LIVE UPDATES
Politike

Boçi: PD i thotë Ramës se me këto akte vetëm sa afron fundin tënd! Berisha dhe kjo parti nuk mposhten

Në deklaratë Boçi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ishte urdhëruesi i gjithë këtij vendimi, i cili sipas tij dhunon Kushtetutën, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe rendisin Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s krahas diktaturave si ajo e Rusisë, Bjellorusisë, Ugandës, Venezuelës, etj.  Në deklaratë akuzohet kryeministri Edi Rama se ishte urdhëruesi i gjithë këtij vendimi, i cili sipas tij dhunon Kushtetutën, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe rendisin Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s krahas diktaturave si ajo e Rusisë, Bjellorusisë, Ugandës, Venezuelës, etj. 

30 December 2023, 15:04 Nga r.ll
Boçi: PD i thotë Ramës se me këto akte vetëm sa afron
luciano boci

TIRANË- Nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi, lexoi deklaratë zyrtare të Partisë Demokratike, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të pranuar kërkesën e SPAK, për të vendosur liderin e opozitës, Sali Berisha në arrest shtëpiak.

Në deklaratë akuzohet kryeministri Edi Rama se ishte urdhëruesi i gjithë këtij vendimi, i cili sipas tij dhunon Kushtetutën, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe rendisin Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s krahas diktaturave si ajo e Rusisë, Bjellorusisë, Ugandës, Venezuelës, etj. 

DEKLARATA: 

Sot Edi Rama, bastardi direkt i xhelatëve Kristaq Rama dhe Spiro Koleka, i shërbyer nga ish-xhelati, oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës, Arben Kraja, prokurorja Millonai, e denoncuar dhjetëra herë për lidhjet me krimin dhe dhunimin e të drejtave të njeriut, së bashku me gjykatësen Gjoka, të shkarkuar si e papërshtatshme nga detyra me 2 shkurt 1996, vendosën pa asnjë provë, fakt apo dokument por të bazuar fund e krye në falsitet masa kufizuese tipike për narkodiktaturat.

Kështu, sot Edi Rama në një akt urrejtje të papërmbajtur politike, urdhëroi mercenarët e vet në prokurori dhe gjykatë, Arben Kraja, ish-xhelat, oficeri i policisë sekrete i regjimit komunist dhe Enkeleda Millonai, prokurorja e SPAK me lidhje të ngushta me krimin, dhe gjykatësen Gjoka, e shkarkuar nga detyra nga Sali Berisha në vitin 1996, që të vendosin kryetarin e PD-së Sali Berisha në arrest shtëpie, me mbikëqyrje policore dhe ndalim të plotë komunikimi.

Me këto akte, Edi Rama dhe mercenarët e tij dhunojnë Kushtetutën, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe rendisin Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s krahas diktaturave si ajo e Rusisë, Bjellorusisë, Ugandës, Venezuelës, etj.

Me këto masa mafioze dhe staliniste, kreu i narkoshtetit shqiptar, Edi Rama mendon se do realizojë ëndrrën makabër të një Shqipërie pa opozitë të paraardhësve të tij, babait të tij biologjik xhelat, që urdhëronte varjen në litar në gusht të vitit 1988 të poetit Havzi Nela dhe dajës famëzi, Spiro Koleka, që kërkonte të fuste tanket kundër studentëve që në vitin ‘90.

Me këto masa që shpalli sot Edi Rama ndaj Sali Berishës, që tejkalojnë në rrafshin e komunikimit edhe ato që Putini ka vendosur ndaj Navalnit, Edi Rama dhe mercenarët e tij dëshmojnë se ata i ka kapur tmerri nga humbja e kontrollit mbi opozitën dhe motoja e saj: O sot, o kurrë, në betejë pa kthim për përmbysjen e narkoregjimit të parë dhe të vetëm në Europë.

Partia Demokratike denoncon me ashpërsinë më të madhe këto akte antikushtetuese të Edi Ramës dhe deklaron se me asnjë masë, me asnjë vendim, Sali Berisha dhe kjo parti nuk mund të mposhten, por do vazhdojnë betejën e tyre pa kthim kundër diktaturës së Edi Ramës, që ka shndërruar aleancën me krimin në forcën kryesore shtypëse dhe vendimmarrëse në Shqipëri.

Partia Demokratike i thotë Edi Ramës se me këto akte vetëm sa afron fundin tënd të merituar. Ajo ka denoncuar dhe do të denoncojë të gjitha vjedhjet monstruoze që iu bën shqiptarëve me qeverinë si organizatë kriminale, por edhe me familjen tënde të ngushtë mafioze, ne bashkëpunimin tënd si grup i strukturuar kriminal me Pëllumb Gjokat, Hysët e Sinaloas së Meksikës, apo McGonigalin, Nezën dhe Duçkën tënd. Partia Demokratike nuk do të falë kurrë rrëmbimin e votës së lirë të shqiptarëve, mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës dhe vendosjen në arrest të liderit të saj, Sali Berisha.

Partia Demokratike iu bën thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të saj, por edhe mbarë shqiptarëve të vazhdojmë: O sot, o kurrë betejën tonë pa kthim për rivendosjen e pluralizmit politik dhe ndëshkimin e merituar të Edi Ramës, armikut më të egër të qenies, identitetit, dinjitetit dhe lirive të shqiptarëve.

luçiano boçi pd

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin