LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese një colpo di gracia për rendin kushtetues

Berisha ka reaguar sërish lidhur me vendimin e një dite më parë të Kuvendit të Shqipërisë, i cili i dha udhë arrestimit të tij nga SPAK, lidhur me dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë.

22 December 2023, 10:24 Nga A.B
Berisha: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese një colpo di gracia për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me vendimin e një dite më parë të Kuvendit të Shqipërisë, i cili i dha udhë arrestimit të tij nga SPAK, lidhur me dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë.

REAGIMI I PLOTË:

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të datës 20. 12. 2023 për të justifikuar hedhjen poshtë të kërkesës së 1/5 së deputetëve për shqyrtimin e marrjes me urdhër politik nga prokuroria dhe gjykata të kompetencave të Kuvendit që rrjedhin nga neni 73 pika 2 e kushtetutës në rastin e vendosjes së masave të sigurisë pa miratimin e kuvendit ndaj kryetarit të PD, deputetit Sali Berisha, shkruan se “Kushtetuta ka mirëpërcaktuar rastet kur grupeve të deputetëve u janë njohur të drejta si entitete dhe në këtë drejtim, 1/5 e deputetëve dhe Kuvendi janë subjekte kushtetuese të ndryshme, që nuk mund të barazohen me njëri tjetrin”.

Ky pretendim është një trillim i turpshëm dhe i pashembullt pasi sipas nenit 131 të Kushtetutës që përcakton subjektet që vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi dhe organet e tij drejtuese nuk janë subjekte që vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Kjo pra është një shpikje, një trillim primitiv dhe i turpshëm. Atentat i vërtetë ndaj Kushtetutës.

Me këtë skandal të paimagjinueshëm që ka bërë dje me urdhër politik Gjykata Kushtetuese ka përdhosur Kushtetutën, jurisprudencën e sotme të Gjykatës Kushtetuese, e deri tek vet Gjykatën dhe ligjin e saj organik. Ajo nga një mbrojtëse e kushtetuës është shndërruar në një seksion mjeran i Rilindjes së Edi Ramës.
Për të kuptuar më mirë këtë superskandal të individëve pa ligj dhe moral profesional duhet t’ju referohemi neneve të kushtetutës që kanë të bëjnë me këtë çështje.
Së pari është e domosdoshme të njihemi me,

Nenin 7 të Kushtetutës i cili sanksionon se:
“Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.”
Pra ky nen flet për pushtet ligjvënës, ekzekutiv, gjyqësor.
Siç shikoni neni nuk bën fjalë për pushtet të Kuvendit, të organeve të tij drejtuese, por vetëm pushtet ligjvënës.
Tani le të shohim se kush ka të drejtën kushtetuese të vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese domethënë t’i paraqesë ankesa për shqyrtim kësaj gjykate, Kuvendi apo 1/5 e deputetëve.
Sipas nenit 134, (Ndryshuar me ligjin nr. 76/2016, datë 22.7.2016),
1. Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të:
a) Presidentit të Republikës;
b) Kryeministrit;
c) jo më pak se një të pestës së deputetëve;
ç) Avokatit të Popullit;
d) Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit;
dh) çdo gjykatë, sipas nenit 145, pika 2, të kësaj Kushtetute;
e) çdo komisioneri të krijuar me ligj për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara nga Kushtetuta;
ë) Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
f) organeve të qeverisjes vendore;
g) organeve të bashkësive fetare;
gj) partive politike;
h) organizatave;
i) individëve.

2. Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët “d”, “dh”, “e”, “ë”, “f”, “g”, “gj”, “h” dhe
“i”, të paragrafit 1, të këtij neni, mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre.
Nga leximi i këtij neni del se kushtetuta në paragrafin 1 pika “c” ia ka dhënë këtë të drejtë jo më pak se 1/5 së deputetëve dhe në asnjë pikë apo gërmë të tij në mbi 100 fjalë të këtij nenit nuk ekziston fjala kuvend. Pra qartë Kushtetuta nuk ja ka dhënë këtë të drejtë Kuvendit të Shqipërisë i cili përbëhet nga deputetët, organet drejtuese dhe stafet i tij. Kushtetuta nuk i ka njohur të drejtën për vënien në lëvizje asnjërit prej organeve drejtuese të tij si të tilla dmth kryesisë, byrosë, komisioneve apo kryesisë së grupeve parlamentare ndonëse ajo i njeh këto organe si organe kushtetuese. Ajo nuk ja jep këtë të drejtë Kryatares/ Kryetarit të kuvendit ndonëse në hierarkinë shtetërore ai apo ajo është numëri dy i shtetit dhe sigurisht kurrë nuk mund ta harronte. Këtë të drejtë pra kryetari/ja e kuvendit e ka, por vetëm si një ligjvënëse dhe vetëm në rastse ai ose ajo firmosin si të barabartë së bashku me 1/5 e deputetëve të kuvendit. Për të kuptuar më mirë këtë përjashtim që i bën kushtetuta kuvendit në kuptimin e organeve drejtuese të tij le t’i referohemi përsëri Nenit 134 i cili thotë në pikën dh: “këtë të drejtë ja njeh çdo gjykate, sipas nenit 134 pika 2, të kësaj Kushtetute”. Po të rikthehemi tek neni 7 i Kushtetues aty flitet për pushtet ligjvënës dhe gjyqësore kurse në nenin 134 në pikën c nuk flitet për kuvend por për 1/5 e deputetëve ( ligjevensve) ndërsa në pikën ‘dh’ të këtij neni flitet për gjykatë si institucion dhe jo për pushtet gjyqësor.

Kushtetuta duke njohur të drejtën e 1/5 së deputetëve para se gjithash ka respektuar një parim universal atë të respektimit të të drejtës së pakicës natyrisht jo të çdo pakice por të asaj që grupon së paku 1/5 e deputetëve. Kjo natyrisht nuk përjashton që këta mund të jenë edhe më shumë madje mundet edhe të gjithë deputet.
Duke mohuar me vendimin e saj të drejtën, kushtetuese të pakushtezuar të pakicës dhe duke e transferuar këtë të drejtë de facto tek Kuvendi, Gjykata Kushtetuese ka përmbysur Kushtetutën, pluralizmin demokratik parlamentar, pra kryen një akt të rëndë puçist ndaj rendit kushtetues dhe është shndërruar në një vegël të vendosjes së rregjimit monist të Edi Ramës në Shqiperi.

Përveç kësaj Gjykata Kushtetuese në zbatim të urdhërit politik dhunon rëndë Kushtetutën, mashtron në amoralitet të plotë ligjor kur paraqet 1/5 e deputetëve si subjekt me të drejtë të kushtëzuar në paraqitjen e kërkesave ndaj saj. Ajo me këtë pohim skandaloz del qartazi kundër nenit 134 të kushtetutës dhe në vendimin e saj thotë të kundërten e asaj çka sanksionon Kushtetuta në nenin 134. Ky nen nuk ia ka lënë Gjykatës të caktoj se cilat janë subjektet që mund të venë në lëvizje Gjykatën me të drejtë të kushtëzuar domethënë që mund të vë në lëvizje atë për interesa të aktiviteteve të tyre dhe cilat subjekte kanë te drejte të pakushtëzuar dmth që nuk kanë kufizime të lidhura me interesa të aktivitetit të tyre, por mund t’a vënë në lëvizje për çështje me rëndësi shoqërore që ata vetë e vlerësojnë se duhet t’i parqesin në Gjykatën Kushtetuese. Për të dalluar këto subjekte Kushtetuta në paragrafin 2 të nenit 134 sanksionon se:

“Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët “d”, “dh”, “e”, “ë”, “f”, “g”, “gj”, “h” dhe “i”, të paragrafit 1, të këtij neni, mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre. Kurse subjekteve të tjera si Presidentit të Republikës, Kryeministrit, 1/5 së grupit të deputetve dhe Avokatit të Popullit Kushtetuta përjashton nga kushtëzimi i të drejtës kushtetuese të paraqitjes të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese ‘vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre. Këta subjekte kanë të drejtën kushtetuese të pa pakushtëzuar për t’ju drejtuar gjykatës. Kështu gjyktësit e Gjykatës Kushtetuese me vendimin e tyre kanë shkelmuar jo vetëm mbi kushtetutën, por edhe mbi të gjithë jurisprudencën e kësaj gjykate, mbi veten e tyre por edhe mbi vet vendimin e tyre që pranuan dy javë më parë në përputhje me nenin 134/1c kërkesën e grupit të 1/5 të deputetëve për protokollin midis qeverisë shqiptare dhe qeverisë Italiane për emigracionin. Ky standart i përdorur në vendimin e djeshëm nuk mund të quhet ndryshe veçse më së paku mashtrim, pafytyrësi ligjore me pasoja dramatike per vendin.

Por tani le të ndalemi në aktin tjeter puçist të vendimit të Gjykates Kushtetuese në të cilin thuhet: “Për rrjedhojë, kërkuesi, grupi i deputetëve, nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, pasi referuar mosmarrveshjes së pretenduar të kompetencave, ai nuk është subjekt në konflikt. Pra nuk rezulton t’i jetë marrë ndonjë komptencë, apo të jetë cënuar drejtpërdrejtë në ndonjë kompetencë. Grupi i 1/5 të deputetëve, pavarësisht se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton që ai është subjekti kushtetues për të cilin bën fjalë neni 73, pika 2 i Kushtetutës. Pra, ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e kuvendit.

E vërtata është krejt tjetër.

Por kush e vë në lëvizje gjykatën për këtë konflikt midis pushteteve. Sipas kushtetutës nenit 134/ç kjo e drejtë i njihet nga kushtetuta 1/5 se deputetve dhe jo kuvendit apo drejtueseve te tij. Sipas ketij vendimi meqenëse Gjykata i heq të drejtën 1/5 së deputetëve për t’u ankuar në Gjykatën Kushtetuese dhe sipas vetë Kushtetutës, Kuvendi nuk e ka këtë të drejtë të ankohet në Gjyktën Kushtetuese del se pushtetin ligjvënës domethënë të drejtat kushtetuese të deputeve mund t’i marrë kushdo dhe askush të mos mund të ankohet.
Sipas nenit 131 të kushtetutës pika ç, Gjykata Kushtetuese vendos për: mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore;

E njëjta gjë konfirmohet edhe në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese. Kështu, në nenin 54 të këtij ligji thuhet se: “Në mbështetje të nenit 131 pika ç të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese shqyrton mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore dhe kur mosmarrveshja ka lidhje të drejtë për drejtë me ushtrimin e veprimtarisë së tyre”
Ajo që shkruan gjykata se këto komptetenca i janë cënuar kuvendit dhe jo deputetëve kjo është një dhunë logjike dhe ligjore. Janë cënuar nga Prokuroria Speciale dhe Gjykata kompetencat kushtetuese të deputetëve për t’u shprehur dhe ushtruar pushtetin e tyre sipas procedurës që ka përcaktuar ligji për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të deputetit. Po në këtë linjë komisioni monist i mandateve për motive politike vendosi të legjitimojë një vendim të paligjshëm të motivuar politikisht gjykatës dhe prokurorisë speciale. Për më tepër, ky komision nuk shqyrtoi asnjë provë, fakt apo dokument, mbasi prokurorët në komision paraqitën vetëm vendimin e Gjykatës dhe prokuroria një dokument 6-7 faqesh, ndërkohë që në çdo rast tjetër para këtij rasti janë paraqitur qindra e madje mijëra faqe.

Si përfundim mund të themi se me vendimin e fundit të saj politik Gjykata Kushtetuese i dha një kolpo di gracia Rendit Kushtetues të vendit dhe firomosi vendosjen e monizmit të plotë të Edi Ramës në Shqipëri. Ajo mbylli vitin 2023 si një seksion juridik i Partisë Socialiste dhe faktoi në mënyrë përfundimtare se reforma në drejtësi e shndërroi këtë sistem në një degë të ekzekutivit të Edi Ramës.

sali berisha

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë