27 July 2023, 16:17
Nga k.m.
Edi Rama
Në një mbledhje kryesie me dyer të mbyllura të mërkurën, kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shkarkoi të gjithë sekretariatin e partisë, përfshirë edhe sekretarin e Përgjithshëm, Damian Gjiknuri. Shmangia e Gjiknurit nga detyra e dytë më e lartë e Partisë Socialiste vjen vetëm pak ditë pasi emri i tij u përmend në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili iu shmang përballjes me drejtësinë pas akuzave për korrupsion dhe pastrim parash.
Sipas dosjes së SPAK, Gjiknuri dyshohet se përfitoi në dy raste pagesa hotelesh nga biznesmeni i koncesioneve të inceneratorëve, Klodian Zoto, në kohën që mbante detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjiknuri mohoi të ketë fjetur në hotelin e paguar nga Zoto dhe pretendoi se shpenzimet e tij ishin mbuluar nga ministria. Në vend të Gjiknurit, asambleja votoi propozimin e Ramës për Blendi Klosin, një ish-ministër i Mjedisit në vitet 2017- 2021.
“Jam komanduar deri në zgjedhjet që do të bëhen në Kongresin e shtatorit,” konfirmoi Klosi në një komunikim telefonik me BIRN, në mungesë të një njoftimi apo komunikimi zyrtar për mediat pas mbledhjes së Asamblesë.
Në po të njëjtën mbledhje, Rama propozoi zgjedhjen e kryetarit të ri të Grupit Parlamentar duke ia besuar këtë detyrë Blendi Çuçit, ish-ministri i Brendshëm. Rama e shkarkoi Çuçin pak javë më parë pas skandalit në Fushë-Krujë, ku të afërmit e deputetit Rrahman Rrahja ushtruan dhunë mbi qytetarët, të cilët policia e këtij qyteti kishte dështuar t'i merrte në mbrojtje. Por për ekspertët e politikës, këto lëvizje të Ramës prodhojnë më shumë konsum publik se sa tregojnë një reflektim të vërtetë të tij për t'u përballur me skandalet e njëpasnjëshme dhe përfshirjen e shumë zyrtarëve qendrorë dhe vendorë në akte korruptive. Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, i tha BIRN se ndryshimet në mbledhjen e fundit të kryesisë së Partisë Socialiste janë veçse një riciklim emrash, që nuk e ndryshojnë imazhin e qeverisjes.
“Reflektimi do të duhej të bëhej në dy aspekte, për t'u distancuar nga çdo individ i korruptuar dhe për të krijuar mekanizma parandalues ndaj rasteve të tilla,”-tha Krasniqi, duke shtuar se “kjo nuk ndodhi”.
“U bë kohë që PS nuk arrin të ndryshojë vetveten, dhe kjo vjen për shkak të konsumimit të madh të pushtetit, përfshirjes së një numri madh të saj në raste korruptive dhe sistemin domino, ku çdo skandal, siç ishte ai inceneratorëve, prek ministra, kryetarë bashkie dhe deputetë, pra tre nivelet kryesore të drejtimit të kësaj partie,”- shtoi ai.
Edhe për Edlira Gjonin, eksperte e komunikimit, lëvizjet e fundit të Ramës janë një “katharsis teatral” dhe nuk tregojnë ndryshim të vërtetë dhe përballje të vërtetë të tij dhe të Partisë Socialiste me skandalet korruptive të njëpasnjëshme.
“Shqetësimi është se vala e shkelësve të majtë nuk shkakton asnjë ndryshim sjellje në ata që ende qëndrojnë në këmbë në qeverisje. Përkundrazi: sillen edhe më arrogantë,” tha Gjoni.
Shkarkimi nga funksionet partiake i Gjiknurit, sipas Gjonit, nuk mjafton për të patur një reflektim të vërtetë para publikut për ‘korrupsionin që ka hedhur rrënjë në qeveri'. Distancimin e Ramës nga bashkëpunëtorët e tij që janë nën akuzë për korrupsion, Gjoni e sheh vetëm si një komunikim publik për të fituar pikë si “luftues i korrupsionit”, por pas fasadës, shton ajo, “është e pamundur të besosh se ai nuk ka pasur dijeni për mëkatet e tyre”.
Për Krasniqin, Partia Socialistë është në një moment të konsumit të madh të pushtetit dhe se i duhet të ndryshojë jo vetëm ekipin drejtues, por dhe qasjen ndaj publikut, “për t'u treguar më transparente dhe llogaridhënëse”. Në këtë kontekst, ai i sheh lëvizjet e Ramës më shumë si përpjekje për të mbushur hapësirën publike nëpërmjet axhendës së tij, sesa realisht si akte debati për reformat për të cilat PS është votuar./BIRN
edi rama
Politike
27 July 2023, 15:23
Indrit Sefa
TIRANË- Demokratët do të zgjedhin kryetarin më 29 korrik. Me anë të një reagimi për mediat, sekretari ...
Politike
27 July 2023, 14:56
Partia Demokratike
TIRANË- Pasi Komisioni i Apelimit në PD shpalli të pavlefshëm Këshillin Kombëtar që Gazment Bar...
Politike
27 July 2023, 13:49
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me raportin vjetor të Departamentit Ame...
Politike
27 July 2023, 13:13
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë lëvizjen e radhës pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, ...
Politike
27 July 2023, 12:55
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ka dëshmitar në lidhje me hotelet e Da...
Politike
27 July 2023, 12:50
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar edhe aksionin e fundit të SPAK ku është arrestuar biznesmeni Pëllumb ...
Politike
27 July 2023, 12:51
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me përkeqësimin e klimës së inves...
Politike
27 July 2023, 12:40
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha doli sot në një konferencë për mediat, ku foli në lidhje me ndryshimet më...
Politike
27 July 2023, 12:44
Sali Berisha
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli në një konferencë për media për shkarkimin e Da...
Politike
27 July 2023, 12:21
Isuf Çela me anëtarë të PD
TIRANË- Isuf Çela, i cili është drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Kuk&...