LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Kosto të papërballueshme, Ministria e Shëndetësisë bëri një “vesh shurdh” për ankesat e spitaleve

Sipas dosjes hetimore, aktiviteti i kompanisë koncesionare, Sani Service u shkaktoi spitaleve publike kosto të shtuara të faturave të energjisë dhe të ujit, duke rënduar gjendjen financiare të tyre.

22 August 2023, 16:10 Nga m.s
BIRN: Kosto të papërballueshme, Ministria e
Ogerta Manastirliu dhe Ilir Beqaj

TIRANE- Më 24 gusht 2018, Spitali Rajonal i Durrësit i shkroi Ministrisë së Shëndetësisë dhe kërkoi ndihmën e saj për “zgjidhjen e problematikës” me koncesionarin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Shërbimi i koncesionarit në Durrës kishte filluar në mars 2018, por drejtuesit e spitalit nuk kishin pasur asnjë informacion lidhur me mënyrën e funksionimit të kësaj kontrate. Pas mbërritjes së kontratës dhe anekseve të saj me email në korrik, Spitali Rajonal i Durrësit kishte vërejtur se instrumentet e përdorura në mikrokirurgji nuk ishin pjesë e kësaj kontrate.

“Duke qenë se kompania në fjalë ka marrë të gjitha ambientet e përdorura më parë për proceset e sterilizimit dhe duke kërkuar heqjen e instrumenteve të përdorura në mikrokirurgji, në këtë repart ka vazhduar aktiviteti duke përdorur setet e mësipërme,” thuhet në shkresën e cituar në vendimin e gjykatës.

Spitali Rajonal i Durrësit informonte më tej se kishte vendosur që ta kryente vetë sterilizimin për pajisjet e mikrokirurgjisë, por druhej se ky veprim mund të sillte kontradikta me koncesionarin, ndaj kërkonte “ndërhyrjen e Autoritetit për zgjidhjen e problematikës”.

Spitali Rajonal i Durrësit nuk ishte i vetmi që pati probleme me zbatimin e kontratës koncesionare që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 76 milionë euro deri në fund të vitit 2022.

Të dhënat e siguruara nga vendimi i Gjykatës së Posaçme për kontratën PPP të sterilizimit tregojnë se mosllogaritja e saktë e numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale nga komisioni i dhënies së koncesionit ka sjellë tejkalimin e tavaneve buxhetore në favor të kompanisë koncesionare Sani Service, duke e vënë të gjithë sistemin shëndetësor nën presion.

Më 8 gusht 2018, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, u ka kërkuar spitaleve ku ofrohet shërbimi i koncesionit të ndiqen propozimet e dhëna në memo nga grupi i punës. Pesë ditë më vonë, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, FSDKSH i është drejtuar atij, duke e informuar se “financimi i kontatës koncesionare po bëhej i papërballueshëm”.

Ankesat për faturat e energjisë dhe ujit

Hetimet 3-vjeçare të prokuorëve Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi e mbyllën rrethin e të akuzuarve me ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe anëtarët e komisionit, por gjyqtari Erion Bani arsyetoi se ka indicia se ish-Ministri Ilir Beqaj paracktoi fituesit, nuk ndaloi konfliktin e interesit dhe bëri udhëtime me përfituesit e konçesionit, prej nga ngrihen dyshime dhe për veprën penale të korrupsionit.

Sipas dosjes hetimore, aktiviteti i kompanisë koncesionare, Sani Service u shkaktoi spitaleve publike kosto të shtuara të faturave të energjisë dhe të ujit, duke rënduar gjendjen financiare të tyre.

Këto kosto iu ngarkuan spitaleve publike gjatë procesit të negocimit të kontratës koncesionare, sipas gjykatës në shkelje të studimit të fizibilitetit dhe planit të biznesit të koncesionarit.

Përveç problemeve me instrumentet e mikrokirurgjisë, në spitalin rajonal të Durrësit ka pasur konflikte edhe për operimin e centralit të sterilizimit dhe faturat e energjisë dhe të ujit.

Spitali i Durrësit ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë se SaniService kryente aktivitetin e tij prodhues pa pagesë qiraje dhe pa paguar konsumin e energjisë elektrike dhe të ujit që shërbejnë për funksionimin e procesit produktiv të centralit të sterilizimit, në kundërshtim me projektin teknik të kontratës. Operatori koncesionar ka refuzuar gjithashtu një kërkesë të Spitalit Durrës për të instaluar matësit e energjisë elektrike dhe të ujit me qëllim monitorimin e konsumit që rridhte prej aktivitetit të tij.

Në këto kushte, Spitali i Durrës ka instaluar me shpenzimet e veta matësin, prej nga ka rezultuar se konsumi nga operatori ka qenë rreth 550 mijë lekë në muaj, vlerë që është cilësuar e pamundur për t'u përballuar.

Në janar 2019, Ministria e Shëndetësisë ka marrë një kërkesë edhe nga Spitali i Lushnjes për të likujduar kostot e shpenzimeve për energji elektrike dhe ujë që shpenzonte koncesionari.

“Me matës të veçantë, shpenzimet për ujë dhe energji elektrike faturohen në muaj me vlerë 600,000 lekë, ose në vlerë vjetore 7-8 milionë lekë me këtë konsum. Kërkohet ndërhyrje nga Autoriteti Kontraktor për dhënien e fondeve për këto shpenzime,” shkruante asokohe Spitali i Lushnjes.

Në përgjigjen për Spitalin e Lushnjes, Ministria e Shëndetësisë justifikohet se është e detyruar të zbatojë përcaktimet kontraktuale të parashikuara në kontratë.

“Kjo pikë do të negociohet me SaniService, por përsa kohë nuk ka përfunduar ky proces, do të vazhdojnë me të njëjtat kushte,” citohet përgjigja e Ministrisë në vendim.

Faturimi i energjisë dhe ujit në kurriz të spitaleve publike është vlerësuar si favorizim për kompaninë koncesionare dhe dëm ekonomik edhe gjatë një auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas raportit, ky problem nuk u amendua në kontratë pas negociatave të kryera nga Ministria e Shëndetësisë me kompaninë koncesionare, duke vazhduar në të njëjtën gjendje.

Kostot e sterilizimit

Në fund të vitit 2018, rritja e kostove të procesit të sterilizimit përtej parashikimeve buxhetore në kontratë ka shkaktuar dhimbje të shtuara koke për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Kjo i ka detyruar spitalet që të nxjerrin në punë autoklavat e vjetra për të mbajtur nën kontroll kostot, por kjo ka shkaktuar konflikte shtesë me kompaninë koncesionare.

Më 18 tetor 2018, spitali “Shefqet Ndroqi” iu drejtua Ministrisë së Shëndetësisë, ku i kujton se në takimet e kryera më parë për problemet e shfaqura pas mbërritjes së koncesionarit, është këmbëngulur për përdorimin e burimeve të brendshme të vetë strukturës për sterilizimin me atoklavë.

Gjithashtu, drejtuesit e spitalit “Shefqet Ndroqi” e kanë njoftuar Ministrinë se në takimet me SaniService, këta të fundit kanë pretenduar se përdorimi i autoklavës me avull për sterilizim të paketimeve të mjekimit me temperaturë të ulët ‘konsiderohet shkelje e kontratës së koncesionit”.

“Kërkohet konfirmim ose jo të sterilizimit të paketimit të mjekimit me autoklavë me avull të vetë institucionit,” shkruante spitali “Shefqet Ndroqi”.

Edhe kompania koncesionare është ankuar në Ministrinë e Shëndetësisë se disa prej spitaleve publike nuk e marrin shërbimin e seteve të personalizuara për disa prej ndërhyrjeve që konsiderohen si mikrokirurgji.

“Në disa spitale nuk rezulton përdorimi i rregullt i seteve kirurgjikale të vendosura në dispozicion sipas kontratës koncesionare. Kërkohet ndërhyrja e MSHMS për verifikimin e shkaqeve që sjellin mospërdorimin e setit të personalizuar,” citohet në vendim letra e kompanisë SaniService.

Edhe QSUT i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që të lejojë sterilizimin e seteve kirurgjikale që disponohen nga vetë shërbimet për t'u përdorur si paketime të mjekimit të plagëve për pacientët që paraqiten në urgjencë.

Por, ministria i ka kthyer përgjigje duke thekusar se shërbimi i sterilizimit të seteve kirurgjikale është një nga shërbimet që ofron koncesionari SaniService.

Gjykata thekson se kërkesat e spitaleve për përdorimin e seteve të vjetra me qëllim përballimin e numrit në rritje të ndërhyrjeve kirurgjikale, nuk kanë marrë një pëgjigje të saktë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila u ka kërkuar vetëm që të mos kalohet numri i ndërhyrjeve dhe buxheti.

“Nuk janë marrë masat nga Autoriteti Kontraktor për zgjidhjen e problematikave dhe në shumicën e rasteve, janë lënë pa përgjigje kërkesat e spitaleve…,” thuhet në vendimin e Gjykatës.

Kërkesat e spitaleve nuk janë reflektuar gjithashtu në negociatat e Ministrisë së Shëndetësisë me kompaninë koncesionare dhe sipas vendimit të gjykatës, nuk kanë qenë pjesë e amendimit të kontratës. /Burimi i lajmit BIRN 

ilir beqaj ministria e shendetesise

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...