11 September 2023, 18:50
Nga I.A
Sali Berisha
KUKËS- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është fajtori për shpopullimin e vendit. Në fjalën e tij gjatë prezantimit të kandidatit Emri Vata në Kukës, Berisha theksoi se Rama po vjedh me çmime stratosferike shqiptarët.
Po ashtu Berisha shtoi se kur shqiptarët marrin gomonet, Edi Rama shkon për të parë film në kinema në Venecia dhe qarkullon me avionin e tij personal dhe shpenzon 23 mln euro. Po ashtu ka theksuar se shqiptarët nga nafta në Shpirag nuk do të marrin asgjë, nëse Rama do të jetë në qeveri.
"Çfarë ndodh me ne. Largime masive, çmime stratosferike, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Shndërrimi i pasurive tona në një mallkim të vërtetë. Çfarë ndodh me ne, kur bijtë tanë marrin gomonet, Edi Rama shkon për të parë film në kinema në Venecia. Kur bijtë tanë marrin gomonet, Edi Rama qarkullon me avionin e tij personal dhe shpenzon 23 mln euro. Po a janë këto më të këqijat. Jo. Ju jeni njerëz politik, këto janë shfaqje, negative. Çfarë ndodh me ne. Ne vidhemi si asnjë qytetar tjetër në botë. Ndërtohet rruga Korçë-Ersekë me dy korsi dhe e ngushtë. Ajo që duhej të kushtonte 4 mln segmenti, shkon 40 mln euro.
Unaza e Tiranës ka nisur në 2010. Nga 2013 e deri më sot copëtohet lot mbas loti vetëm për të vjedhur, me 24 mln euro kilometri, dy herë më shumë se tuneli i Kërrabës, apo 70% më shumë se tuneli i Kalimashit. Çfarë ndodh me ne. E dëgjoi që foli për Shpiragun. Sot falë asaj strategjie që ndërmorëm për ndërtimin e HEC-eve Shqipëria prodhon 2 terravat energji elektrike më shumë seç konsumon. Çfarë përfituat ju, çfarë përfituan shqiptarët, asgjë, përkundrazi, vetëm vjedhje dhe vetën vjedhje. Po Shpiragu ka naftë, por ato çmime të suksesit që bën të vazhdojë janë të vitit 2012. Ajo fushë nafte është miratuar në vitin 2012. Po çfarë do të shofin shqiptarët prej saj nëse do të jetë Edi Rama, atë që shohin, atë që fituan me 2 terravat orë e energji elektrike të prodhuar më shumë. Asgjë. Përsëri këto janë shfaqje," tha Berisha.
sali berisha emri vata
Politike
11 September 2023, 18:34
I.A
Sali Berisha
KUKËS- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme në...
Politike
11 September 2023, 16:46
I.A
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja Evis Kushi, e cila u shkarkua ditën e sotme nga Kuvendi ka deklaruar se ka qenë nderi i saj më i madh...
Politike
11 September 2023, 15:27
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË-Parlamaneti ka votuar ditën e sotme ndryshimet të propozuara pak ditë më parë nga kryeministri Edi Ra...
Politike
11 September 2023, 15:16
I.A
Lulzim Basha
TIRANË- Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka dërguar Lulëzim Bashën në mbledhjen e Këshillit të Ev...
Politike
11 September 2023, 15:11
r.ll
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka konfirmuar për gazetarët mbledhjen e përbas...
Politike
11 September 2023, 14:49
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Pas përfundimit të seancës plenare, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi se ndryshimet n&...
Politike
11 September 2023, 14:44
r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jashtë Kuvendit për të gjitha ndryshimet e miratuara so...
Politike
11 September 2023, 14:31
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas përfundimit të seancës së sotme plenare ku u miratuan ...
Politike
11 September 2023, 14:22
A.B
Kuvendi
TIRANË- Parlamaneti votoi sot ndryshimet të propozuara pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Shkarkimi i Olta X...
Politike
11 September 2023, 14:14
A.B
Votat
TIRANË- Maxhoranca votoi ditën e sotme shkarkimin dhe emërimin e Ministrave të rinj të qeverisë Rama.
Ministrja O...