2025, 13:25
r.ll
sali berisha
TIRANË- Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha ftoi emigrantët për të votuar n...
Politike
22 March 2025, 13:12
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka thek...
Politike
22 March 2025, 13:06
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se do të bëjë gjithçka që m...
Politike
22 March 2025, 12:57
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale ...
Politike
22 March 2025, 11:54
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se programi i Shqipërisë Madhështore, mund të...
Politike
22 March 2025, 11:46
E. D
Hashim Thaçi
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, një ditë pasi vizitoi varrin e të atit në Sk&e...
Politike
22 March 2025, 11:36
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në konferencën "Fushata elektorale dhe ...
Politike
22 March 2025, 10:46
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha prej disa ditësh kanë vijuar ironitë me njëri-t...
Politike
22 March 2025, 10:57
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste...