4 January 2024, 13:52
Nga N.F
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme para mediave ka folur edhe në lidhje me situatën pas lënies në arrest shtëpie të kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Sipas Boçit, Berisha vazhdon të jetë kryetar i PD-së. Ai më tej shtoi se njëkohësisht duhet një angazhim më i madh i pjesës drejtuese të PD-së.
"Sigurisht angazhimi ynë në takimin me strukturat është pjesë e detyrimit për rolin organizativ. Takimet tona kanë qenë të suksesshme. Këtë sukses e kemi parë në angazhimin e strukturave për riorganizimin e partisë. Sot ky tur është akoma më i domosdoshëm. Madje kemi një koncept të ri organizimi. Do organizohemi në katër grupe dhe do shpërndahemi në të gjithë Shqipërinë për të takuar demokratët dhe për t’i angazhuar në të gjithë aksionin politik që ka axhendë të qartë dhe qëllime të mirëpërcaktuara.
Sali Berisha vazhdon të jetë kryetar i PD. Dhe po i referohem një thënie të tij, se edhe në Hënë po të jem, do vazhdoj të drejtoj PD-në. Marrja e mesazheve nga ai për ne është e qartë, por njëkohësisht duhet një angazhim më i madh i pjesës drejtuese të PD. Duke nisur nga ne, që jemi niveli i parë dhe duke vazhduar me kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Secili na ne duhet bërë pak Berishë, të punojë me intensitet të lartë dhe të ketë rezultate të mira në organizim. Sot do mblidhemi dhe të konkludojmë edhe datat përkatëse të axhendës së takimeve të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar për t’iu referuar atyre situatën politike dhe për të kaluar në vendimmarrje të rëndësishme për aksionet dhe situatën," u shpreh Boçi gjatë konferencës.
luçiano boçi pd sali berisha
Politike
4 January 2024, 13:19
N.F
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në konferencën e mbajtur dit&...
Politike
4 January 2024, 13:22
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se vazhdon të mendoj se “Partizani" është ra...
Politike
4 January 2024, 12:56
N.F
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka zhvilluar ditën e sotme konferencën e p...
Politike
4 January 2024, 13:07
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se Prkuroria duhet që t'i shkojë deri në fund hetimit p...
Politike
4 January 2024, 12:24
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se 11 mjete të reja zjarrfikësish do t'i shtohen repartit t&...
Politike
4 January 2024, 11:37
I.A
Arjan Ndoja dhe Ramazan Rraja
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ankimin e Ramazan Rrajën, për vendimin e GJKKO-së...
Politike
4 January 2024, 11:14
I.A
Rama dhe Tavo
TIRANË- Vangjel Tavo ka hedhur poshtë pretendimet e mediave greke, se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar që të ...
Politike
4 January 2024, 10:33
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka ankimuar në Apelin e Posaçëm sekuestri...
Politike
3 January 2024, 18:01
a.l
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë nga dritarja e banes&e...
Politike
3 January 2024, 17:59
a.l
Sali Berisha
TIRANË- Me një fjalim të mbajtur nga dritarja e shtëpisë së tij, kreu i opozitës, Sali Berisha theu sot urd...