Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë fjalës në Kuvend, Blushi e cilësoi reformën si një vendim që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe komuniteteve.
TIRANË- Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka kundërshtuar ashpër Reformën e re Territoriale, duke akuzuar mazhorancën se ndryshimet synojnë shpopullimin dhe grabitjen e pasurive publike. Gjatë fjalës në Kuvend, Blushi e cilësoi reformën si një vendim që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe komuniteteve.
Blushi pretendoi se pas shkrirjes së 15 bashkive fshihen interesa ekonomike, duke përmendur pasuritë natyrore në Klos, Memaliaj, Fushë-Arrëz, Patos dhe zona të tjera. Ai u bëri thirrje deputetëve të reflektojnë përpara votimit, duke deklaruar se çdo votë do të mbahet shënim dhe do të gjykohet nga qytetarët dhe historia.
Tedi Blushi: Të nderuar qytetarë që po na ndiqni! Avni Rustemi e përmblidhte veprën e zezë të Esat Pashës me vetëm tri fjalë: Përçarje. Shitje. Tradhti. Njëqind e gjashtë vjet më vonë, me këto tri fjalë përmblidhet në mënyrë identike edhe vepra e zezë e Edi Ramës. Përçarje. Shitje. Tradhti. Këto tri fjalë janë edhe thelbi i programit qeverisës. Dhe Esat Pasha i gjallë ka vendosur sot të hakmerret për Esat Pashën e vdekur, duke e vijuar programin e shkombëtarizimit, të shpopullimit dhe të shitjes, së plaçkitjes së Shqipërisë, duke e nisur pikërisht nga Libohova, nga vendlindja e Avni Rustemit.
Edi Rama gjithashtu, është padyshim Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia pas Nikola Pashiqit, siç me të drejtë do të konstatonte edhe gazetari i mirënjohur gjerman Martnes. Por krahasuar për nga dëmet, për nga tradhtia që po i bën shqiptarëve ky kancer i kombit, është edhe më i zi. Historia ka një zakon të keq, të rikthejë gabimet kur populli harron dhe nuk nxjerr mësimet e duhura nga e kaluara. Dhe sot, para se çdo deputet i këtij Parlamenti të marrë peng nga mafia, nga krimi, nga tradhtia, nga pabesia, para se të votojë për projektin e shpopullimit dhe të shkombëtarizimit të Shqipërisë, nuk duhet të harrojë se nuk do të miratojë vetëm ndryshimin e disa vijave në hartën administrative-territoriale të Shqipërisë.
Nuk do të ndryshohen thjesht disa kufij administrativë. Sot është një ditë e zezë për këtë Kuvend, për Shqipërinë, sepse ky Kuvend, pa asnjë mandat popullor, ka vendosur të ndryshojë jetët e qindra mijëra shqiptarëve! Sepse qëllimi i vetëm i Edi Ramës, nëpërmjet këtij akti kriminal, diktatorial, është të shpopullojë dhe të grabisë pronat, pasuritë publike dhe çdo pëllëmbë toke të Republikës së Shqipërisë. Çdo deputet i këtij Kuvendi duhet ta dijë se pas çdo vije në hartë që Edi Rama kërkon të zhdukë sot ka familje, ka të rinj, ka të moshuar, ka shtëpi, ka biznese, ka komunitete, ka histori, identitete, kulturë dhe trashëgimi.
Aty janë varret e të parëve, aty ka lindur dhe e ardhmja e komuniteteve.
Një bashibozuk tha nga kjo foltore se sot do të votohet kryeakti i këtij Kuvendi.
Në fakt, ky Parlament do të votojë sot kryekrimin më të rëndë që ka miratuar ndonjëherë. Shpopullim, shkombëtarizim nën pretekstin e gjoja një reforme administrative, e cila po imponohet me dhunë, me gjak, me shkopinj gome, me gaz, me arrestime që ende po vijojnë. Po përse Edi Rama ka vendosur t’i shkrijë këto 15 bashki? Sepse në Klos do të grabisë kromin.
Sepse në Memaliaj do të grabisë qymyrgurin. Do të ndërtojë resorte në Vjosë.
Sepse Maliqi është hambari i Shqipërisë. Se sigurisht do të grabisë pyjet e pafundme të Fushë-Arrëzit. Do të grabisë Spillenë dhe sigurisht do të grabisë edhe naftën në Patos. Pra, kudo do vetëm shpopullim, vjedhje, grabitje.
Kur bashkon territore pa pyetur njerëzit që jetojnë aty, nuk ke bërë thjesht një riorganizim administrativ. Ke marrë një vendim për të ndryshuar jetën e njerëzve pa miratimin e tyre. Dhe këtu qëndron thelbi i problemit. Ky vendim diktatorial, kriminal duhet refuzuar sot me çdo çmim, sepse në fakt secili prej jush duhet ta dijë se sot historia do të gjykojë gjithsecilin prej nesh, do të mbajë shënim çdo votë, çdo fjalë apo çdo heshtje.
Ndaj secili prej nesh sot ka përgjegjësinë e lartë qytetare, politike dhe patriotike të vendosë nëse nesër do të gdhihet si një Esat Pashë i vogël apo do të gdhihet si një Avni Rustem. Sot nuk po thelloni një Reformë Administrative, sot po thelloni varrin politik që po i hapni vetes secili prej jush. Edi Rama nuk ka për t’ju shpëtuar nesër, ndaj thirrini mendjes. Mendoni si shqiptarë para se të votoni si Rilindas. Mendoni si shqiptarë para se të votoni si kartona të shurdhër, të verbër, pa identitet. Turpi do t’ju mbulojë, por mbi të gjitha shqiptarët nuk do jua falin, historia nuk do jua falë dhe shqiptarët kanë ditur që në një moment t’i japin përgjigje tradhtisë.
Thirrini mendjes, tradhtia paguhet, tradhtia shpaguhet! Askush prej jush nuk ka fuqinë t’i shpëtojë ndëshkimit të shqiptarëve, që në revoltë janë ngritur sot për të mbrojtur vatrat e tyre, familjet e tyre, varret e paraardhësve të tyre. Nuk mund të shuhet Libohova, sepse Avni Rustemi do të jetojë gjatë, sa kohë të jetojnë shqiptarë, qoftë edhe një në këtë tokë dhe Avni Rustemi i vetëm bëri histori. Ruani nga hakmarrja e shqiptarëve. Ajo një ditë do të trokasë në derën e secilit prej jush./Dosja.al
Pamje nga takimi TIRANË- Komisioneri i Bashkimit Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumato...
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka kundërshtuar reformën territoriale dhe e ka cilësuar ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, kundërshtoi në Kuvend Reformën Territoriale, duke akuzuar mazhorancë...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar në Kuvend Reformën e re Territoriale të pro...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kritikuar Reformën e re Territoriale të propozuar nga ...
Arbjan Mazniku TIRANË- Debati për reformën territoriale ka sjellë përplasje edhe brenda Partisë Socialiste, teksa deputeti Er...
Foto ilustruse Një hetim i ri i hapur nga prokurori i SPAK, Olsi Dado, duket se ka vënë nën ndjekje penale për “Pastrim t&eu...
sali berisha TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së kreut të demokratëve Sali Berisha, për ...
pamje TIRANË- Partia Demokratike ka vlerësuar pozitivisht protestën e zhvilluar ditën e sotme jashtë ambienteve të Kuvendit, ...
Pamje TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në Kuvend, ku ndërsa deputeti socialist Erion Bra...