5 October 2024, 20:43
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha u shpreh se Ervin Salianji është sot në burg sepse guxoi të mbrojë interesin e qytetarëve, sepse sulmoi në zemër dy vëllazëritë më të rrezikshme të drogës, vëllazërinë Xhafaj dhe vëllazërinë Rama.
Ai shtoi se vëllazëria Rama dhe vëllazëria Xhafaj e festuan me shampanjë burgosjen e Ervin Salianjit. Sipas tij ata festuan me betim njëlloj si padrinot në shpellat e mafies se për tre muaj, të njëjtin fat do ketë edhe Gazment Bardhi. Berisha theksoi se Bardhi e riktheu në skenë Olsin e Xibrakës, këtë kriminel trafikant, të pangopur, të cilin Edi Rama e përdor për punët e tij më të pista.
Fjala e Berishës:
Qytetarë dhe qytetare, Ervin Salianji është sot në burg sepse guxoi të mbrojë interesin tuaj, sepse sulmoi në zemër dy vëllazëritë më të rrezikshme të drogës, vëllazërinë Xhafaj dhe vëllazërinë Rama. Qytetarë dhe qytetare, dua t’u informoj sonte se vëllazëria Rama dhe vëllazëria Xhafaj e festuan me shampanjë burgosjen e Ervin Salianjit. Por jo vetëm kaq, ua them ju këtu, e festuan me betim njëlloj si padrinot në shpellat e mafies se për tre muaj, të njëjtin fat do ketë edhe Gazment Bardhi. Sepse Gaz Bardhi, siç jeni ju në dijeni, e riktheu në skenë Olsin e Xibrakës, këtë kriminel trafikant, të pangopur, të cilin Edi Rama e përdor për punët e tij më të pista.
Edhe ne jemi sonte këtu, do jemi në ora 18:00 me datën 7 tetor me betim solemn, se vëllazërinë Xhafaj dhe vëllazërinë Rama dhe çdo vëllazëri tjetër, me forcën e ligjit, me gërshërët e ligjit do t’i çojmë atje ku e meritojnë. Ka vetëm një rrugë për ne, betejë, betejë dhe vetëm betejë. Cilido që mendon se krimi nuk duhet të vendosë për fatin e tij, se krimi nuk duhet të vendosë për vullnetin e tij, se krimi dhe droga nuk duhet të vendosin për të ardhmen e tij, duhet të bashkohet me ne ditën e hënë sepse në Shqipëri, krimi, droga, mafia janë vendimmarrësit absolutë kryesorë.
berisha salianji rama bardhi xhafaj
Politike
5 October 2024, 20:14
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve t&eu...
Politike
5 October 2024, 19:37
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të m...
Politike
5 October 2024, 17:37
N.F
Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD-së, njëherazi edhe drejtuesja e Komisionit Për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa, ka ngri...
Politike
5 October 2024, 14:25
r.ll
indrit hoxha
TIRANË- Sekretari për emigracionin në PD, Indrit Hoxha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi disa muaj...
Politike
5 October 2024, 13:49
r.ll
video e postuar nga sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar pak më herët në llogaritë e ...
Politike
5 October 2024, 13:30
r.ll
VLORË- Përmasat e ujit që vërshonte në rrugicat e Vlorës ditën e djeshme ishte e frikshme, njëjtë si dhe pasojat q&...
Politike
5 October 2024, 13:11
r.ll
edi rama
VLORË- Vlora është një nga qytetet më të prekura nga moti i keq dhe pushtoi dje vendin dhe reshjet intensive të...
Politike
5 October 2024, 12:02
r.ll
fatmir xhafaj, edi rama
TIRANË- Planet e qeverisë për të replikuar një proces në dukje të ngjashëm me reformën...
Politike
5 October 2024, 10:42
r.ll
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dhënë një dekl...
Politike
4 October 2024, 21:54
r.ll
flamur noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, thotë se pushtetin që ka sot kryeministri Edi Rama, nuk e k...