Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Takimi inaugurues i Bordit të Paqes/ Del FOTOJA FAMILJARE me liderët, të pranishëm Rama dhe Osmani
Mes 26 liderëve, është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili do të firmosë pjesëmarrjen në këtë bord.
19 February 2026, 15:11Nga E.d
Foto ilustruse
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbledhur ditën e sotme liderët e vendeve, që kanë pranuar për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes. Mes 26 liderëve, është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili do të firmosë pjesëmarrjen në këtë bord.
Ndër vendet që marrin pjesë në këtë bord janë, Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bahrein, Bjellorusia, Bullgaria, Kamboxhia, Egjipti, El Salvador, Hungaria, Indonezia, Jordani, Kazakistan, Kuvajt, Kosova, Maroku, Mongolia, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani, Vietnami dhe Argjentina./Dosja.al