LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, jo protesta

Gajtë fjalës së tij ai deklaroi se plazhet shqiptare janë më bosh se në vitet e mëparshme, nga Saranda në Shëngjin, ndërsa tha se zhvlerësimi i euros me rreth 32% ka rritur ndjeshëm kostot për turistët e huaj, duke i bërë akomodimin dhe shpenzimet në Shqipëri më të larta.

22 July 2026, 14:21 Nga G.M
Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, hodhi poshtë akuzat se protestat kanë ndikuar negativisht në sezonin turistik, duke ia atribuar rënien e turizmit forcimit të lekut dhe zhvlerësimit të euros, të cilën ai e cilësoi si 'narkoeuro'.

Gajtë fjalës së tij ai deklaroi se plazhet shqiptare janë më bosh se në vitet e mëparshme, nga Saranda në Shëngjin, ndërsa tha se zhvlerësimi i euros me rreth 32% ka rritur ndjeshëm kostot për turistët e huaj, duke i bërë akomodimin dhe shpenzimet në Shqipëri më të larta.

Sipas tij, qeveria po përpiqet t’ia faturojë protestës dështimin e sezonit turistik, ndërsa përgjegjësia reale lidhet me politikat ekonomike dhe kursin e këmbimit. Ai shtoi se Tirana renditet ndër qytetet më të shtrenjta në Evropë në raport me të ardhurat, duke kritikuar qeverinë për mënyrën se si e ka menaxhuar ekonominë.

Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë se ka dëmtuar eksportet dhe industrinë fason, ndërsa tha se qëndrimi ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka ndikuar negativisht edhe në fluksin e turistëve nga këto vende. Sipas Berishës, prenotimet e tyre drejt bregdetit shqiptar kanë pësuar rënie të ndjeshme këtë vit. Në përfundim, ai shprehu se protesta nuk ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë, por ka ngjallur simpati dhe mbështetje ndërkombëtare.

"Nga mëngjesi gjer në darkë, mediat e qeverisë akuzojnë protestën për turizmin dhe për fat të keq, gjejnë edhe ndonjë operator të mashtruar që mban ison e qeverisë. E vërteta është sot se si kurrë më parë, plazhet e vendit janë bosh, jo gjysmë bosh, por shumë më tepër se gjysmë bosh, nga Saranda në Shëngjin dhe më lart. Dhe faktori më shkatërrimtar për turizmin, më toksik, është narkoeuro, e cila ka rënë me 32 përqind. Imagjinoni ju turisti që e merrte dhomën me 100 euro, duhet ta paguajë dhomën me 130 euro. Turisti që merr një dhomë me qira diku për të gatuar vetë, e gjen 30 përqind më shtrenjtë dhe i gjen ushqimet më shtrenjtë se në vendin e tij.

Tirana, siç jeni ju vetë dëshmitarë, sipas statistikave më serioze të Eurostat, është qyteti i dytë më i shtrenjtë në në Evropë në raport me të ardhurat. Dhe duke dëshmuar pafundësisht një injorancë, para disa ditësh mburrej me narkoeuron, mburrej me forcimin e lekut. Dhe kjo është krenari. Sigurisht droga është krenaria e tij. Por më lejoni pak për qytetarët të jap të dhënat e monedhave të tjera të vendeve anëtare të BE, që nuk janë në sistemin e euros. Zlloti polak, i zhvlerësuar 13 përqind, sepse ka inflacion, normal. Lei rumun, 11 përqind. Bullgaria e ka me kurs fiks. Kurse forinta hungareze, 25-27 përqind zhvlerësimi. Pra, kjo që ndodh në Shqipëri, ndodh në Meksikë. Edhe atje, gjysma e kësaj, 17 përqind.

Pasi shkatërroi pasivisht eksportet, dhe u kujtohet u lutëm, u kujtohet kur deklaronte me cinizëm ekstrem, me papërgjegjshmëri absolute se le të ikin ato industri se janë të botës së tretë, në një kohë kur Shqipëria arriti në vendin e tetë në botë për prodhimin e këpucëve, dhe shumë prej tyre të cilësisë më të lartë. Arriti në prodhime shumë të rëndësishme në modën e lartë dhe në prodhime të tjera. Ato ikën, jo tha, ato nuk janë industri për ne, për ne është droga. Dhe tani për të gjitha këto, fajëson protestën për turizmin që i ka pothuajse bosh nga Saranda në Shëngjin. Shto këtu qëndrimin armiqësor të hapur ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Shpall non-grata deputetët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, përfaqësuesit e tyre. I ndalon në Qafë Thanë. Shpall qytetaren nga Prizreni non-grata pse vinte në protestë dhe fliste. Natyrisht të gjitha këto tek shqiptarët krijojnë neveri, krijojnë urrejtje për të. Dhe e vërteta është me sa po lexoj tani, udhëtimet, prenotimet e tyre drejt plazheve të Shqipërisë kanë një rënie dramatike këtë vit. Pra është vetë autori i shkatërrimit të turizmit. Protesta nuk ka asnjë lidhje, përkundrazi ka ngjallur simpati botërore, të themi të vërtetën. Ka ngjallur një simpati që Shqipëria nuk e ka pasur ndonjëherë kaq të madhe," tha Berisha.

sali berisha pd

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin