21 March 2025, 14:33
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur sot për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi ky i fundit me një vendim të firmosur nga qelia e paraburgimit në Durrës caktoi kryetare të komanduar të Bashkisë Tiranë, Sara Goxhajn.
Berisha tha se kryebashkiaku i Tiranë u shkarkua dje nga kryeministri dhe më pas ai tërhoqi shkresën e firmosur. Ai shtoi se këtu bëhet një lojë mafioze, psikologjike e paimagjinueshme. Kryedemokrati tha se emërimi i Anuela Ristani si kryetare e komanduar është antikushtetues.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Tani vijmë tek saltoja mortale e Erion Veliajt. Merrni vesh a është apo nuk është, kush e merr vesh? Vetëm në film Narcosi. Erion Veliaj ndalon edhe sekretarin e përgjithshëm me policë. Nga qelia e mbyllur urdhëron policinë. Se si mund të urdhërojë ai policinë bashkiake që mos e lejoni atë Halilin të mos futet në bashki bashkë me sekretarin e Përgjithshëm, atë e di Edi Rama ose Altin Dumani që janë në këtë skenar. Por marrim pak momentin tjetër. Pasi Veliaj vendos të shkarkojë Ristanin dhe emëroj Sara Goxhaj për firmën e tij, delegon firmën, ai bën një saltro mortale të papritur. Thotë se kjo ishte një keqkuptim dhe këtë e bëri nga një kërcënim alla mafioz i Edi Ramës që vendosi shkarkimin e Erion Veliajt. Dhe me tu marrë vesh shkarkimi i Erion Veliajt, Erion Veliaj sikur të ishte në zyrën e bashkisë së Tiranës dhe jo në Durrës. E kuptoni se çfarë kontrolli i tmerrshëm i bëhet atij njeriu. Si e mori vesh dhe ku e mori vesh ai që u shkarkua dje në ora 2 të ditës. Si e mori vesh me thoni ju mua.
Pra këtu bëhet një lojë mafioze, psikologjike e paimagjinueshme. Kush ja tha atij, që vendosi shkarkimin Edi Rama. Thojani shqiptarëve. Dhe Erion Veliaj merr kthesën e menjëhershme ku thotë ishte një keqkuptim se rikthehet, mbetet në fuqi emërimi i Ramës, antikushtetues i tij, për Anduela Ristanin, por nuk asnjë konfirmim nga këshilli bashkiak dhe Erion Veliaj. Defakto firma mbetet gjer tani, pavarësisht se ç’thotë nga statuset. Dhe ju e keni parë e morët vesh. Informatori dixhital raporton se statuset shkruhen nga Edi Rama dhe zyra e tij. Unë nuk marr përsipër të bëjë ekspertiza, por u them qytetarëve, cilido që e dyshon këtë dhe me të drejtë mund ta dyshojë, të marrë pak statuset e Erion Veliajt dhe disa shkrime që shkruante Rama me emrat e gazetarëve të ndryshëm, i shkruante kur atij i shpërthenin ujërat e zeza dhe nuk përmbahej me gojën e shthurur, shkruante çdo gjë identike me statuset e shkruara për Erion Veliajn.
sali berisha
Politike
21 March 2025, 14:24
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot ndër të tjera për raportin e kryeministrit Edi Rama dhe de...
Politike
21 March 2025, 14:19
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët u shpreh se interesi më i mir&eu...
Politike
21 March 2025, 14:16
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konfernecës me gazetarët theksoi rëndësinë ...
Politike
21 March 2025, 14:12
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur sot për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Vel...
Politike
21 March 2025, 14:06
B.Z
Ristani, Rama, Veliaj
TIRANË - Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka firmosur këtë të premte sh...
Politike
21 March 2025, 14:02
B.Z
Vjosa Osmani
KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me deklaratat e Serbinë mbi aleancën ushtarake Shqi...
Politike
21 March 2025, 13:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të PD për kultur&eu...
Politike
21 March 2025, 13:19
E. D
Sali Beirsha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të PD për kultur&e...
Politike
21 March 2025, 13:23
B.Z
KQZ
TIRANË - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shpërndajë për partitë politike një shumë monetare prej 1.3 ...
Politike
21 March 2025, 13:10
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në prezantimin e raportit të GRECO për luftën antikorrupsion. Rama ...