LIVE UPDATES
Politike

"Binduni se nuk do ta luftoni korrupsionin me mua!" Lefter Koka dje në sallën e gjyqit: U gjeta në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar

Në një seancë maratonë, SPAK dhe përfaqësuesit ligjorë të të pandehurve për aferën e incineratorit të Elbasanit parashtruan para Gjykatës së Posaçme të Apelit pretendimet e tyre, duke kërkuar të dyja palët prishjen e vendimarrjes. SPAK kërkoi dënim edhe për veprën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa të pandehurit kërkuan pafajësi.

26 October 2024, 14:19 Nga M.B
"Binduni se nuk do ta luftoni korrupsionin me mua!" Lefter Koka dje
Lefter Koka dhe Edi Rama

TIRANA- Për 8 orë e gjysmë, trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit, kryesuar nga gjyqtarja Igerta Hysi dhe anëtarë gjyqtarët Saida Dollani dhe Engert Pëllumbi, dëgjoi të premten më 25 tetor, konkluzionet dhe kërkimet e palëve në procesin për aferën e incineratorit të Elbasanit.

Procesi pason atë të shkallës së parë, ku ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u dënua me 5 vjet e tetë muaj burg për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave më 5 tetor 202. Gjykata dënoi gjithashtu me nga 6 vjet e 8 muaj burg të akuzuarit si organizatorë të skemës korruptive, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ndërsa pronarja e Albtek Energy, Stela Gugallja u dënua me 4 vjet e 8 muaj burgim. Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako fitoi pafajësinë për këtë çështje. Vendimi u ankimua nga shumica e të pandehurve dhe nga SPAK.

Gjatë seancës të premten, kryesuesja e trupës vërejti një vendimarrje të ndërmjetme të mëparshme për pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK për përsëritje të pjesshme të gjykimit dhe u kërkoi përfaqësuesve të akuzës që të vijonin me paraqitjen e provave të reja.

Prokurorët Arben Kraja dhe Klodian Braho parashtruan qëndrimin e tyre lidhur me procedurën e ndjekur për vendimin e Këshillit të Bashkisë Elbasan, për shpalljen e situatës së emergjencës për mbetjet urbane. Sipas tyre, nga hetimi është provuar se një punonjëse e Ministrisë së Mjedisit ka hartuar vendimin e Këshillit të Bashkisë Elbasan për emergjencën. Ajo ia ka kaluar në email draftin e punuar Alqi Bllakos, ndërsa ky i fundit Mirel Mërtirit.

Kraja nënvizoi se këto shkëmbime email-esh provojnë se Bllako i ka bërë me dije Mërtirit përmbajtjen e vendimit të këshillit, si dhe vërtetojnë komunikimin mes tyre. Avokatët e të pandehurve kundërshtuan duke theksuar se këto rrethana nuk përbëjnë prova të reja, pasi janë trajtuar me detaje në shkallën e parë.

Prokurori Klodian Braho konstatoi se nga këqyrja e pajisjeve të gjetura gjatë kontrollit të banesës së Zotos, janë siguruar të dhëna që tregojnë se atij i është njoftuar më parë kontrata. Sipas Brahos, dy email-e nuk janë analizuar fare nga gjykata e shkallës së parë. Megjithëse këto veprime nuk u konsideruan si vepra penale prej organit të akuzës, u vërejt se ato provojnë njohjet dhe komunikimet mes Bllakos dhe të pandehurve si organizatorë të aferës.

Në vijim, prokurorët e SPAK parashtruan dhe ankimin dhe kërkimet e tyre për të pandehurit. Ata kundërshtuan vendimarrjen e shkallës së parë për rrëzimin e akuzës së shpërdorimit të detyrës për Kokën dhe Bllakon. Sipas prokurorëve, arsyetimi i shkallës së parë se shpërdorimi i detyrës nga ana e Kokës përthithet nga vepra penale e korrupsionit nuk qëndron, pasi paligjshmëritë janë kryer në kohë të ndryshme. Ata argumentuan se, edhe nëse procedurat për incineratorin e Elbasanit do të kishin qenë të rregullta, korrupsioni do të ekzistonte veçmas, e për rrjedhojë duhet konsideruar edhe shpërdorimi i detyrës.

Po ashtu, prokurorët theksuan se Bllako ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe detyrën e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

SPAK kundërshtoi edhe rrudhjen e vlerës së korrupsionit nga ana e gjykatës së shkallës së parë në 45 milionë lekë. Sipas prokurorëve, në mënyrë të gabuar gjykata nuk ka konsideruar të ardhura të përfituara nga disa shoqëri që kanë vepruar me fatura fiktive dhe që kanë lidhje me Kokën. Ata theksuan se provohet se krijimi këtyre shoqërive tregtare është pjesë e të njëjtit plan kriminal dhe janë krijuar me qëllim transferimin e vlerave monetare për llogari të Kokës, pasi lidhen me vetë atë, me familjarët dhe bizneset e tij.

Kraja dhe Braho sollën në vëmendje se në seancën paraprake të kalimit të çështjes për gjykim, nuk janë konstatuar probleme me akuzat e ngritura ndaj të pandehurve.  Në përfundim, ata kërkuan dënimin e Kokës dhe Bllakos për shpërdorim detyre dhe konfiskimin e pasurive, sipas kërkesës së paraqitur në gjykimin e shkallës së parë. Konkretisht, u kërkua dënimi i Kokës me 4 vjet për shpërdorim detyre dhe në total më 10 vjet, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar mbetet 6 vjet e 8 muaj. Edhe për Bllakon u kërkua dënimi me 4 vjet burgim për shpërdorim detyre, që me gjykimin e shkurtuar përfiton uljen e 1/3-ës, duke mbetur përfundimisht dënimi me 2 vjet e 6 muaj.

Ish-ministri Lefter Koka ishte vetë i pranishëm në sallën e gjyqit. Ai qëndroi për orë të tëra në kafazin e xhamit dhe paraqiti qëndrimin e tij, pas mbrojtes nga avokatët të cilët parashtruan me hollësi pretendimet dhe kërkimet e tyre.

Ata kundërshtuan si vendimin e shkallës së parë, ashtu dhe pretendimet e prokurorëve, duke këmbëngulur se Koka nuk e ka shpërdoruar detyrën, si dhe se nuk mund t’i atribuoheshin përfitime të parregullta lidhur me të ardhurat e një shoqërie në emër të vëllait të tij të ndjerë.  Duke i cilësuar pretendimet e prokurorëve si supozime, ata argumentuan se nuk provohen lidhjet shkak-pasojë. Ata vërejtën se, kur kontratat kanë qenë të ligjshme, nuk ka arsye që të jenë fiktive. Sipas avokatëve, prokuroria nuk arrin të provojë kalimin e shumave në favor të Kokës. Në vijim ata e cilësuan pozicionin e ministrit si një rol politik dhe jo teknik.

Faturat fiktive u konsideruan si pjesë e një skeme me TVSH që nuk mund të ngarkojnë të pandehurin me veprën penale të korrupsionit, pasi nuk kanë lidhje me atë. Po ashtu, u pretendua se nuk ka pastrim parash, pasi kur nuk ka korrupsion nuk ka para të paligjshme.

Përfaqësuesit e Kokës u shprehën se çështjet e incineratorëve të Fierit dhe Elbasanit duhej të ishin hetuar e gjykuar bashkarisht. Sipas avokatëve, Koka ka po dënohet dy herë për të njëjtën gjë dhe duhet të mbahet në konsideratë.

Ata kërkuan pafajësi, megjithatë i kërkuan gjykatës që në rast se nuk bindet për pafajësinë të uli dënimin duke u mbajtur në konsideratë mosha e të pandehurit, gjendja e tij shëndetësore, faktin se është dënuar dy herë dhe se ka kryer pjesën më të madhe të dënimit, si dhe uljen e vlerës së korrupsionit.

Po ashtu, në rast se deklarohet fajtor, u kërkua që shteti të mbajë të sekuestruar vetëm pjesën e vlerës së korrupsionit në Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe t’i kthehen të pandehurit aksionet e tjera.

Edhe ish-ministri Lefter Koka e cilësoi akuzën të manipuluar dhe theksoi se prokurori Arben Kraja lexoi kallëzimin e deputes Monika Kryemadhi, pa i hequr asnjë presje.

“Unë nuk jam peshku i madh. Peshkoni tek telefoni i Monika Kryemadhit, atje do dalë korrupsioni”, deklaroi Koka në seancë.

Në vijim ai pyeti se si ka mundësi që impjanti i mbetjeve në Vlorë i ndërtuar po nga Klodian Zoto, që ka kushtuar më shumë se projekti incineratorit të Elbasanit, nuk hetohet.

“Unë isha ideatori? Unë i shpika koncesionet? Binduni që nuk jam unë peshku i madh dhe nuk do ta luftoni korrupsionin me Lefter Kokën. Në një moment u gjeta në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar”, deklaroi Koka ndër të tjera.

Një prej avokatëve të ish-deputetit socialist, Alqi Bllako u largua nga seanca dhe tjetri kërkoi shtyrje, me pretendimin se i duhej ta kombinonte mbrojtjen me kolegun. Po ashtu, ai tha se Bllako ka shprehur vullnetin për të qenë i pranishëm, por për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale e kishte pasur të pamundur të vinte të premten.

Pasi u tërhoq, trupi gjykues e rrëzoi kërkesën për shtyrje dhe i kërkoi përfaqësuesit të Bllakos të vijonte me mbrojtjen. Më vonë atij ju bashkua edhe kolegu i tij dhe kërkuan pafajësi për të pandehurin Alqi Bllako.  Ata argumentuan se Bllako ka pasur vetëm funksione mbështetëse e këshilluese. Sipas tyre, Bllaku nuk mund të vendoset në përgjegjësi ligjore për veprimet e anëtarëve të komisionit apo të ministrit. “I pandehuri nuk ka pasur ndoikim tek koncesioni pasi ka luajtur vetëm rolin e koordinatorit”, thanë ata.

Sipas mbrojtësve të Bllakos, shpallja e emergjencës mjedisore ishte kryer nga ana e komitetit ndërkominstror dhe se i pandehuri nuk ka pasur asnjë ndikim aty.

Edhe avokatët e Mirel Mërtirit, Stela Gugallias, Klodian Zotos, Pëllumb Abeshit dhe shoqërive të marra të pandehura, kërkuan prishjen e vendimit dhe pafajësi për të përfaqësuarit prej tyre.

Në përfundim, trupi gjykues u tërhoq për vendim që u njoftua se do të shpallet më datë 8 nëntor, në orën 14:00./ BIRN

lefter koka

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin